Berat Gjimshiti në super formë, e kërkojnë Milan dhe Ajaks

Berat Gjimshiti, titullar i padiskutueshëm me Atalantën dhe Shqipërinë, së fundmi ka tërhequr vëmendjen edhe të dy prej klubeve më të mëdha në Europë, siç janë Milani dhe Ajaksi.

Sipas shtypit italian, këto dy klube e vlerësojnë Gjimshitin si një alternativë shumë të mirë për mbrojtjen.

Ai luan me Atalantën që prej janarit të 2016-ës dhe sezonet e fundit ka fituar shumë përvojë edhe në nivel ndërkombëtar. Kontrata e mbrojtësit kuqezi me Atalantën skadon në vitin 2023 dhe sigurisht që klubi nga Bergamo nuk e lëshon lehtë.

Tek Atalanta Gjimshiti luan në çdo pozicion të mbrojtjes me 3 lojtarë, që trajneri Gasperini aplikon. Milani është në kërkim të një mbrojtësi dhe pas dëmtimit të francezit Simakan, në listë është shtuar edhe Gjimshiti, i cili pëlqehet shumë nga Paolo Maldini.

Kuqezinjtë kanë shumë nevojë për një lojtar në prapavijë, ndërsa tek Ajaksi konkurrenca do të ishte më e madhe për lojtarin e Kombëtares, pasi do të luftonte me Blind, Martinez, Shurus, Timber dhe Alvarez për një vend titullari.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Berat Gjimshiti në super formë, e kërkojnë Milan dhe Ajaks”

  1. demokrati says:

    Desh na e dogji De Biazi, po djali i mire djali i mire mbetet. Gjimshiti eshte per Real ose Barcelona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *