Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia për shembjen e Teatrit Kombëtar

22 Janar 2021, 19:28Politika TEMA
Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia për shembjen

Godina e Teatrit Kombëtar është rrafshuar që prej majit të vitit që kaloi, por çështja ende nuk është mbyllur, përkundrazi. Ndërsa pritet të hidhen themelet e godinës së re, politika, duke qenë në mes Gjykata Kushtetuese e ringritur, do të vijojë të merret me të.

Së fundmi gjyqtarët e Kushtetueses kanë vendosur që të kalojnë për seancë plenare padinë e parë të Ilir Metës, që e quante anti-kushtetues ligjin special për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të zhvillohet kjo seancë, por është një hap para drejt vendimmarrjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese, për të dhënë një verdikt nëse ligji është apo jo kushtetuese.

Kjo padi e parë nuk e zmbrapsi qeverinë që të të vijojë me veprimet për prishjen e Godinës, duke ia kaluar pronësinë Bashkisë së Tiranës.

Sërish Meta e konsideroi të paligjshëm aktin, duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese. Për këtë padi ende nuk është vendosur që të për ta kaluar në seancë publike. Paraprakisht pritet të kalojë në mbledhje gjyqtarësh, që do të vendosin mbi vijimin e shqyrtimit të padisë.

Ndërsa pritet që dy paditë të shqyrtohen, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një kërkesë të posaçme Gjykatës Kushtetuese që të marr pjesë në diskutimet që do të bëjnë gjyqtarët.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj 2020. Artistët që protestuan për gati dy vjet, në mbrojtje të godinës, tashmë kërkojnë që Teatri Kombëtar të rindërohet në formën që ishte dhe aty ku ishte.

5 komente në “Kushtetuesja pranon Metën, kalon për shqyrtim padia për shembjen e Teatrit Kombëtar”

  1. Baca-Bajram says:

    Akoma vazhdoni me avazin e Teatrit Kombetar more dallkauk…!? Po Gjykata Kushtetuese pse s’shqyrton shkelejt e ligjit nga Presidenti yne, Like Floriri, qe jane me te renda dhe ceshtje me te rendesishme se ajo ndertese e rrenuar dhe e infestuar me minj… Like Shkerdhata ka shume gjynahe qe duhet t’i pergjigjet Drejtesise para se te ket kurajon te coj ne Kushtetuese shembjen e Teatrit.

  2. Nafia says:

    Kushtetusja e Xhaferr-llarit te Ali-beut dhe Vitore Tushes se Ilir floririt do na shqyrtoka tetatrin e vellezerve karagjoz Budina.

  3. Kim été says:

    Teatri qe një artitektur primitif, gjë që ulte imazhin e saj në mbarë botën. S’mund të krahësosh spitalin e Peshkopis me atë Amerikan.

  4. k says:

    Popull i dënuar,shtet i degraduar,vend i mallkuar.

  5. Kalec Dega says:

    Sa bukur e luajne rolin komunistet…Thua iu hap barku per Teatrin se sa qe nuk ishtin ortak te 20%….?
    =
    Nderkohe shqiptaret socialiste kane frike se Gjykata komandohet nga cecent e Metes…sikur vendimi do ringjalli Teatrin Kombetar, kete vlere kulturale dhe historike te shembur nga djajte komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje