Fidel Ylli: Bastet në Shqipëri si kërpudhat, mund të veprohej si në Greqi, synojmë 10 milionë euro buxhet për sportin

12 Janar 2021, 18:26Sport TEMA

Fidel Ylli ka folur për bastet sportive në vendin tonë të cilat janë mbyllur prej vitesh. Deputeti i Partisë Socialiste tregoi një plan që duhet të kishte për to duke marrë shembull shtetin grek.

Gjithashtu ai preku shkurtimisht edhe buxhetin që ka qeveria për sportin duke zbuluar se synimi është një shifër prej 10 milionë eurosh në vit. Në fjalën e tij për Sporti Time, Fidel Ylli u shpreh:

“Problemi i basteve ka qenë i madh në vendin tonë. Kishte gjithandej. Besoj se duhet të kishte një program ku ai mund të thoshte 2 në Laprakë, 3 në Kombinat e 4 në Kombinat. Nuk mund të hapësh pika bastesh ashtu si ishin këtu, si kërpudhat. Në një lagje kishte 50 pika bastesh.

Vërtetë përmendim botën, por andej i kontrollon shteti, është shteti regulator i tyre. Këtu kishin mbirë. Për mua është vepruar drejtë që janë mbyllur. Nuk mund dhe nuk duhet të hapë çdokush një pikë bastesh. Për shembull në Greqi duhet një licencë për të hapur pikën e basteve. Kështu e hapte çdokush.

Buxheti për Sportin? Kam folur dhe kryeministri më ka premtuar që viti pas viti ta rrisim me nga 1 milionë euro buxhetin. Synojmë të arrijmë deri në 10 milionë euro në vit, por do të shohim. E kam folur dhe do të punojmë fort për të shkuar deri në këtë shifër”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje