Bujar Nishani kryeson listën në Gjirokastër për 25 prillin?! Analisti Curri: Lulzim Basha e ka vendosur

22 Janar 2021, 22:18Politika TEMA

Teksa zgjedhjet parlamentare të 25 prillit po afrojnë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka konfiguruar emrat e kandidatëve të qarqeve kryesore në vend.

Tashmë kanë mbetur pa konfiguruar kandidatët për Beratin, Gjirokastrën dhe Kukësin. Njërin prej tyre e ka zbuluar mbrëmjen e sotme analisti Arjan Curi.

Curi tha në emisionin “Zonë e Lirë” se sipas informacioneve që ai ka, në Gjirokatër Basha do të kandidojë ish-presidentin Bujar Nishani.

“Kam një informacion të fundit që në Gjirokastër do të vendoset Bujar Nishani. Në Tiranë do jetë Basha vetë”, deklaroi analisti.

Ndërkohë, kujtojmë se Nishani ishte edhe një nga anëtarët e Komisionit të Verifikimit të kandidatëve për deputetë në PD.

Ajo që vihet re është se Basha ka vendosur si drejtuesë politikë në qarqe personazhe të vjetra politike, ndonëse pati deklaruar se do të sillte emra të rinj, njerëz të shkolluar në perëndim, jo me shkollën e komunizmit.

1 komente në “Bujar Nishani kryeson listën në Gjirokastër për 25 prillin?! Analisti Curri: Lulzim Basha e ka vendosur”

  1. Alban Dega says:

    ZGJOHU SHQIPTAR ZGJOHU!

    Hiqen shkollaret
    Promovohen gomaret !
    Goditen mendimtaret!
    Zerohen luftetaret!
    Lartohen tradhetaret….
    Ku po shkon o Atdhe ?
    Me keta dru me pre !
    Krahasoni keta gdhenj
    Shihni lisat e medhenj
    Kur ligjeronin korifej
    Si Nol Gurakuqi…
    E Avni Rrustemi
    Ku ishim ku jemi
    E ku do te vemi
    Njeqint vjet mbrapa
    Kuvendi plot trapa
    Hajdute zullapa
    Turperojne dhe lopen
    Fyejne dhe gomarin
    Bulldoge kryetaresh
    Zhytur ne korrupsion
    Bythelepires pa imane
    Te te parit padron!
    Ngrysen te mjere
    Gdhihen milionere !
    Shqiperia jone
    Sa keq te kane dhjere!
    Shqiptar zgjohu
    Zgjohu ose pallohu !
    E ka thene profeti Abraham
    Pararendesi i Epokes sone
    Cdo popull ne Bote
    Ka qeverine qe meriton!
    Sot me shume se kurre
    Nene Shqiperi
    Cdo grúa e burre
    Qe ti i jep gji
    Nje qellim motiv
    Qe pardje ishte vdekje a liri
    Qe dje ishte Liri- Demokraci
    Sot eshte Ligj e Drejtesi !
    Ky mesazh bucet qemoti
    Qe haka te shkoje
    domosdo tek i Zoti !
    Ndryshe jeta jone
    Do jete krejt koti !
    Zgjohu shiptar
    Zgjohu…. Zgjohu…..
    Zgjohu … o pallohu !

    Shkruar e botuar per here te pare me
    21 janar 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje