“Shkelësi më i madh i Kushtetutës”! Meta “përplas” ashpër Andi Bushatin me Baton Haxhiun: Në konflikt interesi me Kryemadhin

13 Janar 2021, 22:47Politika TEMA

Roli i Presidentit të Republikës, Ilir Meta si kryetar shteti gjatë mandatit të dytë të qeverisë “Rama” ishte një nga temat e diskutimet në emisionin “Shock” mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut.

Për gazetarin Bushati fakti që presidenti i ka kthyer kësaj mazhorance 50 ligje tregon se janë në “një  konflikt përtej të zakonshmes”.

Kthimin e ligjit më të fundit për mineralet, ai e konsideroi të drejtë pasi qeveria tha Bushati po i heq tatimin duke e justifikuar me pandeminë.

Kurse mendim tjetër paraqiti Baton Haxhiu, i cili tha se Meta nuk e ka kuptuar se si president duhet të ishte i “baraslarguar nga dy palët” politike në vend.

“Presidentin që është një post honorifik, Meta e ka kthyer në post politik. Presidenti realisht është shkelësi më i madh i Kushtetutës në historinë shqiptare”, tha z. Haxhiu.

Andi Bushati kundërshtoi këtë argument duke thënë se kur pushtetet në Shqipëri janë përqendruar në dorën e Edi Ramës, po shihen si shkelje e rëndë dalja kundër e Metës.

Për z. Haxhiun nëse çështjet e përplasjes mes mazhorancës dhe Presidentit do të përfundonin në gjykatë, Meta do të ishte humbësi më i madh.

Ai shkoi më tej duke thënë se Meta mban postin e Presidentit në kushtet e konfliktit të interesit duke iu referuar faktit se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi drejton një forcë politike.

“Një president nuk duhet të ishte në karrige duke pasur gruan kryetare partë kjo nuk është çështje morali është në konflikt të hapur interesi”, tha ai.

Bushati nga ana tjetër tha se në një sistem republike nuk është e pranueshme që Presidenti të ketë nga pas një forcë politike, por e konsideroi si “të keqen më të vogël”.

“Republika jonë nuk pranon një president që të ketë nga pas një forcë politike pasi dihet që Ilir Meta është LSI dhe LSI është Ilir Meta.

Por mes një kryeministri të kapur nga oligarkët dhe një presidenti të kapur nga vetvetja, unë zgjedh këtë të dytën”, përfundoi z. Bushati./euronews

3 komente në ““Shkelësi më i madh i Kushtetutës”! Meta “përplas” ashpër Andi Bushatin me Baton Haxhiun: Në konflikt interesi me Kryemadhin”

  1. Ray says:

    Meta eshte Mbrojtesi i vertete i Kushtetutes , dhe Buushati ka plotesisht te drejte .
    Ato cfare thote ky budallai Betoni i EDI RAMES, jane pislleqe morale te ketij sherbetorit te Rames .
    ..
    Te gjitha ligjet qe Rama conte per miratim tek Meta ishin totalisht ligje korrupptive,
    Rama krijon ligje si e si te justifikoje vjedhjet qe ben ne tendera ne PPP , ne cdo gje

  2. Patroiti says:

    Me ato shkelje ligjore e kushtetuse ka ber Ilir Meta ne postin e presidentoit , ja kalon edhe Donalt Trampit ne Amerik.
    qe se shjpejti dota gjukoi Senati, per turpin boteror qe i vuri demokracis amerikane, gjat sulmit dhe pushtimit te kongresit , Kapitol Hillit., ku mbeten te vrere 5 vete dhe dhjetra te plagosur. anjher sesht vone, me mire vone se kurre
    ilir Meta me shkelje ligjore e filloi porsa ishte emeruar president , duke u bere thirje mbeshtetesve per armatosje e dhune para zgjedhjeve te 2017 dhe ne vazhdimesi, ka treguar se dote bej heroizma, si Alendja ne Kili, si Vojo kushi e Vni Rustemi, ka mese dy vjet qe esht larguar nga kostumi i presidentit dhe ben politik, shpesh here ashtu si Berisha edhe ky idrejtohet qytetareve per ndryshim pushteti, del gjithnje ne krah te opozites, ku ka gruan kryetare te LSI, plus qe esht ber qesharak me dekretimime e mosdekretime ministrash, apo dergimi kohet e fundit dergoi si kandidature zonjen Betja qe si ploteson kriteret per antare te gjukates kushtetuse dhe skerkon te largohet zonja Vitore Tusha qe i ka mbaruar mandati ka tre vjet

  3. Anila says:

    Respekte Baton Haxhiu. Je analist i shkelqyer.
    Na nderon ne televizionet tona, flet sakte, rrjedhshem , pa arrogance , qete dhe shume profesional.
    Mezi presim te degjojme anslizat e tua ne emisionet televizive.
    Zoti te bekofte!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje