Nuk njeh veten në foto: Gruaja e verbuar nga xhelozia godet disa herë me thikë burrin

24 Janar 2021, 13:42Bota TEMA

Një grua e tërbuar nga xhelozia goditi disa herë me thikë e saj, pasi mendoi se e tradhtonte.

Ajo pa fotot e tij me një grua tjetër, por doli të ishte një foto e saj e bërë vite më parë, ka thënë policia.

Autoritetet nga komuna e Cajeme, Sonora në Meksikë, raportuan se e dyshuara e identifikuar si ‘Leonora N’ u arrestua.

Ajo u kap për plagosjen e burrit të saj ‘Juan N’ me thikë pasi zbuloi disa fotografi në celularin e tij.

Burri, i cili arriti t’i merrte thikën, shpjegoi se fotografitë ishin të të dyve kur ishin më të rinj.

Me sa duket Juan e bindi gruan se kishte dixhitalizuar fotot e vjetra për t’i ruajtur në telefon.

Për fat të mirë, policia arriti në vendin e ngjarjes pasi fqinjët dëgjuan të bërtitura nga përleshja.

Media lokale raportoi se gruaja ishte ndaluar nga autoritetet në pritje të akuzave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje