“Më ka përdhunuar, e ka bërë për një vit të tërë”, rrëfimi tronditës i 14-vjeçares shqiptare për të atin

13 Janar 2021, 21:20Kronika TEMA

Nuk e ka thirrur kurrë ‘baba’ dhe ka konfirmuar të gjitha akuzat në drejtim të tij: “Më ka përdhunuar, e ka bërë për një vit të tërë”. Këtë të mërkurë, u zhvillua seanca dëgjimore për rastin e një vajze 14-vjeçare shqiptare, e cila jeton në një komunë në Treviso të Italisë dhe akuzon të atin për përdhunim.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, ngjarja në fjalë u zbulua verën e shkuar. Ishte nëna e vajzës, e cila bëri denoncimin, edhe ajo pre e dhunës së burrit 46-vjeçar, që nga vitet e para të martesës të bërë në Shqipëri.

Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas duket se erdhi drejt fundit në momentin që vendosi të fliste me të bijën. “Dua të vdes, po… do vetëvritem”, i tha ajo e dëshpëruar. Por vajza i dha përgjigje surprizuese: “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”.

Në këtë moment gruaja vendosi që hetonte dhe zbuloi të vërtetën e tmerrshme. Të shtunave, kur 46-vjeçari ishte vetëm me fëmijët shpërthente dhuna që përfundonte gjithnjë me të njëjtat fjalë:  “Mos hapni gojë, në të kundërt do ta pësoni keq”. Gruaja, e cila nuk e kishte denoncuar kurrë të shoqin për keqtrajtim, vendosi të shkonte në polici. Autoritetet lëshuan menjëherë urdhër mbrojtje ndaj gruas dhe fëmijëve. 46-vjeçari u largua nga shtëpia.

Në fillim“, tha 14-vjeçarja në seancën dëgjimore, “më prekte në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë”.

E reja tregoi më tej se i ati ishte në veçanti xheloz për të. “Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”.

4 komente në ““Më ka përdhunuar, e ka bërë për një vit të tërë”, rrëfimi tronditës i 14-vjeçares shqiptare për të atin”

  1. Kim été says:

    13 vjeçe është e madhe për dashuri, por problemi është se kanë lidhje gjaku.

  2. Viola says:

    Keto histori jane bere te neveritshme.ne qoftese jane te verteta denim me vdekje si ne SHBA por duhen pare me kujdes se po kthehen edhe ne nje forme hakmarrje kur grate dhe vajzat nuk lejohen te kene lirine qe duan.

  3. Baba jam dhe unë says:

    Kurrë nuk mund të jetë e vertet, ketu ka dy ghera: Ose mami i vajzës don që të shpetojë nga dhuna, ose ka dashnor dhe don te qihet lirisht. Ka perdorur vajzen si harrem per te realizuar qellimin….rracë e keqe dhe mjer kush e ka në derë

  4. D.Didani says:

    Eshte shume nje vit qe vajza te qendronte e heshtur,eshte shume nje vit qe nena te mos kuptonte abuzimin e vajzes!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje