VIDEO: “Knoma kangën”! Drekë me Metën e takim me Kryemadhin, kur Voltana thërriste “Rama, Meta kan maru kan maru!”

12 Janar 2021, 14:45Politika TEMA

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ndjehen “rehat” sapo shkojnë në Shkodër, pasi një takim politik për të dalë para kamerave e kanë të garantuar: Ata me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

E mbetur si “dopiogjashta” në Shkodër, e pavotuar dhe me një mandat të skaduar, falë mosdekretimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore nga Presidenti, Voltana ka nisur t’ua shpërblejë bamirësve të saj me shoqërimin që i bën Metës dhe Kryemadhit nëpër rrugët e kryeqendrës së veriut.

Disa ditë më parë, presidenti Ilir Meta shkoi në Shkodër ku u “sistemua” në një restorant së bashku me kryebashkiaken e Shkodrës, me gotën e verës (dashurinë e tij më të madhe sikurse ka thënë dhe vetë bashkëshortja Monika). Aty qanë hallet dhe folën për varfërinë e shqiptarëve.

Të njejtën gjë bëri dhe sot Voltana Ademi teksa shoqëroi kryetaren e LSI Monika Kryemadhi në atë takim me disa banorë, ku shqetësimi më i madh për ta ishte “formalizimi i lopës nga Edi Rama” dhe betimi se do t’i dalin zot.

Por Voltana Ademi kishte një mendim tjetër për Ilir Metën, LSI dhe Monika Kryemadhin bashkë me ta ne vitin 2017.

Do të thotë dikush se ishin kundërshtarë atëherë!

Shqetësimi është te marrja e kthesave të shpejta, lëvizja në ekstrem pasi makineria politike dhe “batohet” shpesh dhe shkodranët shquhen për mendjen  dhe humorin e hollë, që rrallëkush në Shqipëri e ka!

Dhe nëse harrohet, motori i kërkimit google nuk të lë në baltë asnjëherë dhe videon gjithkush mund të nxjerrë fare lehtë një video të disa viteve më parë, me sakte ne vitin 2017, kur Voltana Ademi kishte tjetër mendim për Ilir Metën.

Madje deklaronte para turmës së mbështetësve të PD në Shkodër se “Rama dhe Meta kan maru kan maru”. E kishte kthyer në refren në çdo takimi.

Teksa po komentonte takimin e sotëm të Monika Kryemadhit, afër e afër pa pyetur për Covid, me Voltana Ademin, një miku im shkodran vuri në punë humorin traditcional: Sikur Monika t’i thoshte Voltanës “knoma kangën”.

Çfarë nuk ndodh ne kohe fushate kur kërkon dhe një gjysmë vote.(TemA)

4 komente në “VIDEO: “Knoma kangën”! Drekë me Metën e takim me Kryemadhin, kur Voltana thërriste “Rama, Meta kan maru kan maru!””

  1. arjan says:

    Eshte per te ardhur keq qe djepi i kultures te perfaqesohet me njerez te ketij niveli.Nuk i ka hije Shkodres qe per inat te bjehrres te fleje me mullixhiun.

  2. Nafia says:

    Keta te pd kane mbaru me kohe, jane shume primitive,ai idioti,ish kryebashkiaku I Kamzes, Xhelal Mzati i ka vendos rrugeve emra si Trump,Sarkozi, Berluskon e shume xhevahire te tjera,kurse kjo sorra para kater vjeteve bertet ka mbaru ka mbaru ndersa tani e gjene shpetimin te i mbaruari Meta.

  3. Roland says:

    Punë kurvash …punë shurrash ….fare e ndyre yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

  4. Tani ,Canada. says:

    Shume keq Shkodra me kete injotante. Sja vlen me ok ma per kete debile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje