Përfundon "pazari" Duka-Basha, firmoset marrëveshja: Ky është kushti që i ka vënë kreu i PAA

13 Janar 2021, 16:36Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshje me aleatin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Dukën për zgjedhjet e 25 Prillit.

Mësohet se Duka i ka kërkuar Bashës që të ketë një vend të sigurtë në listën e Durrësit.

Ndër të tjera, mësohet se PAA do të ketë kandidatë pjesë të listave në 12 qarqe. Kryedemokrati Basha po vijon takimet me aleatët e tjerë.

Lideri demokrat ka pranuar që Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht te pjesa fituese.

Në 11 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në cdo qark, por jo në listën fituese.

Ndërkohë që në përfundim të procesit zgjedhor votat e marra nga kandidatët e PAA-së do të mblidhen për t’u përkthyer në poste në rast se arrijnë të qeverisin vendin ose zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu bëhet me dije se kryedemokrati, Basha në vijim të punës për zgjedhjet e 25 prillit të 2021 vijon takimet me aleatët e tjerë. Këtë të mërkurë kryedemokrati është takuar me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Sa i përket aleatit kryesor të Bashës, LSI-ja do të dalë me listat e veta në zgjedhjet parlamentare.

7 komente në “Përfundon “pazari” Duka-Basha, firmoset marrëveshja: Ky është kushti që i ka vënë kreu i PAA”

  1. fati says:

    Sigurisht na rrofshin kryetaret, pa per partite shofim e bejme, s’ka rendesi. Rendesi ka qe kryetari te behet deputet.

  2. cipini says:

    Matrapazet e pazarit te vjeter te Tiranes qe shisnim kepuce e rroba te vjedhura. Rrofte “demokracia” e PPSH.

  3. Dajti says:

    Mbas 6 muajesh lepirje me ne fund Duka i krimit e siguroj deputetllekun nga vici i Saliut Lul koqja.

  4. vlora says:

    Turp per keta kryetare lapanjoze. Me cfare fytyre do krekosen ne parlament kur dihet qe aty jane jo per merite po me makinacione.Vet anetaresia e PD duhet ti thote ndal kesaj praktike koruptive.Une jam votues i pd ne vlore dhe po qe se ka ne liste ndonje kryetar partie parazite ne liste voten time do e jap per partite e tjera te reja

  5. lavdosh says:

    domethene ne Durres PDja ka te garantuar 3 vende, le te themi 4 vende.
    Si mund te vije PD ne pushtet me keto objektiva?

  6. elbasoni says:

    paa fiton bindshem edhe ne elbason sepse ka kanidat njo prej figuarave me te mira te qytetit profezor edmond bicoku. ai asht ma i ndershem dhe ma i miri sepse edhe kollaren e ka jeshile. fitore edmond bicokuut ta paa

  7. Loku says:

    Ja u zgjidh edhe nje problem i madh U be kryetari i nje partie deputet.
    Ketu perfundojn partite e vogla te kualicionit madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje