Kryemadhi në Ali Demi: Shqipëria ka nevojë për ide. Na hapi barkun ky Edi Rama

13 Janar 2021, 21:02Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorët në zonën e Ali Demit në Tiranë dhe një nga problemet më të mëdha që shtronin qytetarët ishte mungesa e asaj që e dëgjon kudo, në çdo cep të Tiranës, në çdo cep të Shqipërisë, mungesa e punësimit, mungesa e mundësive për të zhvilluar biznesin, ekonominë.

Kryemadhi tha se ajo që është më e dhimbshme ishte që fëmijët i kishin studentë nëpër shkolla dhe e vetmja gjë që kishin si shpresë ishte largimi i tyre nga Shqipëria, ndërkohë që pandemia ka dhënë goditjen e vet.

Monika Kryemadhi: Në fakt unë ju falënderoj shumë për këtë ftesë dhe bashkëbisedim, në zonën e Ali Demit, që edhe pse çdo gjë ndryshon, vetëm kjo pjesë nuk ndryshon, që kanë atë tradicionalitetin e vet dhe identiteti i tyre nuk ka ndryshuar. Breza të shumtë kanë ikur e kanë ardhur, por kjo zonë ka pasur qëndresën e vet.

Ne jemi sot këtu së bashku me Erisën, me doktor Etjonin. Doktor Etjonin e kemi pak si pikë të dobët, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse përveç se është doktor është edhe socialist, si puna ime, i vjetër, por mesa duket jemi bërë socialistë të rinj pranë LSI-së. Unë e kam ftuar doktor Etjonin që të kandidojë në listën tonë për deputetë në Tiranë, sepse me thënë të drejtën ne kemi nevojë për të hapur partinë dhe jo vetëm, me njerëz që kanë vlera. Sot më shumë se kurrë Shqipëria nuk ka nevojë për fjalë të bukura, propagandë dhe fasadë, sot Shqipëria ka nevojë për realitet, për njerëz që janë jo vetëm vendimmarrës, por kanë edhe ide për t’i realizuar.

Kryemadhi tha se Veliaj duhet që të kujdeset më tepër për qytetarët e Tiranës e të mos i lërë në harresë, duke shtuar se kryebashkiaku e ka bërë qytetin të pajetueshëm.

Rrugës kur vija, po thoja që i vinte shumë keq lali Erit për LSI-në, por gjithë këtë merak që kanë për LSI-në ta kenë për qytetarët e Tiranës. Sepse sot qytetarët e Tiranës vuajnë çdo ditë e më shumë trafikun e rënduar. Ishim në mëngjes në njësinë numër 10, ku një nga problemet kryesore ishte parkimi, që ishte i pamundur. Ata thanë që shkojnë me orë të tëra larg në mëngjes, për shkak të punëve jashtë Tiranës, pastaj i duheshin orë të tëra për t’u kthyer, por sfilitja më e madhe është në orët e darkës kur i duhej të ktheheshin në shtëpi, është që i rrotulloheshin lagjes vërdallë për të gjetur një parkim për makinat. Ajo që diskutonim ishte që shumicën e parasë së karburantit dhe naftës më shumë e harxhojmë në kërkim për parkim dhe në trafik sesa rrugën për të ikur në punë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi u shpreh se në Tiranë mungojnë po ashtu shkollat e çerdhet.

“Ashtu sikurse në anën tjetër shikon në të gjitha lagjet e Tiranës mungesën e shkollave dhe çerdheve, nuk është më problem të shikojmë kush është shkaktari i saj, por e rëndësishme është të gjejmë cilat janë hapësirat tona, mendësitë dhe politikat tona për të pasur një numër sa më të vogël fëmijësh në çerdhe dhe në kopshte, në mënyrë të tillë që edhe kujdesi i edukatoreve dhe i mësuesve të jetë më i madh ndaj tyre. Ashtu sikurse dhe në anën tjetër, ju e dini vetë, problematikat që ka jo vetëm njësia 1, por edhe në familje, mungesa e punës, mungesa e shumë gjërave të tjera. Ne jemi akoma në diskutim për programin”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi vlerësoi se duhet që të ketë politika më të mira për gratë e vajzat, pasi ata punojnë jashtë shtëpisë, por edhe bëjnë punët e përditshme.

Unë sot isha me një mikun tim dhe ai thoshte që më pëlqen shumë mënyra sesi ju angazhoheni dhe merrni përsipër për të krijuar hapësira për gratë dhe vajzat, por sidomos për të krijuar një jetë më të lehtë për gratë.  Dhe do të ishte shumë mirë që nëse do të rishikonim në propozimet tona, që të gjitha pajisjet të cilat lehtësojnë punën e grave, të jenë pa taksa. Sepse në fund të fundit këto nuk janë mjetë fitimprurëse, nuk janë biznes i madh, por është një mundësi ekonomike që e duan sot të gjithë gratë, në mënyrë të tillë që koha e tyre të jetë më e shkurtër për t’u angazhuar me punët e shtëpisë dhe të kenë një kohë më të gjatë për t’iu përkushtuar qoftë punës së tyre, karrierës profesionale e kështu me radhë”, theksoi Kryemadhi.

Kryetarja se LSI nuk i ka shpetuar shprehjes se saj te famshme “na hapi barkun ky Edi Rama”, te cilen e tha ne fund  ne takim, duke treguar ide te qarta per qeverisjen e neserme!

8 komente në “Kryemadhi në Ali Demi: Shqipëria ka nevojë për ide. Na hapi barkun ky Edi Rama”

  1. k says:

    Çfarë pjese të barkut ?

  2. Boston says:

    Turp per ata qe e ndjekin kete palo politikane pa educate dhe shume e injorantet ne qyteterim…….

  3. Revizori says:

    Te vazhdosh te jesh ne PD, do te thote qe forca e zakonit eshte e fuqishme, per aresye se mund te jesh anti-socialist me bindje. Nuk ka asgje te keqe ketu, sepse do ishte fatkeqesi po te ishin te gjithe socialistë.
    Por te hysh ne LSI dhe t’i bashkohesh Kryemadhit, duhet te jesh ose rrota e trapit, ose kokrra e maskarait.

  4. Mona krva says:

    Idete e familjes kriminale Meta jane te gjitha ne kete video:

    https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

  5. Kim été says:

    Emri Edi Ramës citohet 40 000 herë në ditë, politika, shtypi, të huajt, biznesmenët, ku dashje pa dashje po bëhet diktator.

  6. monaluli says:

    ke verejtje se rama te hapi barkun, apo se nuk po te hap fundbarkun si dikur. idete jane te nevojshme, por ti e meta nuken haber per asnje lloj ideje vetem dini te nr para e flori. kurr nuk keni fol dy fjale as shkruar dy rreshta per ndonje ide te djathte ose te majte. me thuaj cfare botimesh ideologjike keni ti e meta qe te mund t’i lexoj. ne fushen e teorise se poltike berjes je e tera zero, zero, zero me xhufke. je absolutisht nje nafie qe di te tundesh dybekun

  7. Flet llahinga percarte. says:

    Moj llahinge po cfare haleje je ti moj. Po si nuk ke turp moj baxhelle. Po juve more qe rrini anash saj cfare ju ka premtuar qe e ndiqni. A keni sy a keni mendje qe shkoni pas kesaj kriminele. Kjo e ka vendin ne burg per cfare vjedhje ka bere. Kjo mashtruese qe kur nisi ne politkike skishte breke ne b….tani ka vila ne mal e det kur populli nuk e mbyll dot muajin.Ti ske goje te shash KM e nderuar qe nuk pushon duke punuar e transformuar vendin nga mjerimi qe late ju dhe partia juaj me gjithe demokratet. Mbylle halene moj goje madhe se vetem bajga nxjerr.Po si nuk te vjen turp moj moj llahinge e rrugeve. Po te kishit punuar dhe ju sic po punon KM ne nuk do ishim ketu ku jemi. Juve jeni e kanceri i Shqiperise qe duhet hequr njehere e pergjithmone.Ti dhe te gjithe si ty do merrni te keqen KM. sa me shume e shani aq me shume e do populli sepse ka sy dhe e sheh kush e transformoi vendin me punime rruge, spitale ,qendra shendetesore,shkolla ,cerdhe ,kopshte,fabrika ,bujqesi te mekanizuar , me vendosjen e ligjit dhe lista eshte shume e gjate me permiresimet dhe kujdesin e KM dhe qeverise se tij. Sigurisht ka shume per te bere se vendi qe kthyer ne nje grope te zeze. Prandaj do besh mire te largohesh dhe te mos flasesh me . Turp te kesh…..

  8. astrit shba says:

    Sot per sot ne ja ide me shume se re tjeret do sdo kjo e cemdura eshte Edivin Rama.Te thuash se na duhen lider me ide te reja sic thote kjo qe ska asnje ide nuk do te thote se ajo ka ide dhe ky tjetri qe sulmon kjo ska.Zot na,ruaj nga kjo qe i shkojne ende njerez nga pas qe i ka,joshur me para e poste.Rama eshte i denuar te jeye perseri ne drehtim se ska te tjere ta konkurojne,por atij i duhen te kete prane njerez te ndershem te te afte dhe neeksrience ne poste te ndryshne jo si meta dhe kokmadhi qe pa nje eksperience pune firmosin ne poste si deputetet kryetar partisg kryeministrash etj.kjo eshre fatkeqsi per kete popull dujara te tallen me te keta njerez Rama duhet te persosi ekipin drejtues ne kuvend dhe ne institucione,mhaft me ata qe i ka provuar ne vashki etj.Duhen njerz me standarte te reha ne institucione kjo qe e gjuajti me keluce e ka vendin ne muze,ai qe i hodhi bojen ne fytyre duhet jete me monen ne muze Sot vlersohet ajo qe di qe e krijon dhe i sjell te mura njerzimit,cfar i solliboja palokes be fytyren e rames ise cizmja e dojtorresh mona kokmadhit?!asgje i kushtoj edhe mandatet e partise dhe e la ranen me nje opozite qe ben cte doje vete dhe te perfundoje mandatin dhe re kerkohe nje tjeter se nuk ka konkurent.Mona dhe bashanuk hane konkurente te besueshem per te marre pushetin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje