Për 21 Janarin dhe kinse protagonistët

21 Janar 2021, 16:30Blog TEMA

Nga Ben Andoni

Tashmë, kur kanë kaluar plot 10 vjet, ka shumë të cilët po e bëjnë protagonistin në ngjarjet e 21 Janarit. E shëmtuar kur kujton se një pjesë e këtyre kompetentëve, që flasin kaq shumë, rrinin të fshehur ose e ndiqni nga sallat e bareve sipër dy Kullave. Bashkë me të gjithë shpurën e Partisë Socialiste, pjesa më e madhe e të cilëve e ka ndjekur të gjithë katrahurën nga Kullat, duke pritur të përfitonin. Një gjë të tillë do ta bënin vite më vonë zyrtarët e PD-së, por si gjithnjë në kurriz të njerëzve. Një mirënjohje asokohe u takon gazetarëve të terrenit dhe pak atyre që u munduan të kuptonin realisht shpirtin e turmës së papërmbajtur dhe të gjithë zhvillimet.

I gjeje të gjithë atë ditë: provokatorët, mes turmës, që kinse nuk u bënte dritë syri nga gurët që flakeshin nga Piramida në drejtim të kryeministrisë; pak politikanët e PS-së, si Saimir Tahiri që u mundua të frenonte turmën dhe Pjerin Ndreun, që na shpjegonte përmes krismave llojin e fishekëve të përdorur; protestuesve, që kërkonin drejtësi dhe sulmonin gjithçka; politikanët e PD-së dhe LSI-së, që atëditë ishin tretur dhe tashmë fshihen; protagonistët e Gardës që përcillnin çdo gjë dhe që qëlluan pastaj dhe zhgënjimin; ish-kryeministrin Berisha, që pohonte se kishte të dhëna për tritol, kallashnikov dhe çadra pistoletë, apo se nga ana e demonstruesve ishte hedhur tritol kundër forcave të rendit dhe gardës; Akuzat për ish- presidentin Topi; shefen e prokurorisë së përgjithshme, Rama që e dërrmuan me fyerje. Po zhgënjimin më të madh që ndjen kushdo kur vjen 21 Janari është kur dëgjon nga një variant të ri të situatës.

As para për të kaluar një ditë të vobektë, nuk kishte një nga viktimat, që atë ditë doli për të mos u kthyer më, sipas njerëzve të familjes. As një çikës drejtësi nuk pati për viktimat që tashmë janë shndërruar në Heronj nga kryeministri. Tashmë haku i tyre u transferua në vlerësime superiore por kurrë me ndëshkimet penale të duhura. Shoqëria dhe kinse protagonistët e asaj dite, me thëniet e këtyre ditëve, të shpjegojnë “më së miri” pse 21 Janari është arshivuar. Ashtu si 2 Prilli në Shkodër, ngjarjet e Vlorës, ato të Urës Vajgurore dhe shumë e shumë të tjera.

Për çdo 21 Janar, që shkon, ne kujtojmë pamundësinë që është në shoqërinë tonë për të ndëshkuar konform ligjit, e më shumë akoma shqetësimin e madh se koha do të fshijë gjithçka për të arkivuar pamundësi të tjera. “Kokëpalarët” e asaj dite, siç u shpreh asokohe presidenti i sotëm Ilir Meta (një nga shkaqet kryesore të asaj proteste), por edhe të sotmit presin të jetojnë në një shtet normal dhe të shpëtojnë veç padrejtësisë edhe nga kinse protagonistët, që kanë relativizuar gjithçka, qoftë edhe këtë ditë që shtroi udhën për Socialistët që të vinin në pushtet. Nëse do të ishte zbardhur atëherë si duhet, kushdo mund të shtonte një version, por t’i lemë të gjorët të prehen të qetë, bashkë me brengën e tyre, që nuk do ta marrim vesh as edhe njëherë.

3 komente në “Për 21 Janarin dhe kinse protagonistët”

  1. Dymi says:

    O trap, gjoja Vunjotës. Ç’i ke këto “kinse”?!?! Pse o megaloman nuk thua “gjoja”, por “kinse”? Apo do të dukesh sikur je “i kënduar”?

  2. Dymi says:

    Kjo lloj sallate i shijon kaq shumë autorit të 21 janarit. Si debil që je ja ke servirur me shume servilizëm Sa-lehit të Viçidolit. Të lumtë o djali i Çellës!

  3. Km says:

    Nuk keni pse zemeroheni dhe fyeni ben andonin.Ne fund te fundit,ka te drejte.protogonistet e asaj tragedie dihet kush jane.dihen perpjekje e gjithsejcilit per te luajtur rolin ,saliu te kryeministrit vrases,Iliri,te hajdutit me bllok ne dore te zene gafil dhe qe interpretoi monologun histerik”kokpalaret”.te edi rames dhe te tjereve socialiste per te frenuar turmat masive ne skenen e tragjedise.etj.Ben Andoni ,ne stilin e tij tregon se asnje nuk u pergjegj para ligjit.sot bejne karshillek nga Maja e “plehut para “qe kane vene ne vite.dhe viktima po ata ,”pabukesa”.faji i drejtesise se korruptuar?jo vetem.Faji eshte edhe i edi rames.10 vjet pas ngjarjes dhe vetem Ngushellime nje here ne vit.Asnj,asnje denoncim.likefloriri(sinonim i fjales hajdut ,se me denojne per fyerje te presidentit)kryetar kuvendi dhe president(me i miri),saliu riciklohen per te ardhur ne pushtet dhe vrare 30,300.prapa e ndjek luli. Cfare ka ndryshuar?Ndaj dhe Ben Andoni nga vuoi ka te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje