Laporta: Messi nuk udhëhiqet nga paratë, qëndron te Barça. Ja oferta që mora nga Interi për të

13 Janar 2021, 16:43Sport TEMA

Joan Laporta kaloi nëpër mikrofonat e “El Larguero” të RVV.

Kandidati për president i Barçës dhe favoriti për të zënë karrigen në fjalë mbrojti idenë e tij se zgjedhjet nuk duhet të vonohen.

Po kështu, këmbëngul se Messi do të mbetet në Barcelonë, nëse i ton zgjedhjet: Barcelona “Messi nuk udhëhiqet nga paratë, ai dëshiron të tojë përsëri Champions-in. Jam i sigurt se do ta pëlqejë shumë projektin tim sportiv.

Do t’i bëj një propozim, që mund të përmbushë ambiciet e tij. Messi e di këtë. Ai nuk mund të mashtrohet si në sezonet e kaluara. Unë mendoj se kam një avantazh si kandidat në zgjedhje, për shkak të marrëdhënies dhe vlerësimit reciprok.

Nëse Messi më thotë “jo”, Barça vazhdon përpara. Por, është diçka që nuk e mendoj. Ai dëshiron të qëndrojë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë…”.

Laporta, gjithashtu pranoi se në të kaluarën kishte marrë oferta për yllin argjentinas: “Nga Interi, po. Ishte një shumë për të cilën mbase një president tjetër do të kishte treguar dobësi. Ata folën për klauzolën, unë thashë jo dhe zikaltrit u tërhoqën”.

1 komente në “Laporta: Messi nuk udhëhiqet nga paratë, qëndron te Barça. Ja oferta që mora nga Interi për të”

  1. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Laporta,ish president i Barces,ka treguar qe i ka te gjitha komponentet pozitiv si i tille,social,bashkepunues,,trimetj,do ta ringrinte ekipin bashke metrainerin Koeman,ne lartesite boterore te dikureshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje