VIDEO/ LSI ngre problemin serioz: Më përpara njerëzit pinin dy kafe në ditë, tani me Edi Ramën pinë një kafe në dy ditë

13 Janar 2021, 17:37Lifestyle TEMA

Kryetarja e LSI-së dëgjoi disa anëtarë të LSI për problemet e tyre ekonomike apo problematika që hasin shpesh në zonën ku jetojnë.

Vëmendje mori ankesa e një prej banorëve i cili i ankohet Kryemadhit për situatën ekonomike dhe përmend se tani nuk ka mundësi të pijë dy kafe në ditë, por veç një kafe në dy ditë.

“Do ta filloj te çështja ekonomike. Po të shohësh tavolinat, të gjithë njerëzit, më përpara pinim 2 kafe në ditë, sot pimë një kafe në 2 ditë. Është e tmerrshme. Një shok shkonte në 3-4 punë dhe thotë më mirë të udhëtoj me një betoniere se i hapet rruga më përpara, polici e respekton më shumë, ecën më shpejt se sa një makinë e vogël, ka edhe më pak kosto”, u shpreh qytetari.

5 komente në “VIDEO/ LSI ngre problemin serioz: Më përpara njerëzit pinin dy kafe në ditë, tani me Edi Ramën pinë një kafe në dy ditë”

  1. lavdosh says:

    gallate dhe llogje kafenesh

    Shpresa dhe fryma per te ardhur ne pushtet!

    1. Revizori says:

      Kjo eshte me shume se gallatë kafenesh. Kjo gjendje mendore e ketyre njerezve eshte per te ardhur keq, sepse ky koqe kandari do votojë per LSI, sepse “me jep nje kafe me shume ne dite”.
      Se si, se qysh, se tek, ai nuk di gjë. Ai do kafen qe pinte me perpara.
      “Zot i madh që je ne Presidencë. Kafen tone të perditeshme falna sot.”

  2. Petro says:

    shikoni punen mor plehra, lejini kafet o rrace hajdaresh.

  3. floriri says:

    Ne fakt keshtu eshte nuk pine kafe por uiski…..

  4. E verteta says:

    O Zot o Zot, po prandaj e kthyet Shqiperine e mjere tek ndejtja ne kafe, se punen ta gjente LSI-ja. O primitiv, u shporrshit nga politika. Mos e dhente Zoti qe qytetaret shqiptare te votojne keto horra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje