Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës

13 Janar 2021, 20:51Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Edhe Fatmir Mediu me siguri do të marrë një vend të sigurtë në listë. I parafundit e mori Agron Duka. Siç e shpjegoi edhe vetë, kërkoi dy të sigurtë, por mori vetëm një, pra gjysmën e objektivit.

Kështu do të ndodhë edhe me Mediun, edhe pse ai sot ka paraqitur 36 kandidatët për Tiranën, dhe ka lënë të kuptojë se është gati të pijë kafe me Edi Ramën.

Njësoj fliste dhe Duka një ditë para firmës. Ndoka, Shehi e Dule ndërkohë janë rehatuar në zonat gri të listës, me shpresë se mund të dalin deputetë.

E gjithë kjo është një histori dekurajuese për opozitën. Lista po formohet nën shantazh, me një mungesë të dukshëm respekti ndaj njëri- tjetrit.

Nën makthin e justifikuar që Lulzim Basha mund t’i gënjejë përsëri, kryetarët e partive aleate kanë një javë që i kanë zënë derën e Shqup-it dhe nuk ikin prej andej pa marrë një vend, së paku për vete.

Kjo krijon një shije të hidhur në elektoratin e opozitës, pasi në vend të një liste entuziastësh, ata po shikojnë që të parët po sigurohen ata që kanë frikë se mos opozita humbet përsëri dhe po hyjnë në listë dhunshëm.

Por nga ana tjetër Lulzim Basha ka mundur t’i defaktorizojë ata, duke i bërë të papërdorshme partitë e tyre prej vitit 2015.

Prej  vitit 2015, ata kanë bërë çfarë u ka thënë Lulzim Basha, duke humbur identitetin e tyre politik dhe duke shkatërruar partitë e tyre.

Ata hynë në çadër më 2017, dolën nga Parlamenti më 2019, ikën nga zgjedhjet lokale më 2019, dhe gjithmonë kishin si premtim që do futeshin në listat e PD më 2021.

Tani formalisht ata kanë qenë besnikë të PD-së, por me ato që kanë bërë, partitë e tyre janë shkatërruar dhe ata janë besnikë të panevojshëm të saj.

Lulzim Basha praktikisht ka arritur t’i defaktorizojë ata në elektorat, duke i përdorur për interesat e tij politike.

Më 2017 i përdori t’u mbyllte gojën kundërshtarëve të tij në parti, duke i zbuar nga lista dhe duke i zëvendësuar me këta.

Pastaj për të krijuar idenë se vendimet e opozitës merreshin me unanimitet, ata i joshte duke i nxjerrë nga Parlamenti dhe duke i lënë jashtë zgjedhjeve lokale.

Aq qesharake është bërë kjo histori, sa Agron Duka ka marrë Partinë Agrare më 2015 dhe nuk ka mundur të futet në asnjë palë zgjedhje me siglën e saj.

Tani përpjekjet e tyre për të shantazhuar Lulzim Bashën janë qesharake, pasi Lulzim Basha u ka hequr atyre stolin ku ata qëndronin, pra u ka shkatërruar partitë e tyre.

Kështu që të gjitha shantazhet e tyre mund të përfundojnë për herë të fundit, duke marrë një vend të disktueshëm në listat e PD.

Kjo për Bashën është konfirmim që ata nuk kanë më parti. Se nëse do të kishin, një vend mund ta fitonin dhe me partinë e tyre, por së paku do ta vinin në provë.

Kështu janë të dorëzuar dhe Basha e ka të pastruar fushën nga shantazhet e tyre. Përveç LSI-së.

17 komente në “Lista opozitare nën shantazhin e të përdorurve prej Bashës”

  1. Fatal Division says:

    Kushdo qe flet rreth vendimeve Te Luli gjumit gabon tende.
    Vetem kelyshi serb i Viç-dolit Salih Bërisha-Karaxhić ka eksluzivitetin e vendimmarrjes ne Pe-De.
    Luli thjesht bën leke e sherben si uturak ku Salehi ben shurren e fryn qurrat.

  2. Veshgues says:

    Edhe LSI thone lufton per 2005! Sondazhet e huaja thone qe deri ne 3 Deputet kerkon: 4 cope deputet pakten: Mona, Vasili, Luan Roma dhe Iliri (?) po dha doreheqjen para zgjedhje ! Mirpo doreheqja eshte pak problem! Se si dihet ! SPAKU. I vje per kjo doreheqje!

    1. agron says:

      Mero po ju vjen hidhet xhan eeee!!! Prisni dhe pak. Do hidheroheni dhe me shume!

  3. Tepelensi says:

    Ci ka gjetur keta te shkret
    Kerkojne nga je deputet
    Dhe nuk shkojne nga lsija
    Se andej eshte dhier partia

    Basha me te vetet ka problem
    Prandaj keta po i genje
    Ai ska problem me ta
    Nuk i dalin ta metamatika

    Ai mbedh dhe shumezon
    Por ekuacioni nuk pefundon
    Prandaj do dhe pake pune
    Qe ketyre do tu veri hune

    1. Shenjestra says:

      Tepelenasi,bravo.Na shkrve me ate strofen e pare…
      C’i ka gjetur keta te shkrete
      Kerkojne nga nje deputet
      Dhe nuk shkojn nga LSI-ja
      Se andej eshte dhjere partia.
      Strof mjaft e goditur,shume bukur.

  4. Gjirin e lalzit duhet ta quajme ,gjiri hajduteve kriminel says:

    Eshte krim te lesh jashte liste filozofin nard ndoka qe nuk ka te krahasuar me cunin e fahriut,me salianjin e griden.
    Legenat qe nuk kane asnje antar,i lepihen lulashit

  5. Partizani qe jeton ne diktature says:

    Politikanet shqiptare jane njerzit me te pa shpirt ne bote jane e keqja me e madhe qe I ka qelluar popullit tone njerez me koke boshe nuk I gjen ne asnje vend prandaj mos votoni per asnje parti sepse jane e keqja me e madhe e Shqiperise

  6. Mjerë ne.Pa opozitë serioze,ky katërvjeçar do të jetë përsëri LESHELI ? says:

    Ku është katandisur opozita!!!?!?!??

  7. sali says:

    Po cfare lesh parti jane keto,keto jane nje anetar parti,Njerez matrapaze e batakcinje,Duke hyre dhe keta quhen medemek kampi opozitar.Po keta lloj delenxhinjsh as familjet e tyre nuk i votojne

  8. Na shkrive o murriz me gjemba says:

    Me inisiativen e mazllem murrizit do permisohet lista deputeteve,ku do futen te njejtet lapanjoz qe i lepihen saliut ,lulit e munikes e rames.
    Vetem foton e lulit te shikosh se si i rrine 4 zagaret e partive pa asnje antar dhe shikon cilsine e hajduteve

  9. Mos votoni per asnje parti sepse jane dallaveraxhinj. says:

    ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore .Ky skuthi po i bie ne qafe qytetareve te Tiranes .Ky legen eshte duke terorizuar qytetaret eshte duke i penguar qytetaret qe te investojne ne pronat e tyre .Ky skuthi i bashkise eshte qenia qe eshte kthyer ne tmer per qytetaret nuk mjafton qe ndime nuk i kerkon njeri por ky te nxjer probleme qe Shqiptaret te rine ne vend numero. Ky skuthi probleme nuk i shkakton vetem peshqeve te medhenj . Edhe Serbe te ishte nuk do silleshe keshtu me kaq urejtje per nje pjese te qytetareve te Tiranes duke mos patur te drejte. Une jam nje qytetar qe te besova dhe te dhashe voten o rrop q…e … .

    1. asnjeansi says:

      Shko e vizitou tek psikiatri se te paska lene mendja , o i shkrete . Veliaj me disa sì ti , fshin bythen . I maresh te keqen .

  10. arbert says:

    ne fund te fundit keto jane listat e hapura shqiptare…dmth..futesh deputet pa pasur parti dhe te gjithe militantet votojne per Mediun ,Noken etj thjesht se jane me Bashen .Cfare mut demokracie kemi,votojme te njejtet njerez qe kemi nje jete qe i mbajme me leket tona,pa ide pa parti pa intelekt ,thjesht jane ne koalicion me partine e pare >.Prisni te rregullohet shqiperia me deputete qe kane 20 e ca vjet qe marrin leket nga ne e jane te paafte te bejne dicka tjeter ne jeten e tyre ,thjesht durim.

  11. Po po po.. says:

    Epo nje gje te mire e paska bere dhe Luli me ne fund, ka zhdukur ferrat nga kembet e Rames,….. Dhe i vetem trim ne lufte

  12. Mos votoni per asnje parti sepse jane dallaveraxhinj. says:

    O asnjans te kuptova direkt qenke bubi i neohitlerit te Tiranes une personalisht nuk jam me asnje parti dhe nuk do jem kure me keta politikane legena te 30 viteve te fundit. Por do te thosha dicka kur nje njeri te kritikon nuk do te thot se eshte i semure psiqik por do qe vendi i tije te heci perpara prandaj politikanet duhet tI kritikojme dhe aq me shume kur i kemi votuar.

  13. Qytetari gri says:

    U bene 30 vjet qe kryetaret e partive pa elektorat qurraviten pas partive te medha te dy kraheve per te zene nje vend ne parlament ne menyre qe perfitojne fonde nga buxheti i shtetit si parti parlamentare. U sugjeroj gjithe votueseve, qe ate nuk beri parlamenti gjate hartimit te ligjit zgjedhor ku nuk u vendos pragu 5% si kriter per partit qe te hyjne ne parlament, ta bejme ne si votues duke mos i votuar keta kryetar partish, keta deputet te perjetshem qe paguhen nga taksat e ketij populli , te cilet u bejne fresk kryetareve te partive te medha. Keshtu ne korigjojme ligjin zgjedhor dhe bejme ate qe nuk beri parlamenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje