Makthet ndaj shqiptarëve në kufinjtë e Europës dhe fundi i pandemisë

18 Janar 2021, 14:04Blog TEMA

Nga Dashamir Bicaku

Përhapja e pandemisë së virusit COVID- 19, që prej fundvitit 2019, veç dëmeve shëndetësore me mbi 2 milionë të vdekur nga 100 milionë persona të infektuar. Shumë të tjerë luftojnë me virusin e parecedentë që solli çrregullimin e jetës shoqërore, ekonomike, politike, sportive e kulturore në të gjithë botën. Stadiumet, kinematë, muzetë, baret restorantet aktivitetet sportive e kulturore mbeten të të heshtur. Fatura ekonomike vijon të rritet në shifra të frikshme ndërsa masat shtrënguese, nisja e vaksinimit të popullsisë, përçojnë shpresën kur virusi të jetë larguar, njerëzit do rikthehen gëzueshëm jetës normale, por jo edhe pa pasoja. Duket ende ëndërr zhurma e valixheve të udhëtarëve e thirrjet e të afëmrve të tyre në aeroportet, portet detare, terminalet e autobuzëve në mbërritje apo para nisjes drejt desitnacionit të ardhshëm. E sigurisht tashmë COVID-19 ka krijuar një makth në ndërgjegjien njerëzore mbi rikthimin e jetës në rrjedhën e zakonshme. Pavarësisht kësaj ardhja e zakonshmërisë është e pashmangshme. Fillimi i vaksinimit po e rizgjon këtë shpresë. Lëvizja e lirë do të rikthehet edhe pse mbase me shtrëngime sa i përket kushteve higjeno- sanitare. Kontrollet dhe pritjet në pikat kufitare po ashtu do të rikthehen. Por për shqiptarët ardhja e normalitetit pritet të ketë po ashtu anën tjetër të medaljes. Makthi i torturave e kontrolleve në kufinjtë e rajonit por edhe vendeve të BE-së, mbetet një përfytyrim i dhimbshëm e jo i largët. Mjaft të kujtojmë torturat në kufi me Greqinë vitin e kaluar e vite të hershme. Kjo sa për fajin tonë, të qeverive e administratave tona që kemi pasur ndër vite, por edhe për shkak të përfshirjes së elementëve të ndryshëm me etiketën “shqiptar”, por me tendenca kriminale, krysisht në trafikun e drogës por edhe në aktivitete të tjera kriminale.

Linja tokësore Shqipëri- Mal i Zi- Bosnje- Kroaci, Slloveni e më tej Itali ose Austri drejt vendeve të tjera të BE-së është nga më të zakonshmet e emigrantëve shiptarë në rrugëtimin drejt vendeve ku jetojnë e punojnë apo anasjlltas drejt familjeve të tyre në Shqipëri. Këtë rrugëtim zgjodhi këtë verë edhe një nga miqtë e mi, kur pandemia ishte në rënien e saj pas valës së parë. Duhej të udhëtonte drejt Bazelit në Zvicër me makinë. Ndërsa po bisedoja një ditë me të, më rrëfeu dhimbjekokën e kësaj rruge. Tortura niste që në kufirin me Malin e Zi, kur policët nuk linin vend pa shqyer në makinë, me shpresën se do të gjenin mallin e dyshuar, edhe pse nuk kishin asnjë informacion apo së paku një qen antidrogë. Nëse nuk kishin dyshime sigurisht dëshira për të marrë ndonjë plaçkë i intrigonte jo pak kontrollorët. I njejti trajtim vijoi edhe në Bosnje. Në kufirin kroat (shtet për të cilin shumë shqiptarë të Kosovës kanë dhënë edhe jetën), diskriminimi dhe përçmimi nuk kishte kufij. Çdo çantë personale, rroba, bagazhe bëheshin lëmsh e prekeshin me duar nga policë që nuk tregonin respekt për privatësinë e një njeriu, e as që bëhej llaf që të respektoheshin largësitë higjeno- sanitare. E historia nuk qe më e lehtë në Slloveni, ku intervistmi dhe verifikimi i hollësishëm i pasaportave, i vulave të hyrje- daljeve, e hollësi që policit më profesionit perënndimor nuk shkonin ndërmend, ishin pjesë e procedurës në kufirin slloven. Dhe në çdo rast dyshimi për “mall” dhe provokimi për kësi çështjesh nuk iu rrëshqiste policëve dhe doganierëve.

Por Përse duhet të torturohen shqiptarët e ndershëm për shkak të reputacionit të keq që kanë disa pasaportëmbajës shqiptarë?- pyeste miku im i zhgënjyer e i revoltuar.

Dihet se trafikantët e drogës, bosët e krimit, por edhe punëtorët e tyre më të thjeshtë rrallë herë lëvizin me pasaporta të rregullta shqiptare. Pasaporta të rregullta, të blera apo të falsifikuara, në Bullgari, Rumani, Greqi, Hungari e vende të tjera të BE-së, janë pjesë e paketës së udhëtimit për çdonjërin nga përfaqësuesit e grupeve kriminale shqiptare apo të huaja që veprojnë në rajon dhe në BE.

“Më e lehtë ishte të kaloje në vendet e BE-së se sa në Maqedoni”,- më thoshte një mik vitin e shkuar. Sapo policët maqedonas shikonin pasaportën shqiptare niste përralla e tyre. Një person i revoltuar nga veprimet e policisë maqedonase guxoi të regaonte dhe të protestonte për veprimet aspak të ligjshme të policëve maqedonas. Këta të fundit i morën pasaportën ia grisën, e goditën, pa asnjë arsye dhe në fund e kthyen pas. Raste të tilla në pikat e kalimeve kufitare apo pika kontrolli në vendet e rajonit, apo edhe vendet e BE-së, me tendenca denigruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve ekzistojne dhe jane te trishtueshme. Janë të shpeshtë e për të mos thënë të zakonshëm. Shkaqet e këtyre sjelljeve sipas perceptimit tim lidhen sa me vulnerabilitetin e asaj pjese të pasaportmbajtësve shqiptarë, aq edhe me elementë kriminalë që e kanë të udhës tashmë të mbajnë dhe të transportojnë në makinat e tyre mallra të jashtëligjshëm. Por nuk “qëndrojnë aspak pas” në këtë aksion në dëm të shqiptarëve dhe autoritetet tona. Herë pas here pafatësia e drejtësuesve, herë mefshtësia e tyre apo edhe mosnjohja e rregullave dhe e ligjeve të reciprocitetit ndërkombëtar detyron shqiptarët të vuajnë pa arsye. Duket sikur herë pas here të shfaqen sikur e kanë të shkuar në ballë se janë të destinuar të jenë Sizifët e kohëve moderne që pasi kanë bërë shumë sakrifica detyrohen të kthehen sërish në pikën e nisjes.

Rradhët e emigrantëve shqiptarë në kufirin grek herë pas here janë kthyer në Golgotë edhe pse kohëve të fundit më të rralla. Por kjo u pa edhe në rastin e pandemisë në verë, kur grekët kërkonin tampone të 24 orëve të fundit kur njerëzit qëndronin në rradhë me ditë. Këtu e 10 vite vite të shkuara një ish- drejtor i policisë kufitare të Gjirokastrës, guxoi t’iu kthente i pari monedhën e reciprocitetit kolegëve të tij grekë. Pas refuzimit të kalimit të shqiptarëve drejt Greqisë ai vendosi të njëjtën masë ndaj grekëve dhe mallrave që duhej të hynin në Shqipëri. “Alarmi i kuq” u dha shpejt në palën greke. Situata u normalizua shumë shpejt, grekët ngritën truan dhe lëvizj rinisi. Reagimi i autoriteteve shqiptare në shumë raste ka qenë krejtësisht i papërfillshëm ndaj këtyre praktikave denigruese ndaj qytetarëve të vendit të saj. Sigurisht që kjo nuk duhet të lejohet të vazhdojë pa fund.

Edhe pse mund të duket se nuk është momenti, autoritetet shqiptare duhet të zgjohen nga ky lloj gjumi i “fqinjësisë” së mirë, për të vënë në përparësi interesin e qytetarëve të tyre se sa frikën se nëse bëjmë këtë apo atë hap kundër këtij apo atij vendi, ata mund të marrin hapa të dëmshëm ndaj nesh Askush s’mund të ndërmarrë hapa të tillë ndaj nesh nëse ne tregojmë integritet dhe seriozitet në sjelljen tonë të përditshëm dhe mbrojmë bashkëkombasit tanë. Sigurisht pjesa e njerëzve që rrojnë me djersën e ballit duhet të veçohen grupi tjetër që tashmë kanë profesion të tyrin trafikun e drogës, kontrabandën, falsifikimin e dokumenteve e gjithçfarë i përket “botës së zezë” të krimit.

Ndaj veç rritjes së vigjilencës shëndetësore kundër pandemisë së COVID- 19 është momenti për të menduar edhe në largpamësi për atë që pret shqiptarët që do të udhëtojnë në pranverën që e afërt drejt vendeve të rajonit e BE-së. Fundi i pandemisë nuk është sot, por nuk është larg.

7 komente në “Makthet ndaj shqiptarëve në kufinjtë e Europës dhe fundi i pandemisë”

  1. Gome Celiku says:

    Dashamir, si ka mundesi qe ti njeh kaq shume veta qe paskan vujt ne kufi???

    Sepse une njoh plot, por raste te tila te padegjuara i kam.

    Ne mal te zi hyjn pa fund Shqiptare dhe vet policia eshte e kijdeshme mos shkakton incidendte diplomatike.

    Ne FYROM nje pjese e madhe e doganiereve jane Shqiptare dhe nuk di raste grisjesh pashaloporte dhe nese ka ndodh, turp per Shqiperine dhe Shqiptaret e FYROMit qe mbajne gjall ate pseudo shtet dhe e pushtojne vetrm per 1 dite.

    Raste te.tilla kontrolli ka por nuk jane aq te shumta sac i ben ti.

    Do ta rregullosh ti kete gje???

    Thuaji Edvinit te shfarrosi familjet mafioze ne Shqiperi, te shkaterroje Kulturen e trafikut te droges qe mbizoteron shume tek.verioret dhe anglezet e Kukesit.

    Sa per ndalimet ne mal te zi dhe FYROM , nomal qe Shqiperia duhet te reagoje 10 here me ashper, atehere kur ato ndalime jane jane rregullit gjithmone.

    Por boll me viktimizimin dhe ekzagjerimin, kaq di te them une

    1. Ujku80 kujton se jam piktor says:

      Gome e çeliku, mua sme duket i ekzqgjeruar as viktimizim. Si duket ti paske pas fat, qenkan lodh me tjeret policat e malit te zi, kroacise e sll9venet. Sa per maqedonsit, deri para ca kohesh te vrisnin, sot qenkan bo me kulture.
      Kto kontrolle te rrepta vec per n3 jane, se thone, do kene na i gjo kto shqiptaret…, se me mire syri se sa nami… edhe ne nami edhe mund tna ket dal pak qe duam tpasurohemi shpejt me mallra te ligjshem e te paligjshem. Naten dhe respekt per mendimin tend

  2. Bert tironsi says:

    Skam nigju na i trafikant prej kuksi ma te medhejt i ke mes tirans e durrsit ylli ndroqin shullazin lul berishen droge vrasje gjoba keta e degjenerun ket ven

    1. Asiii says:

      E kuptoj Lul berishen qe ka ndrru emrin po motra e vet pse e ka ndrru

    2. ÇIM M. says:

      Një artikull ku shpreh një realitet të dhimbshëm. Shqiptarët nuk janë ata “pasaportëmbajtësit”, nuk janë dele e zezë në mes të Evropës, por shembujt mbi dinjitetin dhe karakterin e shqiptarëve janë të panumurt. Në fakt vulën për karakterin dhe moralin e shpiptarit nuk duhet ta japë vetëm ky shkrim i gazetarit të mirënjohur, por edhe reagimi i institucioneve shtetërore dhe konkretisht i qeverisë.

  3. noc rroku says:

    a ta lumsha yll ndroqi konsulli i nderum. meksikant vijne pa viz ne shqiperi ndersa shqiptart dun viz per ne Meksik i bie qe ma shum e te kane interesu kartelet e meksikes se shiptaret…

  4. Asiii says:

    E kuptoj Lul Berishen qe ka ndrru emrin po motra e vet pse e ka ndrru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje