Nard Ndoka: I kam ofruar PD disa kandidatë, s’është fundi edhe nëse Basha s’pranon asgjë

Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ndryshe nga kreu republikan Fatmir Mediu, i ka marre pa “stres” negociatat me Lulzim Bashen per nje koaloicion p[arazgjedhor dhe perfshirjen ne listat e PD.

Ndoka ka deklaruar se Lulzim Bashës i ka ofruar disa kandidatë për t’i përfshirë në listat e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë për një marrëveshje, ndërsa shtoi se nuk do të ishte fundit i botës edhe nëse Basha nuk pranin bashkëpunim me sPD-së dhe PDK-së.

“Nuk kam pasur frikë në politikë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin me Partinë Demokristiane.

Unë i kam ofruar PD në disa qarqe kandidatë. Opozita nuk ka përplasje nuk ka xhelozi, sigurisht që ka konkurrencë. Nuk shoh asnjë pengesë për një marrëveshje.

Ka pasur negociata në nivele të dyta dhe pjesa finale është me Lulzim Bashën. Këto dy ditë do të jetë e finalizuar pjesa e partive të vogla”, tha Ndoka.

Kujtojmë se Basha ditën e sotme nënshkroi marrëveshjen me kryetarin e PAA-së Agron Duka që kandidatët e Partisë Agrare të përfshihen në listat e PD.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Nard Ndoka: I kam ofruar PD disa kandidatë, s’është fundi edhe nëse Basha s’pranon asgjë”

  1. Katolik qe fale pese here namazin. says:

    Dil me vete o Nard, ca i lutesh Bashes. Ja ku po te them une, 14 deputet i ke te sigurt. Vetem une nuk di nese je i sigurt ti po dole me vete. Po provoje njehere, ca humbe…..

  2. qytetar says:

    NARD ! JE I FAMSHEM PER THENIEN :
    Ajri i eshte i fresket ne mengjes sepse ka fjetur tere naten jashte.

    NJEREZ SI JU I DUHEN SHQIPERISE ! !!!!! O ZOT KU PO SHKOJME !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *