STUDIMI: Qelizat kancerogjene kalojnë në "gjumë" letargjik për t’i shpëtuar kimioterapisë

13 Janar 2021, 18:08Sociale TEMA

Studiuesit kanë zbuluar se qelizat kancerogjene sillen në mënyrë “hileqare” kur përballen me kimioterapinë. Ato kanë aftësinë të hyjnë në një fazë gjumi në mënyrë që të shmangin kërcënimin që u paraqitet. Sipas studimit të kryer në Universitetin e Torontos, qelizat kancerogjene “marrin peng” një mekanizëm evolucionar të mbijetesës për të kaluar në një gjendje “gjumi” derisa të ndalet kimioterapia.

Krijimi i terapive që vë në shënjestër këtë sjellje të qelizës mund të parandalojë rigjenerimin e tumorit. Dr. Catherine O’Brien dhe ekipi i saj në Qendrën e Kancerit Princess Margaret në Kanada, thotë se tumori vepron “si një organizëm i tërë, i aftë të kalojë në gjendjen e ndarjes së ngadaltë, duke kursyer energji që asaj i duhet për të mbijetuar”.

Ajo e krahason këtë me kafshët që hyjnë në letargji gjatë dimrit, kur kushtet mjedisore bëhen të vështira. Dr. Aaron Schimmer, drejtor i Institutit të Kërkimeve në këtë universitet, thotë se sjellja e qelizave i ngjan asaj të “arinjve në dimër”.

“Ky studim na tregon gjithashtu se si t’i vëmë në shënjestër këta “arinj” që flenë, në mënyrë që ata të mos kalojnë në letargji dhe të zgjohen për t’u kthyer më vonë, papritur”. Ai mendon se ky adaptim i qelizës mund të jetë shkaku kryesor i rezistencës ndaj ilaçeve. Konkluzioni në të cilin arritën shkencëtarët erdhi pas vëzhgimit të qelizave të kancerit të zorrës së trashë.

Gjendja në të cilën hyjnë qelizat kur sulmohen nga kimioterapia është e ngjashme me diapauzën, strategjia e mbijetesës që ndjekin mbi 100 specie gjitarësh. Kur këto kafshë janë në gjendjen e gjumit letargjik, ndarja qelizore ngadalësohet, e njëjta gjë që ndodh me qelizat kancerogjene.

“Qelizat kancerogjene e adaptojnë këtë strategji mbijetese të ruajtur në mënyrë evolucionare, e cila siç duket ka humbur te njerëzit”, shpjegon Dd. O’Brien.

Kur qelizat janë në këtë gjendje, ato aktivizojnë një proces qelizor të njohur si autofagia (do të thotë “vetë-gllabërim”). Ndërsa ndodh ky proces, dhe nëse nuk ka lëndë ushqyese të tjera, qeliza ushqehet me proteinat e veta dhe pjesët e tjera qelizore për të mbijetuar.

Pasi e konstatuan këtë sjellje, shkencëtarët u përpoqën të pengonin autofaginë dhe zbuluan se qelizat kancerogjene ishin shkatërruar, pasi iu nënshtruan kimioterapisë.

Shkencëtarët thonë se terapitë e reja duhet të vënë në shënjestër qelizat kancerogjene në këtë gjendje para se të fitojnë mutacionet gjenetike që nxisin rezistencën ndaj ilaçeve.

1 komente në “STUDIMI: Qelizat kancerogjene kalojnë në “gjumë” letargjik për t’i shpëtuar kimioterapisë”

  1. Ray says:

    Besoj se e ka shpjeguar gabim , ate momentin kur vepron Autofagia
    Sepse autofagia vepron kur njeriu nuk ha per 36 ore,
    ne kete rast qelizat duke mos pasur ku te marin energji,
    marin energji duke ngrene qelizat e vdekura dhe ne kete menyre e pastrojne organizmin nga semundjet e mudneshme qe mund te lindin nga qelizat e vdekura ,
    Dhe midis ketyre qelizave te vdekura ato hane edhe qelizat kanceroze qe jane ne formim e siper ,
    por nqs qelizat kanceroze jane krijuar
    dhe kane zene nje bazament te mire ne organe, atehere Autofagia i ndihmon keto qeliza dhe i ben te rezitueshme ndaj ilaceve apo kimiotherapia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje