A do të shkarkohet Donald Trump?

13 Janar 2021, 20:08Bota TEMA

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan po bëjnë përpjekjen e dytë për shkarkimin e Donald Trump-it nga posti i presidentit. Ata e akuzojnë atë për shkelje të Kushtetutës duke nxitur kryengritje në sulmin e 6 Janarit të mbështetësve të tij ndaj Kongresit.

Kërkesa e demokratëve për ngritjen e një Komisioni Hetimor është duke u diskutuar me debate të forta mes 2 kampeve.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Ulët dhe pritet që kërkesa e tyre të miratohet, por për shkarkimin e Trump që ka edhe vetëm 1 javë në detyrë nevojiten 2/3 e të gjithë Kongresit gjë që ka pak gjasa të ndodhë.

Votat me demokratët pritet t’i bashkojnë edhe të paktën 5 ligjvënës republikanë që kanë dalë kundër Trump. Seanca po mbahet nën masa të rrepta pas asaj që ndodhi në 6 Janar.

Të martën Dhoma e Ulët miratoi një rezolutë jo-detyruese që i bënte thirrje nënpresidentit Mike Pence të zbatonte Amendamentin e 25-të për shkarkimin e Donald Trump.

Por në një letër që Pence kishte dërguar paraprakisht thuhej se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentit 25-të të Kushtetutës sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.

Në rast shkarkimi, Trump nuk mund të rikandidojë më për një mandat të dytë. Kjo është hera e parë në historinë amerikane që kongresi nis 2 hetime ndaj një presidenti.

Hera e parë për Trump kishte të bënte me akuzat për ndikimin e Rusisë në zgjedhje të cilat u rrëzuan nga senati i kontrolluar nga republikanët.

1 komente në “A do të shkarkohet Donald Trump?”

  1. Monitor says:

    Pyesni njehere ne Venecia! Kam pershtypjen se ajo qe po ndodh ne Amerike eshte me shume. Besoj se mund te behet precedent i rrezikshem per shume vende te Botes.
    Polika duhet te reformohet kudo dhe te ngrej nivelin intelektual. Populismi po reformohet dhe forcohet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje