Nga vijnë vaksinat?! Artan Fuga në dilemë, pyet miqtë në facebook: Të shkoj apo të mos shkoj në emision

Nga Artan Fuga

Kërkoj një opinion ju lutem!

Miqve dhe publikut të kësaj faqeje, i lutem të më japi një opinion:

Meqë sot në ora 17.°° më kanë ftuar te tv Neës 24, për të shprehur mendimet e mia kryesisht për dy aspekte të aktualitetit:

1.Nga vijnë vaksinat anticovid dhe a është korrekte të mos u dihet burimi?

2.Sa është përqindja e të infektuarve me covid19 sot dhe a janë të besueshme shifrat që jepen andej këndej sikur shiteshin dikur pite me djath a me mish te rruga e Barrikadave?

Lutem më thoni: A ka vlerë të shkoj apo më mirë të mos shprehem fare sepse juve nuk ju intereson hiç?

Po mundët një mendim!

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Nga vijnë vaksinat?! Artan Fuga në dilemë, pyet miqtë në facebook: Të shkoj apo të mos shkoj në emision”

  1. nishanlliu qe nuk ka nishan says:

    Mendoj se eshte nje debat i kote dhe nje diskutim pa bereqet elagu se lagu ???

    1. aaaaa says:

      Profor Tani,,,,varet nga ty,,nqs News 24 tv te jep 100 mije lekshin(vjeter) si shperblim ja vlene te shkosh.por mos fole budalleqe.

      1. Ray says:

        Qe te pyesesh se nga kane ardhur Vaksinat, kete duhet ta besh patjeter,
        sepse eshte skandaloze ti jepen popullit vaksina te cilave nuk ju dihet vendi nga vijne
        ….
        Ndersa sa eshte perqindja e te infektuarve,
        kete mos e kerko, se asnje vend i Botes nuk thote te verteten ne kete rast

  2. Wth says:

    Nje opinion nese e merr ne konsiderate.
    Merr guximin dhe mos shko. Je me shume i vlefshem per shoqerine te mos flasesh per gjera qe nuk ke nje njohuri elementare per ceshtjen dhe i kundervihesh pa fakte dhe pa respekt profesionisteve te fushes.
    Nese shkon lexo shume paraprakisht. Psh nga e kane burimin vaksinat. Aktualisht ne Europe vaksina qe erdhi tek ne prodhohet ne dy vende , nje ne Belgjike dhe nje ne Gjermani. Pra ka ardhur direkt nga ku prodhohet nga kompania dhe nuk do te thote se e dergoi shteti nga vjen. Mos ju bashko turmes.
    Degjoja ne nje TV nje ” analist” qe bertiste perse nuk thone si e kane transportuar.! Per ta ditur mbrojtja e temperatures eshte nga paketimi dhe dry ice qe e mban temperaturen -75 grade. Dhe e mban me shume se 5 dite. Nese termometri ne paketim tregon ngritje te temperature hapet kapaku dhe rihidhet dry ice dhe ruhet temperatura perseri. Nuk eshte rocket science kjo pjese. Ai analisti do vazhdoje te bertase. Mos shko ti bashkohesh. Lerjani profesionisteve te flasin qe ti sherbejne shoqerise. Te kemi nje shoqeri te mire informuar dhe mireedukuar.

  3. miri says:

    Aman na dil ne cdo emision pasi bejme gallate me ty

  4. klemi says:

    Ore mender profesor, po si mendon ti i mencuri i botes se etiketa na vaksine nuk eshte e sakte!!! Po cfare na duhet ne dhe aq me teper ty se nga erdhi vaksina, erdhi nga deti apo nga ajri, erdhi nga qielli, na e leshoj zoti vete. Debil, perse ne market kur shkon pyet se nga erdhi produkti, apo sheh treguesit e saj ne etikete? Qelbesirat njesoj jane, si tritan preshi ashtu edhe ky prof. leshi, vete genjeshtren, shpifjen e fyerjen kane ne mend, e nuk ju shkon kurre mendja se ka edhe shtete qe e kane ndihmuar dhe do ta ndihmojne shqiperine edhe pa interes, more mender prof. Ju humbte rraca se na e ndotet kete vend, plehra.

  5. Zana says:

    Zoti Fuga unë nuk e kuptoj si ju bini në një debat pa bukë dhe bajat.Une po ju pyes ju cila ka rëndësi nga vinë vaksinat apo ku janë prodhuar ato pra firma që mbajnë.pse ju i jepni frymë një debati shterp dhe pa bukë.A nuk e shikoni se me shume i jepet rëndësi diskutimit sipërfaqësor se sa brendise dhe përmbajtjes .

  6. Babale says:

    Akakdemik! Qysh te duash bej, se ne nuk na rruhet fare, shkon, apo nuk shkon ti ne studio!

  7. Fahriu i paces says:

    Thone qe ne Ibe,qeveria ka nje linje te prodhimit te vaksines per kovid-19,per llogari te Edi Rames,me drejtus teknik Agron Gjekmarkaj,po ashtu po shifet dhe mundesia e nje vaksine tjeter,per terapi mjeksore te politikanve me simptoma sociopatie dhe hipotence mendore,evidentimi dhe rregjistrimi ka filluar,po brenda 25 prillit,te gjithe duhet te ekzaminohen,qe me dt.26 opozita e bashkuar apo e vetmuar te dale nga gjendja e dehjes patollogjike

  8. ilko says:

    Ti munt te shkosh ku te duash por nuk munt te flasesh per gjera qe nuk je kompetent, pra kur je BRRYL mos dil te pyesesh BRRYLAT e tjere, trap.

  9. Roberto says:

    Opozita dhe njerzit prane saj mundohen te kapen pas ndonje “enigme” dhe ta tjerrin pastaj me dite te tera deri sa te dale ndonje gje e re ne drite. Jane kaq te ceket,kaq te varfer ne mendime sa qe nuk lene asgje t’ju ike nga dora. Gjejani ketij Fuges preardhjen e vaksines se eshte profesor por nuk e di se i jane lagur kandelet.

  10. Jimi says:

    Qe te jesh injorant eshte fatkeqesi, por jo faj. Por qe te jesh i shkolluar dhe injorant, eshte faj! Ne qender te vemendjes boterore sot eshte pandemia dhe lufta kunder saj me te gjitha menyrat dhe mjetet. Pas shum perpjekjesh dhe stermundimi njerezimi dhe shkenca, me ne fund ja dolen. Sot ne gjithe rruzullin ne evidence eshte vaksinimi me shpejtesi i gjithe njertezimit, ne menyre qe t’i shpetojme kercenimit vdekjeprures te kesaj pandemie. Por c’ndodh ne Shqiperi? Me shum se kushdo vend tjeter Shqiperia eshte me e rrezikuar ndaj ketij rreziku. Megjithate, perballe kesaj situate qeveria shqiptare dhe personalisht k/ministri Rama, u investuan maksimalisht per kete situata dhe me ne fund ja dolen qe te sigurojne kontigjentet e para te vaksines. Tani keta injorantet me shkolle si do zoti zoteria ne fjale, cfare halli kane qe bejne gjithe kete gurgule ? A duan qe sa me pare njerzit te vaksinohen e ti shpetojne rrezikut vdekjeprures sa me pare, apo, si ata femijet kurreshtare, nuk duan t’ja dine se vaksinohen, a jo njerezit? Por duket qe per ta me e rendesishme eshte! ku, si, qysh, tek i siguroi qeveria Rama keto vaksina? Kush ishte ai zemerbardhe qe u’a dha, cili ishte ai vend bamires? Pse u’a dha, cfare rruge ndoqen per te ardhur deri ketu?
    Te gjithe kete kalvar te kesaj meseleje, intriguse per ta, ata e shikojne si nje moment kenaqesie investigim, ku gjithe kjo arradhe SherlokHolmsash, po mundohet qe ne publik te shpalose aftesite e veta investiguse! Kjo eshte e rendesishme per ta, se vetem kjo u rrite ketyre injoranteve me shkolle adrenalinen dhe jo perpjekjet e qeverise per shpetimin e jeteve njerezore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *