Studimi: 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

24 Janar 2021, 11:27Shëndeti TEMA

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D. Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit janë më pak të ekspozuar ndaj diellit.

Njerëzve iu duhet të ekspozohen të paktën 20 minuta në ditë ndaj rrezeve të diellit për të marrë sasinë e përshtatshme, prandaj shpesh nevojitet një suplement për të arritur një nivel të shëndetshëm. Në fakt, personeli shëndetësor po e përdorin vitamina si një trajtim për Covid-19 dhe jo vetëm për parandalim, shkruan abcnews.al.

Mjeku Peter Osborne tha për FOX 26 se vitamina D është një nga mënyrat më të thjeshta dhe të përballueshme për t’ju ndihmuar të qëndroni të shëndetshëm. Ai gjithashtu theksoi se për të forcuar sistemin imunitar është e nevojshme të përdoren katër shtresa të ndryshme – vitamina D, C, zink dhe Quercetin, një bioflavonoid natyral që hap qelizat në trup në mënyrë që zinku të futet brenda.

Osborne sugjeroi disa burime dietike të vitaminës D si vaji i mëlçisë së merlucit, peshqit me yndyrë dhe kërpudhat, që mund t’i ndihmojnë njerëzit të arrijnë dozën e rekomanduar ditore.  “Unë rekomandoj një terapi me vitaminën D. 1.000 njësi ndërkombëtare (IU) të vitaminës D për kile.

Pra, nëse jeni 100 kile, do të merrnit 100,000 njësi ndërkombëtare të vitaminës D për tre ditë. Pas kësaj, nuk keni pse të vazhdoni të merrni doza më të larta, por tre ditë me dozë të lartë të vitaminës D do të ngrenë nivelet tuaja të vitaminës D në nivele të përshtatshme “, shpjegoi Osborne. 

4 komente në “Studimi: 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit”

  1. veterineri says:

    Populli thote : Gjella me kripe , por kripa me karar !
    Pyetja eshte :
    – A e dini ju qe kini shkruar kete arikull se egzistojne ne farmaci dy lloj vitamine D dhe ato jane : D3 dhe D2 ?
    – A e dini ju se cfare dallime te medha kane ato midis njera-tjetres dhe cila mund te akumulohet ne trupin tone dhe sa eshte kufiri i akumulimit ; ndersa vitamina tjeter duhet marre cdo dite sipas nevojave qe tregon analiza e nivelit ne gjakun tuaj , mbasi po te meret njeheresh si ju shkruani ne kete artikull do te mund te shkaktoje nje lloj “helmimi” qe shkakton tetani muskulare , ndjesi te forta te te ftohtit trupor , bllokim te muskujve te kraherorit dhe deri pushim zemre , ose dhe te tjera .
    Kur shkruhet se : “nese jeni 100 kg. do te merrnit 100 mije njesi nderkombetare (UI) per tre dite” , pra per tre dite behen gjithesej 300 mije UI ?!!!!!!!
    Per mua kjo eshte BUDALLALLEKU me i madh qe une kem degjuar gjate gjithe jetes time ne lidhje me perdorimin e vitamines D !!!!!
    ======================
    I lutem autorit te ketij shkrimi te jape ketu , SA ME HERET , sqarimin e duhur !

    1. Kujdes - Doza e rekomanduar e vitamines D mund tju vrase says:

      Njerez mos e beni kete qe thote ky artikull. Per njerezit rekomandimi per vitaminen D eshte vetem 1000 IU ne dite. Nje qind mije do tju helmonin dhe shkatonin vrasjen tuaj. Eshte idiotesi! Plus zinc the quercetin nukm jane vitamina. Zinku eshte mineral kurse quercetina eshte nje flavonoid bimor.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Vit D3 deri ne 5000 ui ne dite dhe kontroll analiza gjaku. Vaj/Huile de foie de morue, Vaj/Huile de requin. Vaj arash. Detox per melcine dhe veshkat…. zink ne darke….

  3. Iliria e bashkuar says:

    Spiruline (jo ne darke), chlorelle ose chlorella (jo ne darke), desmodium, cajra, « jo » buke, bulmetra, gjellra, nje vakt ne dite duhet te jete me ushqime natyrale jo te gatuara, 1-2 gr vit c ne mengjes e ne dreke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje