Rriten tensionet Kinë-Tajvan: Avionë luftarakë dhe bombardues pranë ishullit

24 Janar 2021, 17:04Bota TEMA

Tajvani tha se avionë luftarakë të forcave ajrore kineze, hynë për të dytën ditë me radhë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore, një rritje e tensioneve vetëm pak ditë pas ardhjes së administratës së re të Presidentit Joe Biden.

Tajvani, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, shihet nga Kina si territor i saj dhe muajt e fundit Pekini e ka shtuar aktivitetin ushtarak pranë ishullit.

Por aktivitetet e Kinës gjatë fundjavës shënojnë një shkallëzim të ri, pasi përfshijnë dërgimin e avionëve luftarakë dhe të bombarduesve, në vend të avionëve të zbulimit, siç ka ndodhur zakonisht deri kohët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se dërgoi forcat e saj ajrore si kundërpërgjigje.

Një aktivitet i tillë ka të ngjarë të shqetësojë më tej Uashingtonin, i cili të shtunën i kërkoi Kinës të ndalte presionin ndaj Tajvanit, duke riafirmuar angazhimin e tij ndaj ishullit dhe dëshirën për të thelluar marrëdhëniet.

Ndërkaq, ushtria amerikane tha të dielën se aeroplanmbajtësja USS Theodore Roosevelt bashkë me grupin e saj detar, hyri në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore për të mbrojtur “lirinë e deteve”, siç u shpreh ajo.

Administrata e Presidentit Biden ka thënë se angazhimi i saj ndaj Tajvanit është “i fortë”.

2 komente në “Rriten tensionet Kinë-Tajvan: Avionë luftarakë dhe bombardues pranë ishullit”

  1. Kim été says:

    Ekonomia e Tajvanit është në rrezik pa ndërhyrjen e Kinës, pasi sipërfaqja e vockël dhe popullsia dendur e bëjn të pamundur shkëputjen nga superfuqia dyte boterore.

  2. Li says:

    Ku e ke iden e taiwanit ore.ekonomia taiwanit esht me e qendrushmja be azi.
    Shume kompani me kine Jane me pronar taiwanez dhe ska asnje lloj varesie NGA kina.
    Taiwani prodhon vec per USA ,prandaj ne cdo product Kan ISO standartin amerikan ose she europian.
    Se perballojn dot ushtrin kineze ajo dihet se nje byth vend Jan me 28 milion,SA kina ka nje batalion.
    Prandaj bejn pordhe kinezet se iku trump ,tani me bidenin dihet qe do inl kthej favorin kines qe hodhi miliona dollar per fushaten e biden.
    Kam jetu.ne taiwan per 7 vjet do me vinte keq te perfundonte nen thundren kineze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje