Carlo Bollino: Zbulohet kontrata e 'Pfizer' që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së

19 Janar 2021, 20:47Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Një nga më shumë se 1.000 portale që prodhojnë një përmbytje lajmesh në Shqipëri çdo ditë, normalisht ”kopjo dhe ngjit ”, publikoi sot kontratën midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane Pfizer e cila ishtë e destinuar të mbetet sekrete.

Një sekret tregtar, i kërkuar nga Pfizer për të gjitha vendet që kanë blerë vaksina, diktuar nga strategjia e kompanisë  për të mos zbuluar çmimin e shitjes, sepse ky mund të ndryshojë nga Shteti në Shtet.

Fakti që parlamenti vendosi të respektojë këtë klauzolë të fshehtësisë ngriti tymin e zakonshëm të dyshimit dhe akuzave nga opozita, duke imagjinuar se vaksina e vërtetë nuk kishte mbërritur kurrë dhe se Rama kishte injektuar thjesht ujë në vena.

Sidoqoftë, scoop-i këtij portali ka çmontuar edhe këtë blof gjigand të  opozitës. Tani që kontrata është në dispozicion për të gjithë, rezulton se nuk kishte asgjë për të fshehur, përveç çmimit (12 dollarë për dozë) të rezervuar për Shqipërinë.

Rezulton se Rama nuk kishte gënjyer për ekzistencën e kontratës, as për sasitë e vaksinave të rëna dakord me Pfizer (në total 499.590 dozave), as për kohën e dorëzimit as për kërkesën e konfidencialitetit, qe Pfizer e ka shenuar si klauzolë edhe në kontratë.

Siç ka ndodhur në raste të tjera, kur del e vërteta, gënjeshtrat e opozitës bien në sy si piramidat në shkretëtirë. Për vaksinën Pfizer, Partia Demokratike dhe analistët e saj gënjyen pa pushim për dy javë, duke ngulitur dyshime dhe akuza me qëllimin e vetëm të vinin në dyshim transparencën e qeverisë.

Problemi është se nuk është aspak e vërtetë, siç thotë shprehja popullore, që ”cudia më e madhe zgjat tre ditë”. Për shkak se kjo rrjedhë e vazhdueshme e gënjeshtrave, shpesh demaskuar nga provat e fakteve, ka korrozuar ngadalë besueshmërinë dhe imazhin e të gjithë opozitës.

Inauguruar nga mjeshtri Sali Berisha, dhe më pas kopjuar nga të gjithë vasalët e tij, strategjia e gënjeshtrës dhe shpifjes në tetë vjet opozitë jo vetëm që minoi besueshmërinë e Partisë Demokratike dhe LSI, por gjithashtu prishi peshën e atyre skandaleve të vërteta kundër qeverisë qe herë pas here u shfaqën, por qe shpejt u mbuluan dhe u varrosën përfundimisht në mjegullën e ngritur të gënjeshtrave të tjera.

Dhe kështu nuk është për t’u habitur që në fund të mandatit të dytë dhe tre muaj para zgjedhjeve, të gjitha sondazhet serioze parashikojnë një rikonfirmim të Edi Ramës, i preferuar nga opinioni publik me gjithë gabimet e tij, thjesht sepse duket më serioz dhe më pak gënjeshtar sesa Lulzim Basha që as sondazhet familjare nuk kanë  kurajo per ta shpallur fitues.

18 komente në “Carlo Bollino: Zbulohet kontrata e ‘Pfizer’ që demaskon edhe një herë blof-in e PD-së”

  1. OPOZITË DËSHTAKE ! says:

    PD -MJERANE !!

  2. pjeter says:

    Carlo te them te drejten ma kane shpif socialiste dhe gjithe servilet qe i shkojne pas, por kur lexoj shkrimet qe beni e kur me vijne ne mendje kafsherite e Salit, Bashes, Nokes dhe gjithe bandes se fshatit me rrenqethen mishte dhe them o Zot kur do te shfarosen si fare e keqe

  3. specialisti says:

    Bolino
    Mos nderhyj e mos u bej pale ne politike.

    1. ben says:

      specialist-me sa duket nuk ju pelqen kur zbulohen genjeshtrat e LulMona-s. Karlo Bollino eshte gazetar dhe ka per detyre te zbuloje te verteten. Ne kete pike ai nuk po behet pale, por thjesht po ben punen e tij, packa se dissave si puna juaj kjo nuk u pelqen.

  4. Pyetje says:

    Pyetje e sinqerte. Kur ishte konfidenciale si doli kontrata? Apo ishte me afat 1muaj konfidencialiteti?

  5. am says:

    Ahhaha, as ne shpi tvet si besojn lulit. I shkreti luli. E kan bo kryetar me zor.

  6. Ceni says:

    PD e sulmoi Ramen kur shkoi ne amerike, e sulmuoi dhe kur erdhen vaksinat. Ne se nuk thonin dot nje fjale te mire per mbritjen e vaksinave, mund te heshtnin. Po Jo, e keqja nuk i le pa share e intriguar. PD nuk konkuron dot Ramen derisa ecen pas nje plaku te rrjedhur. Tani ta mbajne brenda.

  7. Shenjestra says:

    Bravo zoti Bollino!.Ke thene te verteten.Por pd-ke dhe LSI,Sali Berisha,Basha,Meta dhe Monika do t’a shikojn veten e tyre ne 25 Prill,ku do te dalin te turperuar sespe per keto genjeshtra,mashtrime,akuza te padrejta,do t’i ndeshkoi populli rende dhe pushtetin ata nuk e marin dot.Pershendetje.

  8. Tonny says:

    I thot ca te verteta ky taljoni:)
    Rrespekte..

  9. Tomori USA. says:

    Zoti Bollino, kasaj opozite PD, LSI i ka dale me kohe bakri e kallai dhe tani kan mbetur si teneqe e prishur, qe vetem mohjne, genjejne e mashtrojne, shpifin akuzojne vetem e vetem te nxine e genjen se dicka dote mbetet. Rama ka rdhe mosralizime gjate kesaj periudhe ne pushtet, por i eshte dashur te bej shtet se ishte shkateruar shteti. Qe nga drejtesia qe degjeneroi dhe u kooruptua pjesa me emadhe, u shkaterua aresimi, shendetesia, ekonomia, Mbrojtja, e mbi te gjitha u cperytyrua qytetari, duke u bere vjedhes e mos pagus te drites, ujit, shkaterimit te mjedisit, vjedhjes te prones shteterore e asaj private, pra, ne 2013 Rama mori nje shtet rumpalle, ku se njihte qeni te zone dhe tani, te dyja keto parti , per turpin e tyre , propozojne per deputet ish ministra e deputet qe, duhet te ishin ne burg. NJe aritje qe do vleresuar pozitivisht qeveria Rama, esht ndryshimi dhe zbukurimi i qyteteve, fshatrave, shume prej te cileve renditen nder me te miret e Balkanit dhe evropes, por mbi te gjitha Rama do vleresuar si burre shteti per, perballmin e termetit shkaterimtar, ku si askush , siguroi 1. 15 milion dollar donacjon dhe hua, qe sot, 100o peronave qe jan futur ne shtepi te reja, po ngrihen lagje e qyteza per mijra e mijra qytetar te demtuar, nderkoh , qe edhe ende te zhvilluara kan me vite qe si kan stabilizuar qytetaret e demtuar, ne fatkeqesi te tilla.
    Fitorja e dyte, qe tregon burreshtetesin e kryeministrit Rama eshte, perballimi i pandemis ku, SHqiperia esht vendi me me pak te infektuar e humbje jete,ne raport me Ballkanin dhe dis vende te zhvilluara te perendimit , duke len mbrapa edhe Ameriken. Ne keto kushte fal angazhimit personal Rama, siguroi i pari ne ballkan vaksinat e nevojshme, filloi vasinimin e vijes se pare me mjek e infermjer dhe pa nderprer dote vazhdohet simbas nje portokoll Ramai te caktuar nga komiteti i eksperteve, duke e ndihmuar edhe qeverin dhe popullin kosovar. Ky fakt dewshmon edhe njher per genjeshtrat e opozites, duke i nxjer cullak , para opinjonit publik shqiptar.
    Esht gezim i madh qe, fale diplomacis, komunikimit miqesor me Turqin , Rama, mundi te siguroi ndertmin e nje Spitali rajoanal bashkekohor, jo vetem per qarkun e Fierit , por edhe me gjere ne jug te vendit.
    Tani, ne kushte te jashtezakoneshme keto dit, qeveria Rama, po perballon mire pasojat e permbytjeve te nje moti te jashtezakonshem nga dendesia e reshjeve ne pjesen veriore dhe perendimore te vendit.
    Prandaj shqiptaret duhet te shikojne mire e te binden , se si Berisha, Meta, Basha e Monika vetem nxin, vjellin vreher, genjen e mashtrojne, premtojne qiqra ne hell, vetem e vetem tu marin voten
    qytetareve qe, te vine sa me pare ne pushtetin e humbur dhe te fillojne nga baterdia per te ven pasuri akoma me shume nga ckan
    vene, familja Berisha, Meta Basha e kompani, per te cilet duhet sa me pare hetim dhe ndeshkim nga drejtesia e re.

  10. Eda says:

    Kjo opozite eshte turpi dhe e keqja e vendit. Duhet prere si ajo dega e kalbur qe rrezikon gjithe pemen. Nuk kane asnje shprese dhe nuk kane asnje shans!

  11. Eklips says:

    Bukur e ke shkruajtur ne shqip…..qe rama Me gjithe habender e tij u dukeka Biere serioz, Edhe Pse genjen PAK, jo shume sa Te tjeret……??‍♂️??‍♂️??‍♂️??‍♂️??‍♂️
    Kurse ti del kelluf k….., Me kete shkrim qe shkruan per lexuewit

  12. Drini says:

    Nuk rrinte dot pa ngrene mut dhe ky bucja e rames. Apo do te marri tenderin e rradhes dhe del te semafori.
    Ik o kurve gjobash se nuk ka ngelur te na tregosh ti se ca muti eshte saliu, pd, lsi… se dhe ti po nje mut je si ata.

    1. Loni says:

      E ke thene fiks si Saliu o salush i vogel. Ju ja shtoni jeten Rames

  13. Neri says:

    Te lutem Carlo Bollono mos na thoj se genjeu PD.Ajo ka then nje te vertete sepse Edi Rama tha per 500000 dhe kontrata qenka 499590.E llogarit ti diferencen apo jo,apo i ben llogarite si Luli.Ne jemi opozite qe duam vetem te verteten ekzakte jo me rrumbullakim.

  14. Taulant says:

    ” Eklips”, analfabet je ti, apo je i huaj i shqiptarizuar nga presidenti Ilir Meta? Nga kuptimi, dukesh qe je salixhi, se salixhinjte me pak perjashtime jane analfabete, nga shkrimi nuk meret vesh çfare ke shkruar.

  15. Veshgues says:

    Eshte qeveri funksionale! Punon cdo dite pa shou! Nuk inaguron nje cope rruge 5 here!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje