Rama: Jo më inspektorë në terren, brenda 4 viteve gjithçka online për biznesin

19 Janar 2021, 12:01Ekonomia TEMA

Brenda 4 viteve të ardhshme, qeveria shqiptare synon që të gjitha shërbimet për bizneset të bëhen online. Në konferencën për shtyp “Ekonomia në fokus”, Kryeministri Edi Rama tha se kjo do të largojë përfundimisht elementin abuziv që sjell me vete një sistem i bazuar tek kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.

“Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndjehen tejet të lehtësuar në raport me 7 vjet më parë. Biznesi i vogël, ka 0 taksë, një pjesë e këtij biznesi 0 taksë mbi fitimin, 0 TVSH.

Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar nga barra më e madhe fiskale mbi ta. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur kur duhet të përballen me forca dhe situata të lidhura me arbitraritetin e administratës tatimore.

Largim përfundimtar i elementit abuziv që sjell me vete një sistem i bazuar tek kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu dhe vendosjen e një sistemi tjetër ku punë e garantimit të marrëdhënies mes biznesit si prodhues të ardhurash dhe kontributor për shtetin nuk e bën një ushtri inspektorësh, por e bën një sistem i tërë inteligjent, ku fokusi është fiskalizimi”.

Kjo tha Rama, synohet të arrihet “brenda 4 vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin”.

4 komente në “Rama: Jo më inspektorë në terren, brenda 4 viteve gjithçka online për biznesin”

  1. Dori says:

    Hiqi ata inspektoret qe sillen si qehallare. Vec punes per te siguruar jeten e familjes, na duhet te perballemi dhe me lojrat e parazitve.

  2. Ppp says:

    Hahaaaaa
    jo jo mos dilni me ne terren sa te mbarojne votimet
    Kjo tregon qe dilnin me motiv dhe urdher politik dhe jo si istitucion kontrolli qe ne teori duhet te funksionoje edhe kur ska nje qeveri (psh si belgjika qe ngeli nje vit e gjysem pa qeveri) pra thjesht jan zagaret e partise dhe cdo gjobe qe kane bere ka qene nje gjobe politike pak a shume si kulaku dikur
    Sikur e patem pare kete film me qeverine berisha, ndersa ky ishte ndryshimi, por i vetmi ndryshim paskan qene portat

  3. mond says:

    Ky film do shihet vazhdimisht per sa kohe do ketë biznes dhe tatime, njerez te paster nuk qarkullojne nga te dy krahet, nqs do kishte psh nga ana e biznesit dmth do deklaronin cdo te ardhur, tatimet detyrimisht do ishin dhe ato te paster. Por kur ne fshehim gjysmen e xhiros perse duhet te mbyllin syte? Keshtu ju del dhe atyre mundi dhe dicka per shtetin mbetet, dhe nqs ka ndonje njeri qe te ketë ne dore vendosje gjobash apo marrje kafeje dhe nuk do ta merte une nuk e besoj, kush e beson te konkuroje per keto poste se mbase dikur do ta kape.

  4. Kalec Dega says:

    Qekur Kriministri i nje vendi serioz merret me inspektoret e rrugeve? Kjo tragjedi jo ndodh vetem ne Albanstanin rrumpalle qe te majtet vazhdojne ta fundosin qysh nga fundi i luftes dyte boterore…
    =
    As Franca , as Gjermania e Anglia nuk i shet keto idjotizma te gjigandit te Surrelit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje