Cila vitaminë mungon në 80% të pacientëve me Covid

13 Janar 2021, 11:04Lifestyle TEMA

Sipas një studimi të ri nga studiuesit në universitetin e Cantabria në Santander, Spanjë më shumë se 80% e pacientëve me COVID-19 që janë shtruar në spital kishin mungesë të vitaminës D.

Vitamina D është një hormon i prodhuar nga veshkat, kontrollon përqendrimin e kalciumit në gjak dhe ndikon drejtpërdrejtë në sistemin imunitar.

Mangësia e vitaminës D ka qenë e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, megjithëse ende nuk ka një përgjigje shkencore si ky hormon ndikon në pjesët e tjera të organizmit tonë.

Shumë studime kanë demonstruar tashmë efektin e dobishëm të vitaminës D në sistemin imunitar, veçanërisht për mbrojtjen nga infeksionet.

Autorët e studimit kanë theksuar se matja e niveleve dhe trajtimi i mungesës të vitaminës D duhet të jenë thelbësore veçanërisht në grupet me rrezik të lartë si të moshuarit, ata persona që kanë sëmundje të tjera dhe që jetojnë në azile.

“Vitamina D është e rekomandueshme për të gjithë pacientët me COVID-19,  pasi mund të ketë efekte të dobishme si në sistemin muskulo-skeletor dhe imunitar,” tha bashkautori i studimit. José L. Hernández.

Studiuesit zbuluan se 80% e 216 pacientëve me COVID-19 në Spitalin Universitario Marqués de Valdecilla kishin mungesë të vitaminës D. Burrat kishin nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me  gratë.

Pacientët me COVID-19 me nivele më të ulëta të vitaminës D gjithashtu kishin nivele të larta  të iritimit në vendin ku u është injektuar serumi.

5 komente në “Cila vitaminë mungon në 80% të pacientëve me Covid”

  1. Scutari says:

    Dilni ne diell, eshte falas!! Vitamina D-Diell!! Te jete rastesi thua??!!

  2. Qifto Qinani says:

    Doni t mos smureni nga kjo flama qe ka ra ?
    Per meshkuj,kshillohet vitamina P..per femna vitamina K..
    Perdorini kto vitamina se i keni falas…

  3. D = D a s h u r i a

    Kjo Vitamine ju mbron nga gjithcka ,
    per te cilen duhet ?

    1. Wendy B says:

      ?Nuk mjafton … prape duhet D -!a nga dielli .

      1. duhet patjeter mi goce po ku thuj ⚓?
        se stina e dashurise po afron ?ku ngroh me bukur ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje