Priten rreshje instensive, KESH merr masa paraprake për t'i paraprirë situatës

17 Janar 2021, 17:38Ekonomia TEMA

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka dhënë një njoftim të rëndësishëm, ku tregon se në ditët në vijim priten reshje të dendura shiu.

Sipas KESH, parashikohet që në periudhën 22-26 janar prurjet në hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës të rriten ndjeshëm.

Për të shmangur përmbytje të zobnave të banuara, KESH njofton se shkarkimet do të menaxhohen, me kujdes duke ndjekur me dinamikë zhvillimet meteorologjike.

Njoftimi i KESH:

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës  u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.

Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik

1 komente në “Priten rreshje instensive, KESH merr masa paraprake për t’i paraprirë situatës”

  1. Aliu says:

    jam nje ish punonjes i energjitikes. Ju pergezoj per cfare kini bere deri tani. Por me njohjen qe kam iu rekomandoj te kini kujdes sepse prurjet ne kohe plotash te lumit Valbona, lumit Lekbibaj,lumit Shala, Lumit berisha dhe lumit Gomina jane te tilla qe kriojone mundesi shkarkimesh te nveleve mbi 1500-2000m kub/sek nga Liqeni i Komanit dhe keto shkojen ne Liqenin e Vau dejes ku kupa e liqenit eshte e vogel; pra duhet dodmosdoshmerisht te shkarkoni edhe rreth 2000m kub/sek!… Ne keto permasa nese ka shira ne nenshkoder kuptohet se permasat e permbytjes jane te medha.. Kosideroni edhe kete skenar. Kujdes dhe zoti i ndihmofte. Aliu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje