E dinte beqar, por i doli i martuar prej 20 vitesh. Studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime. Më kërcënonte se do t'i tregonte vëllait tim

19 Janar 2021, 16:17Kronika TEMA

Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfundim, kur vajza ka mësuar se P. T ishte i martuar, sapo ka vendosur t’i japë fund historisë, është gjendur nën kërcënimet dhe shantazhet e tij.

Studentja tregon në polici se ishte prezente në rrjetet socialet facebook dhe instagram. Pas përndjekjes nga burri i martuar, ajo i ka mbyllur të gjitha. “P. T. është nga Vermoshi dhe aktualisht jeton në New York.

Më shkroi vetë i pari. Mbasi folëm për një kohë të gjatë dhe komunikuam vazhdimisht, e takova P. T. në Tiranë. Si një vajzë në moshë, mendova se P.T. më donte.

Shkëmbyem edhe fotografi dhe video intime. Lidhja jonë zgjati 2 vjet. Në krye të 2 viteve, fillova të dyshoj se P. T. nuk ishte beqar, siç më kishte thënë, por ishte i martuar prej 20 vitesh”.

Studentja shton pranë sektorit të krimeve kibernetike se vendosi t’i japë fund lidhjes dhe ky vendim përkon me kohën kur burri i martuar u largua së bashku me familjen drejt  Amerikës. “I mbylla të gjitha rrjetet sociale, por P. T. më shkroi në Whatsapp dhe më kërcënoi.

Nëse nuk vazhdoja me të, do i dërgonte tim vëllai videon intime”. E reja kujton se nuk iu përgjigj dhe ish-partneri i saj, nga tre adresa fallco, ka shpërndarë në instagramin e të vëllait fotografitë dhe videot intime.

L. L. shprehet se një veprim i tillë i krijoi gjendje të rëndë psikologjike. “Dua tju them se ky person, nuk ka ndaluar në asnjë moment, videot intime ua dërgoi shoqeve të mia dhe çdokujt që unë kisha pasur shoqëri në facebook.

Ai kishte mbajtur shënim çdo njohjen time në rrjete sociale. Po përjetoj situatë shumë të rëndë psikologjike. P.T nuk njeh kufij. Ai do vazhdojë derisa unë të dorëzohem dhe t’i jap fund jetës”.

Policia thotë që njëri nga agjentët e krimeve kibernetike i ka shkruar nga adresa e tij private burrit të martuar P. T., duke e urdhëruar të mos hapte më adresa të tjera fallco dhe të mos postonte më video intime të studentes.

Bëhet me dije për gazetën Si, se burri i martuar fillon të kërcënoj edhe oficerin e policisë gjyqësore. Ai i shkruan “Mua nuk më heq të drejtën e fjalës ti, jo. Se ty nuk po të ofendon njeri dhe me ty nuk po bën njeri lojëra.

Por ti je shumë i trashë nga mendja. Ti je burrë k…., se po të ishe aq burrë do më tregoje faktet që ke. Ti po mbron një njeri që më bëri denoncim, ti po mbron një njeri që më ka marrë 300 USD.

Ti nuk di ta bësh detyrën, por ti je nga ata persona që merr para ose favore seksuale, se kështu e keni ju të Shqipërisë.

E keni zemrën e zezë dhe doni vetëm me ba keq. Mos më shkruaj tjetër se kam hallet e mia boll, dhe s’kam mend në kokë që të merrem me k…. si ajo dhe me legena si ti”.

Policia thotë për gazetën Si, se edhe ky mesazh në adresë të oficerit të policisë është administruar si provë. Nga këqyrja e prefikseve ndërkombëtare, është konfirmuar se numri i telefonit të përdorur në aplikacionin WhatsApp, i përket një shteti në SHBA.

Studentja L.L. e ripyetur nga policia kërkon që P.T. ta lërë të qetë dhe ajo t’i rikthehet jetës normale, meqenëse ai, hap pambarimisht adresa fallco.

Për nevoja të hetimit do t’u kërkohet autoriteteve amerikane të dhëna shtesë, thotë policia, e cila ka administruar fashikuj të konsiderueshëm të këtyre kërcënimeve në rrjetet sociale.

“Jemi përpara rastit tipik të një përndjekësi, – deklaroi një zyrtar i policisë për gazetën Si”.

15 komente në “E dinte beqar, por i doli i martuar prej 20 vitesh. Studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime. Më kërcënonte se do t’i tregonte vëllait tim”

  1. Angjelini says:

    Dhe jetoka ne Amerike ky pisi?

    1. koqe zi says:

      sa mire ka bere maloku nga vermoshi me banin me ameriqeni
      po kjo cfare eshte porno stare qe ben video lakuriq ne telefon edhe ua con njerezve
      tani e di gjithe fisi cfare ku.ve kane

  2. Predatori says:

    Nqs është lajm i vërtetë tregon që kemi të bëjmë me një polici leshi. OPGJ i shkruan mesazh privat këtij moterqiri dhe i kërkon që ky të mos shkruaj më, thua sikur OPGJ përfaqëson ndonjë OJF dhe jo Policinë e Shtetit. VK, shtet rrumpallë.

    1. argita says:

      Shume e drejte, sektori cibernetik i policie mer kontakt me policine amerikane sipas akordeve que kane dy shtetet dhe transmetohet akt akuza per perndjekje, publikim de videove te jetes private, pra kemi te bejm me dosje penale dhe me sa di une ne Amerike, denohet deri me 5 vjet burgim, plus demshperblim financiar per dem moral! Vajza te mari nje avokat amerikan e shkep nga parate kete cubin ne fjale qe per 300 dollare i mer jeten nje vajze!

  3. tropoja says:

    po ti me mire te gjeje ndonje bob ktej ne laprake babrru se ne amerik nuk iket aq lehte sa e mendoje ti plus qe ato videot e tua me mire i shisje online e paguaje qerane dhe sufllaqet se kshu ngele pa gje as amerik as dashnor as para

    1. Kukesi says:

      Bravo Tropoja . Ti i tregove me sinqeritet rrugen qe ka ndjekur motra jote .

  4. Studente Armela says:

    Ti studentja L.L. je nje femer ordinere, per te mos perdorur ndonje fjale tjeter. Kete cilesim e bazoj si vijon:
    1. A mos punoni ne industrine e pornografise qe keni foto dhe video tuaja intime dhe ato i shkembeni me kete tipin? Cfare kuptimi ka ky veprim, pervec masturbimit ne mungese te partnerit.
    2. Kerkoje lidhje sepse ishe ne moshe dhe me cilin. Na paske konstatuar se kishte 20 vjet martuar. A nuk tu duk ndopak i madh ne moshe kur e provove me ate, apo nuk ka problem per ty sepse mjafton qe ka manall, para dhe eshte jashte shtetit…dhe keto mjaftojne per nje femer te degjeneruar si puna jote.
    3. Te vjen keq se po te shperndan videon, por nuk e di se porno per kete pune eshte, ti ate ke vene ne pjate dhe e ke nxjere ne pazar dhe ai palaco kete po ben.
    4. Mjere prinderit qe ju dergojne ne shkolle dhe jo konviktoret qe vini nga rethet dhe qelbet qytetet, ne vend te shkoni pas mesimeve per te hapur mendjen terboheni duke hapur shalet.
    5. Veprimet e tua jane shoqerisht te denueshme dhe nuk ngjallin kurresesi keqardhje. Nuk dua te them se ai palacua i jot eshte pafaj, por fajtorja kryesore je ti dhe mos na luaj viktimen se na i shpife. Je, por shume ama teper ordinere dhe femer K…e.

    1. k says:

      Jam totalisht dakord me studenten Armela.
      Keto femra ordinere sillen si prostituta por pretendojnë ti trajtojnë si fisnike të ndershme.r

  5. Hessen says:

    Mire ta ka bere moj tyryfycke!

  6. Ceni says:

    Ai nga Vermoshi. Kjo studente konvikti. Kush ta shfryzoje njeni tjetrin. Kjo me hik nga shqiperia. Ai e perdor si amerikan. Pune fshati.

  7. eshte e kote te diskutosh ne ate shoqeri ,mbi te drejten njerezore ,
    apo Moralin i cili ka 30-vjet eshte zhdukur nga ai vend
    e aty sundon vetem prostitucioni poltike degjenrimi i gjithanshem
    i Medieve e Tvve qe luajn rolin kryesore ne perphapjen e kurverise ne ate vend .
    Si mundet te analizoni kto ngjarje ,kur ajo shoqeri ka 30-vjet e bombardohet nga
    kurveria qe perhap media nga pornoTV-te e programe nga me perverse .
    Bote e marre fund prej dekadash .
    Aty nuk ka Zot qe e kthen mbrapsh ,e sheron ,
    ate degjenrim qe i eshte injektuar asaj shoqerie .
    Per me u heq medieve te ndershem jeni te paret ,por ne realitet jeni te gjithe pjes e degjenrimit
    kush me deshire e kush jo nepermjet heshtjes .
    Le qe kujt ti flasesh ktu ,ku ka ngel me tru te kuptoje aty dicka se si funksionon jete .
    Kam dekada qe komentoj ne mediet shqiptare .
    10 -vjetet e para perdorja gjuhen e kulturuar te qytetarit europian (jo me bo interesantin si ju duket idioteve e ufove aty )
    por per te percjell Kulturen e Botes se Civilizuar aty ne vendin tim .
    C’ndodhi , jovetem qe nuk dha asnji rezultat ,por ato qe mesonin i perdornin
    per qellimet e tyre te prapeshta aty ,per perfitime etj si eshte zakon ne ate shoqeri te ndyre .
    Komentoja tema serioze qe per shoqerine apo politiken ,
    dhe cfar ndodhte ?
    Te shkruaje si qytetare dhe jepje nji ide te Botes se civilizuar , te Censuronin .
    Vuajta me kte poshtersi dhe pastaj fillova te provokoj e shkruaj ne gjuhen e ktyre
    funderinave ,gjuhe banale -kur per cudi Postoheshin te gjitha .nuk censurohej asgje .
    Pra ne ate vend ,nuk le lejon kush ,nga Mediet qe ti te diskutosh e komentosh
    te drejten ,si qytetare dhe thuash ate se si duhet te jete ,por mashtrioshe e perdoresh gjuhene halese
    gjuhen e perverseve qe shpreh vet Kulturen e Drejtueseve te Medies
    qe pa perjashtim jane me perversit e asj shoqerie .

  8. Labi says:

    Ju deshen dy vjet ta merrte vesh,o zot,dhe te mendosh qe kjo do jete doktoresha ose juristja e te ardhmes,vej bast qe eshte me partine e Likes. Po nuk e dinte tarallakja qe fshataret martohen 20 vjec, apo tipi ju ka duk Amerikan.

  9. Arbërori says:

    Dmth shpellari nga Vermoshi donte studente të njomë që të kalonte kohën. Çudi si u bie llotaria amerikane shpellarëve, ata edhe 50 vjet të jetojnë në perëndim, prapëseprapë shpellarë ngelen.
    Pastaj, kjo studentja tyryfyçkë nuk arriti të kuptonte asgjë për dy vjet rresht? Si duket paska gjetur kapaku tenxheren..

    1. Malesori says:

      Ti arberori po du me ba pak replike me ty Vermoshsit nuk jane shpellare Jane nder njerzit me te zgjuar ne shqiperi me trima me puntore kjo e tregon vete jeta dhe historia kane luftu me turk me shkja kane mbrojte token kufirin Ne kohen e komunizmit vermoshi ka qene nje nder fashtrat me te zhvilluara ne shqiperi me kulture dhe pasterti Edhe mbasi erdhi demokracia vermoshasit 95/100 kane emigruar ne amerike jo me lotori si thua ti por duke ndihmuar njari tjetrin Ku edhe tani tregon koha ku vermoshasit jane komuniteti ma i perparuar ne amerike kane arritur me nxjerre doktora shume te pergaditur inxhiniera mesuesa nga keto familje vermoshase si ti i quan shpellare Por me sa po kuptoj une ti qenke nje legen nje mut muti nje zorraxhi nje xhelozi se vermoshasit jane usa ti je nenje shpellare dhe jeton ne shpella Nuk e mbroj ate legen si ka vepru ai eshte nje legen por nuk mund ti perfaqesosh 2000 vete nga vermoshi se ka dale nje legen por ato femra pa dinjitet ato femra pa familje ato jane prostituta si dalin e i bejne porno ne video nje legeni nuk dua ti dal zot legenit por ti qenke ma legen ma mut muti dhennje fare e flliqur si ajo vajza ndoshta ajo mund te jete motra jote ose nje i aferm i juaj Si nju jeni bere materialiste ju shitni fytyren shitni nerin shitni famijlen vetem per interes e per pare I kan pase thane nje fjale zagari shkon mbas shakash. Pra ato femrat e degjeneruara e pa morale behen pre e ketyre xhesteve

  10. vala says:

    Sado k.ve te jete kjo studentja ai tipi nuk ka te drejte ta kercenoje dhe ti nxije jeten. Ajo fundja eshte beqare, po ky qe eshte i martuar e me femije ku e shpie mushka? Pse gjithmone fajesoni femren? Me c te drejte ai pretendon ta kete dashnore te perjetshme? Sigurisht edhe ajo ka fajet e saj. Si nuk vune mend keto vajza qe videot intime jane bombe me sahat? Gjithsesi mendoj se faji kryesor eshte i atij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje