Vajza e Refik Halilit: Kur humbasim derbin babai nuk na flet me gojë, nëse partneri do ishte me Partizanin…

12 Janar 2021, 17:04Sport TEMA
Vajza e Refik Halilit: Kur humbasim derbin babai nuk na flet me gojë,

Goldi Halili është vajza e presidentit të Tiranës, Refik Halili ndërsa është edhe Përgjegjëse administrative në klubin bardheblu.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Pressing” në Abc Neës. Goldi  preku shumë tema, teksa thekson se synimi këtë sezon për bardheblutë është mëse i qartë.

“Unë jam shumë e bindur në organikën e vetë Tiranës. Vetë historia flet për ne. Fillimi i mirë është gjysma e punës, por nuk mund të biem në pakt me të domosdoshmen dhe realitetin. Synimi është mëse i qartë. Ne kemi respekt për kundërshtarin, pasi një nga lojtarët tanë është transferuar atje (për Vllazninë).

Unë mendoj se sa do të mëdha të jenë fitoret e bardhebluve, këmbanat nuk bien aq shumë për ne. Kjo është një fatkeqësi. Kemi marrë kriktika që nuk janë konstruktive. Për aq sa e kam ndjekur, nuk kemi qënë në formën e duhur.”

“Të mësuarit shpejt nuk është mësim. Ne kemi mësuar ngadalë. Si e përjetojmë? Unë jam natyrë emocionale. Ndonjëherë jam e shkujdesur dhe nuk vërej asgjë. Nuk të lejon kalendari, pasi duhet të mendosh për ndeshjen e rradhës. Është energjia më negative kur Tirana humbet, pasi Refikut nuk i  flitet me gojë. Të tre jemi me humor të ulët.  

Nëse bashkëshorti do ishte me Partizanin? Nuk e kuptoj (Qesh). Di të them që rrethohem nga uragan bardheblu. Nuk do doja të ndryshjoja asgjë te partneri” – tha Halili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje