'Pash dikë që nxori thikën', Spartak Braho: Njerëzit e Berishës tentuan masakrimin e Servet Pëllumbit në ’96-ën në Durrës, si i shpëtova arrestimit

13 Janar 2021, 17:20Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në 22 maj të vitit 1996, drejtuesit e Partisë Socialiste u kishin shpëtuar disa pritave me huliganë të ngritura nga Bashkim Gazidede dhe Agim Shehu, me urdhër të Sali Berishës, i cili kërkonte me çdo kusht asgjësimin fizik të opozitës, për shkak se e shikonte si rrezik për pushtetin e tij. Spartak Braho, sot deputet, kujdesej për sigurinë e krerëve të PS-së, të cilët kishin planifikuar për të zhvilluar një miting në Durrës. Braho kishte vendosur disa aparatura në shtëpinë e një militanti në Sukth, ku dëgjonte komunikimet dhe urdhrat kriminalë të kreu të policisë Agim Shehu dhe kreut të SHIK Bashkim Gazidede, për të sulmuar PS-në, sipas porosive të Berishës.

Në kushtet kur kryetarin Fatos Nanon e kishte futur në burg, Berisha synonte asgjësimin e Servet Pëllumbit, një nga figurat qendrore të PS-së në atë kohë. Në 22 maj 1996, Spartak Braho, në makinë me Servet Pëllumbin, kishte dëgjuar në radion-përgjuese Agim Shehun teksa urdhëronte masakrimin me çdo kusht të Servet Pëllumbit, sabotimin e mitingut të PS-së në Durrës, rrahjen e përfaqësuesve të tjerë të PS-së si dhe djegien e makinave të tyre.

Në librin e tij me titull “‘Masakroni’ Servet Pëllumbin”, Braho rrëfen se pas kalimit të pritës tek Ura e Dajlanit, plani i Berishës, Agim Shehut dhe Gazidedes për të goditur fizikisht Servet Pëllumbin, u vu në zbatim në miting. Persona me thika ishin infiltruar në mitingun e PS-së dhe po i afroheshin profesorit. Braho rrëfen luftën e saj dite për të shpëtuar Pëllumbin nga njerëzit e Sali Berishës. Nisur nga rrëfimi i Brahos, por edhe nga qindra dëshmi dhe dokumente të kohës, tentativat për vrasjes së Pëllumbit, është vetëm një fije në perandorinë kriminale të atyre viteve, ende sot e pandëshkuar nga drejtësia.

Rrëfimi i Spartak Brahos

“Arritëm në rrugën e Pallatit të Sportit. Zbritëm dhe ecëm në drejtim të tij të rrethuar nga turmat e popullit që na priste me entuziazëm. Me kujdes, duke mbajtur profesorin, pash midis turmës disa fytyra të dyshimta që ishin përzier dhe që synonin të futeshin brenda në Pallatin e Sportit. Ecnim me vështirësi dhe disa metra para hyrjes kryesore pash dikë që nxori thikën dhe po shtyhej në drejtimin e grupit kryesor. “Ky është ai i masakrës”, mendova.

Dhe dikujt që nuk më kujtohet, i bëra shenjë duke i thënë ‘mbërthejeni atë mut’, duke e treguar me gisht. Por, rreziku nuk kishte kaluar. Pikërisht në hyrje të derës së Pallatit të Sportit, pjesa sipërme e së cilës ishte veshur me xham, u zgjat një shufër e gjatë hekuri dhe goditi në drejtim të kokës së profesorit. E pash personin ishte L. Dauti bashkë më vëllanë e tij. Xhami u thyer në mes dhe një copë e madhe në formë trekëndëshi me majë poshtë mori drejtimin për të rënë mbi kokat tona, ku më pranë ishte profesori. E shtyva profesorin me forcë që të kalonte edhe atë gjysmë metri të derës. Copa e rënë e xhamit ra me forcë mes trupave tanë, por profesori kishte shpëtuar. Një shoqërues i tij shtrëngonte dorën e gjakosur. Xhami kishte goditur atë.

U futëm në sallë  e elektrizuar nga thirrjet e simpatizantëve socialistë prisnin. Të sigurt që ia kishim hedhur SHIK-ut dhe policisë së Sali Berishës për të na prishur mitingun dhe për të na masakruar. Por mua në vesh për shumë kohë më kumbonte një zë: “Të masakrohet Servet Pëllumbi”.

Lidhur me këtë ngjarje, profesor Servet Pëllumbi kujton se atë që nuk u realizua për ta masakruar atë në 22 maj 1996 në Durrës, Sali Berisha e realizoi në 28 maj 1996 në mitingun e PS-së sheshin Skënderbej në Tiranë. Fotografia e gjakosur e tij së bashku me një gazetar spanjoll shëtiti kryefaqet e agjencive botërore.

Disa muaj më parë, pikërisht në 22 dhe 29 mars ishin masakruar nga SHIK-u dhe Policia Sekrete Ndre Legisi, Edi Rama, Erion Braçe, Bardhok Lala (gazetar i gazetës Koha Jonë), etj.

Më 19 qershor 2020, prof. Servet Pëllumbi, pasi lexoi shënimet e mësipërme, më dërgoi këtë mesazh telefonik: “Spartak, të falënderoj dhe të uroj për intervistën. Kujtesë fenomenale ke për ato vite të vështira që kemi përballuar. Fakte që kurrsesi nuk duhet t’i harrojnë rilindasit e sotëm!”.

Pak ditë më parë, mbas një sinjali të dhënë nga polici V. Hoxha shpëtova nga arrestimi policor i urdhëruar nga neo-fashistët, drejtues të policisë dhe të SHIK-ut, Artan Kalaja, Flamur Muka, Ilia Ilia etj. Kontrolli i egër dhe i beftës i banesës në orën 02:00 të natës, më detyroi ë largohem duke rrezikuar jetën dhe të kaloj në ilegalitet. Por, po atë natë shumë aktivistë të tjerë të Partisë Socialiste u arrestuan dhe u keqtrajtuan dhunshëm, duke u hedhur kanaleve të ish-kënetës.

Ishte llumi politik i Partisë Demokratike simbol i së cilës ishin militantët e saj Vefi Çako, Agim Kashami etj., që rrahën komisionerët e PS-së dhe mbushën kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve, duke arritur fitoren fenomenale të PD-së 120 %!

Nuk kam për ta harrur kurrë rrahjen e dhe plagët që morën aktivistët e PS-së atë ditë si doktor Anastas Qerimi, Dylbere Hysi, Aliosha Qamo, Ilir Tanko të kryer nga llumi i PD-së, të mbështetur nga kriminelë të sapo liruar nga burgu për t’u përdorur”.(Shqiptarja.com)

4 komente në “‘Pash dikë që nxori thikën’, Spartak Braho: Njerëzit e Berishës tentuan masakrimin e Servet Pëllumbit në ’96-ën në Durrës, si i shpëtova arrestimit”

  1. Konjak says:

    O Xha Braho , po ci ke keto gjeagjeza , je burre plak e s’te kane lezet genjeshtrat . Edhe z Berisha ka problemet e tij , por ceshtie qe s’na hijne ne pune , per problemin qe kemi te gjithe se bashku , varferine . Dhe te kerkojme rrugen e duhur , ndoshta shpetojme edhe ne nga kjo gjendie katastrofike ku ndodhemi . Sipas moshes dhe pervojes qe ke , a nuk mundesh ti ftosh shqipetaret te gjejne rrugen e duhur , per te ndryshuar , per mire , jeten e tyre , ngjer tani teper te veshtire . Nese s’mundesh te besh mir , mos trazo kot me kot popullin , pra mos bej keq njerezimit . Nese ke inat Berishen e te tjere si Berishen , shko ziuni ne qender te TIranes , sa tu dali inati .

  2. ⚖️⚖️⚖️ says:

    Gazidede, dora kriminale eBerishës .

  3. Lanabregesi says:

    Keto ngjarje nuk duhen harruar, por perseritur cdo dite, qe brezi i ri ta dij se Sali Berisha ka bere krime te llahtarshme,dhe pd eshte parti kriminale, qe nuk duhet votuar kurr me.

  4. 777basha says:

    Si taku e berisha Nano likja gramoz deritek ramuti jan klysha komunist ,she spina te ish regjimit prandaj jemi ku jemi sot nga kto legena e zhulaq qe tregoinla leprat e partia, taku kto prralla tregojn kalamajve qe te tremen ne dark
    prralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje