Vjosa Osmani presion mbi institucionet e sigurisë për shtetësinë e Ditmir Bushatit, pritet aderimi i tij në Vetëvendosje

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas një fushate të gjatë kundër establishmentit në Prishtinë dhe mitizimit të Albin Kurtit, këto ditë pritet të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.

Aderimi i Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje është shtyrë deri më tani, meqë ai nuk e posedon shtetësinë e Kosovës.

Por, pas shkuarjes së presidentit Thaci në Hagë dhe zëvendësimit të tij nga Vjosa Osmani, kjo gjë si duket tashmë është cështje ditësh.

Për ta zyrtarizuar aderimin e Bushatit në Lëvizjen Vetëvendosje, burimet e Gazetës Metro tregojnë se Vjosa Osmani është duke bërë presion mbi institucionet e sigurisë që t’i përshpejtojnë procedurat e verifikimit për Ditmir Bushatin, të cilat janë parakusht për t’ia dhënë atij nënshtetësinë e Kosovës.

“Z. Bushati tashmë e ka bërë kërkesën në Presidencë për nënshtetësi të Kosovës. U.d e Presidentës është duke u marrë personalisht me këtë ceshtje dhe u ka kërkuar institucioneve të sigurisë që t’i kryejnë procedurat e verifikimit të tij me procedura të përshpejtuara, që ajo të mund t’ia nënshkruaj atij dekretin.

Për shtetësinë e Bushatit ditë më parë janë interesuar edhe zyrtarë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Presidencë, të cilët kanë diskutuar me kabinetin e u.d. Presidentes“, ka thënë një burim i Gazetës Metro brenda Presidencës.

Sipas këtij burimi, Vjosa Osmani po e keqpërdor pozitën si u.d Presidente për t’ia bërë këtë edhe si favor Albin Kurtit, duke e paijsur me nënshtetësi Ditmir Bushatin, i cili pritet të aderojë më pas në Lëvizjen Vetëvendosje.

Si duket qëllimi politik i Kurtit, duke e katapultuar Ditmir Bushatin në Lëvizjen Vetëvendosje, është që njëkohësisht ta dëmtojë pozicionin e Glauk Konjufcës, i cili në publik ka filluar të shihet si rival i brendshëm i tij.

Konjufca kishte fituar simpati në publik sa kishte shërbyer si kryediplomat i Kosovës dhe popullariteti i tij është duke u rritur./gazetametro.net

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Vjosa Osmani presion mbi institucionet e sigurisë për shtetësinë e Ditmir Bushatit, pritet aderimi i tij në Vetëvendosje”

  1. Konica Usa says:

    Ditmir Bushati do e ndihmonte dhe nderonte Kosoven si minister i jashtem!

    1. Roberto says:

      Do ishte budallaleku me i madh nese kjo eshte e vertete. Nuk ka lidhje Ditmir Bushati me nje loqe si Albin Kurti. Nese e ben kete gabim do humbasi te gjithe respektin qe kemi patur per punen e tij.Une keshtu e gjykoj dhe shpresoj mos jete e vertete sepse fjalet e liga nuk pushojne asnjehere per te futur spica per interesat e tyre.

    2. Mehmet Pashë Plumbi says:

      Edhe ti o Brut ? ? ? . . .

  2. Haka Tekizoti says:

    Bushati është në të drejtën e tij të marrë shtetësitë që i pëlqejnë ose që mendon se i shërbejnë të ardhmes së tij, ashtu si edhe të bëhet anëtar partie në të gjitha partitë që i shkojnë përshtat tipit të tij, por duhet të sqarohet nêse i lejohet të jetë anëtar i dy partive në dy shtete të ndryshme, si edhe të mësojë se si e qysh e kur mund t’i përdorë të dy lugët për të ngrënë në dy sahanë, dhe si do t’i kalojë lugët në doganat përkatëse, si pasuri të patundshme apo si pasuri të tundshme. Do ishte mirë gjithashtu që të paktën ta përdorte për të prodhuar energji të pastër me shfrytëzimin e erës flugerin e tij që i tregon se nga fryn era. Ky rast tregon mbi të gjitha se PS-ja është për t’u përgëzuar që arrin të prodhojë kuadro që mund të përdoren njëherazi e me efikasitet të plotë në shumë shtete.

  3. Kim été says:

    Shtetësi i dhamë dhe Kosovares që na përfajqsoj në Eurovizion, përse politika e Kosovës të ngadalsoj për politikan të njohur një formalitet te tille.

    1. Ilirjan says:

      Sepse ka ligje, ka rregulla dhe shume mire eshte qe te respektohen deri me nje.

  4. Sokol says:

    Tani ja hodhi bythes Kosova

    1. Mondi says:

      😂😂😂😂😂👍

    2. Pela Haxhise says:

      @ Sokol Tashi do luej bethen Kosova A keni ndonji “holandez” ne Kosove se Dhimitrit i pelqen ….

  5. Luli says:

    Nje trase e re e politikanve. Ik nga shqiperia shko ne kosove. Do behet virale, si cdo dukuri tjeter.

  6. Landi says:

    Duke kaluar ne Vetvendosje Bushati behet Grup dhe me Sali Berishen tani,sepse Vetvendosja eshte Byth e Breke dhe merr mesime nga Saliu si ti bejne Revolucionet Proletare.Si i behet tani do e quaj Sala tani Z Bushati ,Ditzi apo ne emer Ditmir.Ju te gjithe jeni per tju hedhur rrugve,po kush do e beje,eshte puna.

  7. SHKODRANI says:

    Kisha krijuar nje respekt te vecante per Ditmir Bushatin si per te edhe per orgjinen e familjes se tij, pavaresisht se babai i tij ka qene Sekretar i pare ne Shkoder. Nuk e kuptoj se cfare e lidh z. Ditmir Bushatin me vetevendosjen se per Shqiperine, nuk ka kuptim fare, megjithate eshte zgjedhja e tij, por kjo zgjedhje do ta nxjerre nga politika, nuk e di se cafre e lidh me Albin Kurtin Ditmirin, mendoj qe nuk pershtaten fare si ne koncept ashtu dhe shperndarjen gjeografike dhe te berit politike. Te shofim se cfare do te dale nga ky bashkim arificial i pa kuptim.

  8. Viola says:

    Tani i ka te sigurt kufijte Kosova.Po ate videon e Brazilit thua ta kete akoma Saliu.

  9. shkodrani says:

    Ky zagari ketej,ta jep pasoshin per 8 ore….vjosa me sa duket nuk merr para.

  10. Timi says:

    Bushati do i shërbente shumë Kosovës por edhe vetëvendosja do mësojë nga Bushati. Si p, sh të rrijë larg Saliut e e Metës. VV janë atdhetarë por shumica të rinj e të papjekur. Ju duhet një si Bushati.

  11. Tetova says:

    Ci duhet Kosoves ky? Me mareveshje na sjell neve studente nga Tetova ne Tirane per nje ligjerata e pastaj Ik nga Ministria dhe e presim 5 ore, ai nuk duket.
    Ja cfare rrugaci eshte.
    A e imagjinoni se cila kafshe vepron keshtu

  12. Scandal says:

    Ku eshte problem ketu nje Shqiptar kerkon nenshtetsin e pjeses se ndar te Shqiperis,le te plas hasmi se ne Dardani po fryn nje ere e rinis athetare e cila po i fundos parti e vjetra po i dergon ne histori,dishka qe ne Shqiperi po mungon por shpresojm se edhe kjo vetdije do arrij edhe ne Shqiperi se boll ma me Saliha,Ilira e Rama…..

  13. Gjuha shqipe says:

    Si nuk u mesuan kurre shqiptaret,
    e sidomos mediat, televizionet qe shkruhet
    “neshtetesi” dhe jo “neneshtetesi”…

  14. Veshgues says:

    Ky veprim e ngre me lart figuren e Konjufces ne syte e publikut Kosovare!

  15. Jimi says:

    Ne nje deklarate te disa diteve me pare, i pyetur nga gazetari per pozicionin e tij politik ne PS, deklaroi se nuk kishte ndermend te nderronte fanellen!

  16. maga says:

    Një gjë shumë pozitive bashkëpunimi i shqiptarëve jashtë kufijve arbitrarë të 13-ës
    Më së normale për një lëvizje që kërkon bashkim kombëtar shqiptar si vv-ja.
    Të gjitha partitë shqiptare duhet të lënë përfaqësim mbarëkombëtar.
    Çakejtë e lobit grek që duan të pengojnë shqipërinë e madhe,qëllimisht hedhin baltë mbi kurtin dike e pataqitur si njeri të antishqiptarit berisha.
    Kjo sajesë e lodhur nuk pi më ujë.
    Lë të shpresojmë që një forcë kombëtare të formohet edhe në shqipërinë londineze që ti jap fund përpëltitjes 30 bjeçare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *