Mediu, presion Bashës: PR do të jetë pjesë e 2 koalicioneve, kandidatë dhe në listat e LSI. Ende s’kam marrë përgjigje nga PD

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ben presion Lulzim Bashes se ka dhe alternativa te tjera koalicioni, duke i permendur Levizjen Socialiste per Integrim.

Mediu është shprehur se po pret ende një përgjigje zyrtare nga Partia Demokratike për mënyrën se si do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai kujton vitin 2001 dhe 2005 si ekperienca që duhen marrë shembull: “Ka qenë një nga eksperiencat më të mira për të tejkaluar edhe problemet personale dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse të drejtë”, tha ai.

Mediu tha se PR do të marrë pjesë në 2 koalicione, pasi në disa qarqe republikanët do të kenë kandidatë të përbashkët edhe me LSI-në.

“PR kërkon që të fitohen zgjedhjet me në krye PD-n, por kërkohet respekt reciprok. Është më mirë një kandidat që është i vlefshëm për të dyja partitë se një kandidat i imponuar.

Unë ofroj shqyrtimin e njerëzve që ofron PR dhe atyre që ofron PD. PR ofron në këtë koalicion votat e saj dhe burimet e saj njerëzore.

Unë jam më i prirur që të kandidohet kandidati më i mirë, qoftë nga PD apo nga PR. Qëllimi i partisë Republikane është largimi i Edi Ramës.

Kujtojmë që në vitin 2005 bëmë një marrëveshje me Berishën, ku në listat e republikanëve u futën edhe kandidatë të PD-së, dhe nga 12 deputetë që fitoi PR, 7 prej tyre ishin kandidatët demokratë.

Unë pres një përgjigje zyrtare nga PD se si i shikon marrëdhëniet me PR-në. Ende nuk kam marrë një përgjigje. Me Bashën sot diskutuam analizën politike në vend.

Me LSI-në mund të dalim në disa qarqe me kandidatë të përbashkët, ashtu siç mund të dalim edhe me PD-në. Ndërkohë në disa zona të dy koalicionet mund të dalin me kandidatë të përbashkët”, tha Mediu.

Nderkohe qe deklaron se se pavarësisht problemeve që kanë drejtuesit politik në opozitë, bashkëpunimi është më i rëndësishëm.

“Unë nuk besoj se lidershipi i opozitës duhet të ketë komplekse.Unë kam vlerësim maksimal për zonjën Topalli, zotin Patozi dhe të tjerët. Patjetër  duhet krijuar një bashkim kombëtar sa më i gjerë. Jam i gatshëm të bisedoj me ta”, tha Mediu.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mediu, presion Bashës: PR do të jetë pjesë e 2 koalicioneve, kandidatë dhe në listat e LSI. Ende s’kam marrë përgjigje nga PD”

  1. Ray says:

    Ky sharlatani Mediu, eshte turp te qendroje ne politike, se ky nuk ka elektorat fare fare
    Hic ore asnjeri mos bej aleance me kete koqe kandari,
    se ky eshte nje deficent i papare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *