Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit e dhjetëra të tjerëve, ambasadori amerikan: Kandidatët të respektojnë vendimet e gjyqësorit

21 Janar 2021, 17:17Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett u ka bërë thirrje të gjithë kandidatëve që nuk janë certifikuar që të respektojnë vendimet e gjyqësorit.

Në një intervistë ekskluzive për Kanal10, Kosnett ka thënë se ekziston procesi i ankesave për këtë procedurë.

“Komenti im për këtë është se mendoj për të gjithë ata që nuk janë certifikuar, të gjithë kandidatët potencialë që nuk janë certifikuar, ekziston procesi i ankesës.

Ka proces gjyqësor dhe duhet ta respektojmë atë. Ambasada, qeveria ime shpesh ka marrë qëndrimin që është e domosdoshme, është e rëndësishme të respektohet sistemi gjyqësor, të respektohen gjykatat.

Të mos thuhet: na pëlqen ky vendim, nuk na pëlqen ky vendim. Pra, në këtë fushë ekziston procesi i ankesës, ka proces ligjor”, ka thënë Kosnett.

Duke komentuar denoncimin publik të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, Kosnett ka thënë se ajo është e aftë të argumentojë rastin në publik.

“Mendoj se kryesuesja Daka nuk ka nevojë që të flas në emrin e saj e as z. Kurti nuk ka nevojë që të flas në emrin e tij. Mendoj se këta njerëz janë mjaft të aftë për të argumentuar rastin e tyre në publik para popullit të Kosovës sepse kjo është audienca më e rëndësishme.”, ka thënë Kosnett.

4 komente në “Ndalimi i kandidimit të Albin Kurtit e dhjetëra të tjerëve, ambasadori amerikan: Kandidatët të respektojnë vendimet e gjyqësorit”

  1. Korabi says:

    Ne ketej Drinit i filluam vuajtjet ne 1992 kur nje shpellar i Vicidolit mori frenat e shtetit, te gjithe e dime se cfare hoqi Shqiperia dhe shqiptaret,kurse Saliu i shqiptareve matan Drinit tani po vjen, dhe ai eshte Albin Kurti. Uroj te mos vuani 30 vjet sa ne me kriminelin Sali, pesimi yne mbase ju behet mesim dhe e shporrni sa me shpejt zjarrevenesin Albin Kurti.

  2. njaziu says:

    Keta qe jane skualifikuar duhen te perjashtohen pergjithmone nga postet shteterore sepse bishti i qenit bisht qeni mbetet apo ujku qimen e nderon por zakonin se harron. Albin Kurti ky deshtak mendjen te bombat molotov e ka mendjen…..

    1. MH says:

      O Njazi, Albini I ka thene mendjes pirdhu qe diten qe doli nga burgu serb….Ai nuk e ka mendjen tek bombat dhe molotovet, por ben ci thote UDBA.

  3. gjyshi says:

    “ A edhe ti bir Brut, a?”( po unë e ja sharë Trampin, jam me Biden-in)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje