Zhvillohet algoritmi që i njeh fytyrat edhe me maskë

Në SHBA, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka zhvilluar një algoritëm të aftë të njohë fytyrat me efikasitet 96%, edhe nëse ato janë me maskë.

Kjo u njoftua nga i njëjti departament në fund të një prove, duke specifikuar që sistemi do të përdoret për të parandaluar personat që të heqin mbrojtjen në aeroporte ose porte.

Testi u krye në 582 vullnetarë, përfaqësues nga 60 vende.

Gjithashtu, u testuan dhjetë algoritme të ndryshëm dhe gjashtë sisteme të marrjes së imazheve.

Pa maskë, mesatarisht, performanca pati një normë identifikimi 93%, me sistemin më të mirë që arriti 100%.

Për sa i përket përdorimit te personat me maska, mesatarisht, shkalla e suksesit ishte 77%, por sistemi më i mirë arriti 96%.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Zhvillohet algoritmi që i njeh fytyrat edhe me maskë”

  1. tironcipatriot says:

    Shume gje e mire, kriminelet dhe hajdutet qe perdorin maska te identigikohen same pare, do thoni ju ne kemi te tille ashiqare dhe spo denohen, por te pakten dikush te denohet o vlla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *