“Shkëmbyesit” e rinj të  territorit me... Shqipërinë

19 Janar 2021, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fushata elektorale në Kosovë po i shmanget debatit kryesor, i cili mban larg Kosovën në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe antarësim në OKB, e që ka të bëjë me marrëveshjen me Serbinë.

E njëjta gjë ndodhi dhe në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Atëhere pretendentët për kryeministër, që ishin së paku tre kandidatë, refuzuan të flasin për marrëveshjen me Serbinë, edhe pse kishin shkuar në zgjedhje pikërisht pas një fushate patetike me “armiq e tradhëtarë”, lidhur me marrëveshjen me Serbinë.

Në atë kohë ishte në mode të akuzohej Hashim Thaçi, se së bashku me Vuçiqin, po shkëmbenin territore mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur marrëveshjen dhe njohjen reciproke.

Shkëmbimit të territoreve i trembeshin shumë faktorë politik ndërkombëtarë, për shkak të efektit zinxhir, dhe kishin plotësisht të drejtë.

Por interesante ishte se në të njëjtën kohë, Albin Kurti mësyu në zyrë të Sali Berishës e Ilir Metës, kundër “shkëmbimit të  territoreve”, dhe kishte tezë bashkimin kombëtar me Shqipërinë, pra ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Nëse kërkon të ndryshosh kufijtë e Kosovës e të bashkohesh me Shqipërinë, duhet të pranosh ose me paqe, ose me gjak, se do ndryshojnë kufijtë e Kosovës me Serbinë. Çdo gjë tjetër është hipokrizi, çka Kurti e ka profesion.

Të njëjtin refren tanimë ka nisur ta cicërojë dhe Ramush Haradinaj.

Dakord, e kuptojmë që janë broçkulla fushatash elektorale, por duhet të jemi seriozë në një pikë. Para se të flasim për bashkimin me Shqipërinë, duhet të flasim për marrëveshjen për njohje reciproke me Serbinë, që po e kërkon gjithë bota.

Për atë duhet të votohet më 14 shkurt nga shqiptarët dhe duhet të marrin mandat prej tyre. Pasi të zgjidhin çështjen me Serbinë dhe serbët, gjërat me Shqipërinë rregullohen lehtë, nuk ka nevojë të fryjnë gjoksin.

Para se shqiptarët të votojnë më 14 shkurt, duhet të dinë qartë se çfarë mendon Albin Kurti si favorit për kryeministër, për marrëveshjen me Serbinë, a mendon se “thikat amerikane janë akoma të mprehura për t’iu ngulur Kosovës në shpinë?”

Është e pamoralshme që në dy fushata elektorale, problemi i vetëm që rrëzon e ngre qeveri në Kosovë, nuk përmendet vetëm në fushatë elektorale, dhe sapo fushata përfundon, fillon retorika e akuzave për tradhtarë e patriotë.

Edhe kështu, shumica e gjërave që u premtojnë shqiptarëve gënjeshtra janë, kështu që mund t’i gënjeni dhe për këtë punën e marrëveshjes me Serbinë.

Por së paku merrni guximin ta thoni qartë se çfarë qëndrimi do mbroni, pastaj bjerini gjoksit se do bashkoheni me Shqipërinë.

Se kjo e dyta e thënë si kërcënim dhe rrahje gjoksi, ose akoma më keq, si kauzë politike e ndonjë politikani të pashpresë, vetëm sa e bën Serbinë më të favorizuar në tryeza bisedimesh.

Dhe akoma më keq, vetëm sa ngjall frikë se këtë radhë “Milosheviçi” i rajonit do jetë një shqiptar.

16 komente në ““Shkëmbyesit” e rinj të  territorit me… Shqipërinë”

  1. votuesi says:

    Mos harro Mero qe PD ,duke bere nje mareveshje te fshehte ndermjet Lulezime Bashes dhe Al Bin Kurtit ,kane rene dakort qe ne programin e PD(Partise se Dallkaukeve) te vihet ne qender te programit -Bashkimi i Shqiperise me Kosoven- kjo e kordinuar si njehere ne nje kohe me levizjen “Kuç e Zi te Kreshnikut te Maleveve edhe me VV-en!
    Ndaj edhe VV per te genjyer sa me shume votues do ti meshoje fort kesaj ideje te pa realizueshme por me efekt te duhur!Ne te dy anet e kufirit do te perseritet ky skenar ,sikur ky ngerç zgjidhet vetem nepermjet ketyre te dyve dhe eshte ne doren e Al Binit dhe Lulezimes!
    Problemi eshte se ne Kosove kane kohe qe hane sapunin per djathe si Shqipetaret ne vitet 90!

  2. Korabi says:

    Shumica e politikuajeve te Kosoves jane folklorik, por me te shquarit jane Albini me Haradinin,keta kane suksese ne popullsine rural te Kosoves, se ne Shqiperi jane dy me te neveriturit.

  3. Gjakovari says:

    I nderuar Mero, retorika e politikajve gjegjësisht e liderëve të partive politike është e njejtë që nga paslufta. Premtojnë mirëqenje ekonomike (thuase i kemi paratë e Arabisë Saudite), liberalizim i vizave (që nuk do t’ndodhi shpejtë), njohje nga shtetet që s’na kanë njohur (kemi 14 ç’njohje), pranim në Organizata ndërkombtare (s’ka pranime), reciprocitet me Serbinë ( si t’ketë kur Serbia zyrtarisht e ka Export-Import për 10 herë në favor t’vetin) dhe në fund njohje reciproke Serbi-Kosovë. Po iu drejtohem bashkëqytetarëve që njohja mund të bëhet vetëm atëherë kur ta ndërtojmë shtetin e së drejtës, Ushtrinë dhe të barazohemi
    ushtarakisht me Serbinë. Kur do të ndodhë kjo?

  4. more tiii says:

    Po mero,po,duhet njëherë marrëveshja me serbinë! Me serbinë duhet biseduar nga pozita e një shteti shqiptar, dhe jo nga pozita e krahinë të dobët.
    Dil hapur,Mos u fshih pas fjalëve.
    Qëndrimi ndaj çështjes shqiptare do të tregojë qartë se kush e ka ngrënë ” çorbën e prishur”.
    E kuptoj pikëllimin tënd! Edhe vuçiçi ishte shqetësuar për shqipërinë e madhe o arian çani i gazetarisë

  5. zara says:

    Pikërisht, kjo duhet të bëhet e ditur për votuesit kosovarë. Më duket e pa vënd kur thoni se shqiptarët do votojnë…ata janë KOSOVARË që votojnë për parlamentin e Kosovës, deputetët e tyre do votohen nga zgjedhësit kosovarë. Se po të shohësh rrejtet sociale të atyre që e quajnë veten diasporë, thërrasin hej shqiptarë votoni VV, por nuk janë shqiptarët që kanë votimet me 14 shkurt, janë kosovarët. Shqiptarët votojnë për kuvëndin e ri me 25 prill. Fakti që përzjehen ka për qëllim mashtrimin. Kthehuni në muajt para 6 tetorit 2020 kur tundej flamuri i Shqipërisë(duke mashtruar) dhe kur erdhi në qeveri Albin Kurti e hoqi nga zyra flamurin shqiptar. Më vjen keq ta them por kosovarët (karrieristët dhe ata që s’kanë shtyllë kurrizore e parime, e dëgjuat me zë e me figurë Vjosa Osmanin që betohej se KURRË nuk do lidhej me VV, se dilte nga politika po nuk përfaqsoi LDK) bëjnë diversion ndaj shtetit amë gjithmonë, kështu kanë bërë dhe kështu do bëjnë. E kthejnë fletën nga fryn era, si Sali Berisha që nga komunist u bë antikomunist. Prandaj e shohin si idhull, sepse edhe vetë janë pa parime. Propogandë është parulla e bashkimit me shqipërinë, nuk e duan dhe pikë. Të vazhdojnë në shtetin e tyre me atë flamurin e tyre me 6 yje, që do të thotë se janë kosovarë e të lënë rehat Shqipërinë.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Mos u merr kot me ta Mero. Ata kane nje mal perpara qe te zgjidhin me Serbine dhe nga ana tjeter kthehen dhe na bejne ne llogarite per fushatat tona politike. Madje na kane hapur dhe ketu Shpk-ra te na qajne hallin se si dhe ke do votojme ne. Lidershipin maturant e futen ne kafaz dhe tani Europa i shef keta te tjeret si kalamanj qe s’dine se c’fare duan. Te bejne c’fare te duan. E demoralizuan lidershipin e vjeter ne piken qe tani s’duken me serioze ne syte e askujt. S’kane pik takti dhe vijne ketu me agjenden e tyre imponuese sikur ja u ka njeri per borxh. Lidership i papjekur dhe aventurier..

  7. Plugu says:

    Populli i Kosoves do jete i trash nqs do votojn njerzit e djallit Albin Kurtin dhe Vjsa Osmanin.

  8. Qerim Vidohova says:

    Sërbia do bëjë gjithçka që në Kosovë të fitoj një njeri me mëndësi autoritare, diktatoriale. Kjo për arsyen e vetme, që më pas ta telendiste në çdo kancelari. Këtë ka bërë ajo si me Zogun dhe Enver Hoxhën, i vendosi në pushtet dhe më pas i diskreditonte në çdo cep të botës. Vetëm me Ibrahim Rugovën ndodhi e kundërta, ishte ky që me urtësinë proverbiale bëri që Milosheviçi të diskreditohej në botën e qytetëruar. Ndaj mënyra e tij e bërjes politikë do të ishte shërbimi më i madh për Kosovën dhe çështjen shqiptare në përgjithësi. Po ka në Kosovë njerëz që e kuptojnë thelbin e kësaj politike, të mirat e jashtëzskonshme që burojnë prej saj?

  9. Buda says:

    UNE KAM 50 VJET QE MERREM ME STUDIMIN E HISTORISE SE SHQIPTAREVE.
    KORIGJIMI I KUFIRIT SERBI-KOSOVE SIPAS GJENDJES QE ISHTEN NE VITIN 1954
    DO T’I HAPTE RRUGE BASHKIMIT TE KOSOVES ME TRUNGUN AME- SHQIPERINE.

  10. N.VJOSA says:

    Medet moj Kosova jonë,
    O Kosove djemte ku i ke
    Politika po deshton
    Kosove ne udhkryq je…
    ***
    Politikë bën Rambushi
    Nje Rambush që nuk mbush
    Do te te beje politike
    Nje Albin, nje cinik…
    ***
    Të dy yshten te Saliu
    Genjeshtari sharlatan
    Saliu që Shqipen e “ndriu”
    Kosovë po te ben Hatanë…!
    ***
    Rambushi kerkon karierë
    Të na behet president
    Ramush Rambua kete here
    Do te hiqet kopetent…!
    ***
    Kopetent nje idiot
    Ky Rambushi ordiner
    Me nje Albin donkishot
    N’politike pa asnje vlerë…
    ***
    O Kosove gjysmë e Vatanit
    Nje Prijs per ty do Atdheu
    Se pas Car Stefan Dushanit
    Duhet te vije Skenderbeu!…

  11. Altin says:

    Kaq shume tmerrohet Edi Rama nga e “majta tjeter” saqe ka vendos Meron te shkruaje 2 here ne jave kunder VV.

  12. rexha 10 says:

    MERE KA TE DREJTE .PROBLEMI I KOSOVES NUKE ESHTE BASHKIMI ME SHQIPRINE ,PORE NJOHJA E SHTETIT TE KOSOVES NGA SERBIA.
    Kushtet e njohjes nuke munde te jene kurre shkembimi i teritoreve ,pore interesat dy paleshe politike dhe ekonomike.Pore Serbia e krahason Kosoven si puna e asaje pule ,qe nuke mundet ti ndaje zogjte e vete qe sapo kane lindur.
    Mbi te gjitha Serbia po ndihmohet edhe nga Europa ,dheRusia ,qe te mose e leshoje Kosoven.Prandaje Kosova tashme po kerkon nje shtete te trete per te hyre ne bizedime qe te rregullohen gjerat.Dhe per kete problem po gjene nje teze te re ,,per bashkimin me Shqiperine,ne mynyre qe Tirana zyrtare te futet ne bizedime.Pore gjithmone me perkrahjen e Amerikes.Pa marre pjese Amerika ,nuke ka bisedime me kosoven.
    LLoqet e tjera jane fushate elektorale per te marre pushtetin.

  13. Arjan says:

    Mero si gjithmone llafe Te kota kur bie fjala per kosoven .Keshtu Te takon te flasesh Duhet mbrojtur krahu politik I Hashim thaqit dhe anal-istit baton stanishiqi dhe sigurisht krahu i rahmutit me minishengenin sllav.Kur do Ta kuptojne Shqiptaret qe udheheqesit e tyre per ca para Te pista shesin gjithcka ,jo me kombin.Insistimi Meros se Albini eshte me I keq se Hashimi i brojes, eshte per te ardhur keq,Ate e vendos populli i kosoves Me vote ashtu si per rahmutin e vendosin Shqiptaret dhe jo LulezimBasha qe do Te behet kryeminister pa zgjedhje .Dhe prape populli Shqiptar vazhdon Te vuaje nga udheheqes diletante dhe maskarenj si rahmuti dhe lulushi duke mbajtur peng shqiperine dhe duke u luajtur se pa Ta Shqiperia Nuk Ka Te ardhme se u takon te udheheqin se ua Ka lene baba.Mero ne jemi 7 milion Shqiptare ne ballkan dhe nuk mund Te terhiqemi prej hunde prej serbeve Te karpateve .Shqiperia e Ka per detyre ta mbeshtese me cdo forme popullin e kosoves dhe gjithe Shqiptaret ne ballkan jemi autoktone dhe Po na copetojne pjese pjese se ti mendon se qe kosova te marre pavaresine Duhet te jap gjysmen e saj .Ne e ndihmojne kosoven Vetem nese ne jemi Te forte ekonomikisht dhe ushtarakisht gje qe rahmuti jote i dashur dhe I yni se I kemi dhene voten e Ka lene Shqiperine ne dore Te zotit,

  14. Shqiptar says:

    Pèr ti pèlqyer shefit tè sotèm, Ymeri nuk lè mufkè pa kèputur. Asnjè vlerè informuese, zero afinitet me faktet, negativizèm tendencioz qysh nga titulli qè zgjedh, ky èshtè fshatari Baze nga Çepani kur vjell vrer ndaj Albin Kurtit, simbolit tè ndryshimit shqiptar.
    Efektin domino, e presin dhe i frikèsohen, tè gjithè mashtruesit RILINDAS., ndèrsa Ymeri “kèndon” PARTIZANI NÈ LUFTÈ PO SHKONTE dhe i duket vetja ideolog.
    Kjo èshtè Shqipèria jonè, ku dallkaukllèku dhe halabakèria, njihen pèr vlera, ku temenaja ndaj shefit hajdut, zèvèndèson çdo virtyt dhe etikè profesionale.
    Ymer Baze, èshtè simboli i batakut dhe gjirizit tè zbritur nga provinca nè Tiranè.

  15. Millosh Gjergji says:

    Rroftë Albin Kurti ( Fan Noli kosovar) dhe vdekje Haxhi Qamilave dhe të tillëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje