Militanti i Berishës dhe kandidat për KOKSH-in: Banda e “Rilindjes” kërkon të na marrë drejtimin

12 Janar 2021, 19:11Sport TEMA

Martin Biba, ish-presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, dhe një militant i Sali Berishës dhe PD-së, i cili është edhe një prej kandidatëve për drejtimin e Komitetit Olimpik, ka reaguar për kaosin që ka përfshirë KOKSH-in.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, militant i Sali Berishës Martin Biba denoncon mënyrën e zhvillimit të asamblesë së jashtëzakonshme të 10 janarit, ku evidenton presionet partiake.

Biba u bën apel të gjithë federatëve anëtare që të mos bien pre ndërsa e quan këtë që po ndodh një: “kurth politik”.

“Situata kaotike në KOKSH( Komiteti Olimpik) . Ku po shkojnë këta shkërdh…ta, ishte kryefjala e qytetarëve të Tiranës “ gjoja” apo “sikurse” pra fallse, që do të thotë e kalimtarëve të pa adresë, pra e ish sigurimsave të diktaturës në të vërtetë të kamufluar si qytetarë të Tiranës në të vërtetë në vitet 93-95, gjatë protestave të shqiptarëve të Kosovës në atë kohë kur shumë nga vëllezërit tanë nga Kosova bënin demostrata në mes të Tiranës e mu përballë Hotel Dajtit që aq shumë i kishte luftuar me lloj-lloj intrigash përpjekjet e tyre për liri e pavarësi!

Përse më vjen kjo ndërmend, e shëmtuar sa më s’ka por reale dhe sot me politikat e sportit në vendin tonë! Banda e “Rilindjes “ së Edi Ramës kërkon me çdo kusht drejtimin e KOKSH( Komitetit Olimpik). Në kushte dhe rrethana absurde mblidhen mbi 70 persona në Asamble të Jashtëzakonshme me firma të mbledhura kuturu e me vullnet të deformuar prej presioneve e trysnive partiake e qeveritare “ Rilindase” për të marrë me çdo kusht e çmim drejtimin e KOKSH.

E respektova me pjesëmarrje këtë asamble prej anëtarëve të saj, çfarë pashë në realitet: ilegalitet i plotë, kush e thirri asamblenë? 2/3 thonë, kush e drejton asamblenë : Vojo Malo i thonë, ish hetues i PPSH i diktaturës komuniste sot Zv/ President i KOKSH , anëtarë i Komisionit teknik për ndryshimet statutore dhe drejtues i Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH si dhe kandidati për President i KOKSH në të ardhmen. Po Presidenti ku është: nuk është se s’na duhet më thotë dikush , ok por Sekretari i Përgjithshëm ku është thotë dikush aty rrotull kinse dihej që është në Amerikë për punën tonë se ka probleme e duhen eksperienca ndërkombëtare për këtë situatë. Mirë po si, me çfarë e si duhet drejtuar Asambleja e KOKSH thotë dikush tjetër, pa problem se dhe për COVID-19 ka menduar Rilindja e bëjmë shtet thonë, e mbi 70 persona mblidhen kuturu e dalin me vendime. Po më gëzon një vendim që u mor e 11 vota Tituj Individualë u hoqën siç e kam kërkuar unë prej 7-8 vitesh. Ja pra ja arritëm ti heqim 11 vota të pavlefshme dhe gjithçka tjetër e paligjshme!

Pra Rilindja e paska një të mirë thotë salla, ka nga ata që gati kërkojnë haraç për këtë të mirë por se ku është sekretari dhe presidenti nuk dinë gjë, mjafton zëri i Rilindjes e kjo punë mbaron me 70 veta në sallë: kur nuk lejohen më shumë se 10 veta në ambiente të mbyllura e 20 në ambiente të hapura! Siç duket prezenca e një Ministri të Rilindjes në sallë e bën të ligjshme asamblenë. Ky është një kurth i Rilindjes e uroj që të mos e hani të nderuar anëtarë të KOKSH! Ku po shkojnë këta shkërdh..ta për drejtimin e KOKSH vlen sot! Kosova është e lirë por dhe KOKSH një ditë do jetë i lirë! Për lirinë e Kosovës po paguhet një çmim dhe jemi në krahun e atyre që sakrifikuan deri sot në Hagë e solidarë me ta ! Por në fakt ku po shkoni ju o shkër…ta që doni me çdo çmim drejtimin e KOKSH se doni akoma të vidhni sportistët e doni të manipuloni gjithçka në kurriz të sportit e Olimpizmit tonë! Shk…dh ..tat duhet të ikin kjo është e sigurt! Në KOKSH do të fitojë e drejta për sportin e olipmizmin tonë! Unë premtoj garë e drejtim dinjitoz si President i KOKSH!”, shkruan Biba.

 

3 komente në “Militanti i Berishës dhe kandidat për KOKSH-in: Banda e “Rilindjes” kërkon të na marrë drejtimin”

  1. Juristi says:

    Haha,Martin Biba,njeri i eger.Si ka mundesi qe ky pretendon per president i KOKSH-it.Do jete me e ndershme te kandidoje per deputet i Pd,kryetar i Pd,ose president i republikes.I ploteson te gjitha kushtet.

  2. Fatal division says:

    Dikur Biba ose bibani i shkonte mbrapa si legen Vajdin Lames kurse tani duket se si zot te ri paska gjetur nevojtoren e Viç-dolit, lamashin Birrisha.

  3. i cudituri says:

    C’eshte ky Pall Biba mor!? Nga dolen keta debila?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje