FOTOT: Kur Statuja e Lirisë ndodhej në Paris dhe simbolet naziste përballë kullës Eiffel, marrin jetë fotografitë historike

21 Janar 2021, 15:29Dossier TEMA
FOTOT: Kur Statuja e Lirisë ndodhej në Paris dhe simbolet naziste

Ishte një kohë kur banorët e Parisit sodisnin përditë pamjen mbresëlënëse e një statuje gjigante me pamje femërore, që po ndërtohej përballë, tyre. Një statujë, ajo e Lirisë, që do shndërrohej në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit.

Ka patur edhe një kohë kur përballë simbolit të kryeqytetit francez, kulla Eiffel, u ndërtua një monument që ekzaltonte arritjet e Rajhut të Tretë, dhe një tjetër ku francezët e tmerruar panë një tren të binte nga një pallat, mbi kokat e tyre.

Parisi ka një histori të larmishme, dhe në 150 vitet e fundit është dëshmuar edhe nga fotografi që kanë bërë historinë. Por pas sipërmarrjes të një 39-vjeçari të lindur pikërisht në qytetin e njohur, ato foto kanë marrë edhe më shumë jetë.

Jean- Marie Gillet i ka dhënë ngjyrë këtyre fotografive, duke na afruar edhe më shumë ndjesitë që provojmë duke i parë. “Shumë gjera kanë ndodhur në këtë qytet, që shpesh herë kanë ndikuar në historinë e Francës dhe gjithë botës”, thotë ai. Disa prej atyre ngjarjeve, janë tashmë të përjetësuara në një fotogaleri mbresëlënëse.

2 komente në “FOTOT: Kur Statuja e Lirisë ndodhej në Paris dhe simbolet naziste përballë kullës Eiffel, marrin jetë fotografitë historike”

  1. Scutari says:

    E kuptoni se sa vite larg kemi mbetur??!

  2. katarakti says:

    Historikisht kemi qënë 300 vjet prapa Europës. Që kur shpallëm pavarësinë më 1912-ën. Gjatë kohës së mbretit Zog u vu re një lloj shtetndërtimi. Nê kohën e Enverit u ndërtua një shtet i organizuar për 3 milionë banorë sa ishte atëhere Shqipëria. Gjatë këtyre 30 vjetëve shkerdhatokraci kemi ecur vetëm “përpara” si gaforrja. Dmth u kthyem në gjenezë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje