‘Prandaj na duhet mandati i tretë’! Rama rendit arsyet: Do pastrojmë deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga bluzat e bardha!

18 Shkurt 2021, 09:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama permes nje postimi ne rrjetin social tregon dhe njehere se perse kerkon nje mandat te trete qeverises.

Rama, teksa publikon fotot e ndryshimeve ne sistemin shendetesor ne keto tete vite, thote se do te pastrohen radhet e bluzave te bardha nga batakçinjte!

Postimi i plote i Ramës:

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje! J

o, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!

Prandaj na duhet Mandati i Tretë!

4 komente në “‘Prandaj na duhet mandati i tretë’! Rama rendit arsyet: Do pastrojmë deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga bluzat e bardha!”

  1. Bojkot 25 prillin says:

    Duhet I treti o b** putane se nuk te mjaftuan 8 o p*** ropsh Duhen ber biljonera euro o kurv kur shkon ne spital te shikoim nga xhepat kur shkon ne policies duan lek kur shkon ne bashki duan lek ,ky esht mandating I 3t we do ti bashk me like floririn Sali kerrmen e me radh ju Duheni djegur per se gjalli o zhulaq pa komb e fe ,shqiptaret duhet ta din bojkot ktyre 3 partive

  2. mik says:

    Te gjithe politikanet e deshtuar lavderohen per bemat e tyre ne kurriz te kohes. Koha per keto njerez nuk ka randesi, nuk llogaritet !!
    Rama mburret per rinovimin e 2-3 spitaleve per nje kohe gati prej 8 vjetesh, dhe e quan sukses perballjen me termetin dhe pandemine , ku edhe nje qorr mund ta shikoje deshtimin e tij !! Kryeminister, po flitet per 8 vjet, jo per 8 muaj.
    Nje puntori te mire, rreklamen ja ban puna, e jo propoganda. Propoganda nuk eshte mjet etik per nje politikan.

  3. Doktori says:

    Votuesit mjerane te cilet Edi Rama i permbyt cdo dite me propaganden e fasadave te spitaleve jane ata qe po e vuajne tani me kovidin dhe do vazhdojne ti vuajne edhe me shume ne te ardhmen pasojat e rrjepjes dhe zhvatjes masive te buxhetit per shendetesine me PPP-ra, tendera abuzive dhe denigrim te figures se mjekut.
    Rekord boteror i vdekjeve nga kovidi per milione banore me te rinj 30-50 vjecare qe vdesin cdo dite si askund tjeter, me kushte cnjerezore trajtimi ne spital qe jane bere publike dhe i kane provuar te gjithe ata qe i ka zene halli aq sa ne nje spital me 150-200 shtreter kane vrare veten 4 paciente, me perhapje infeksioni dhe situate spitalore jashte kontrollit.
    Me miliona euro investime per vjedhje per spitale rrethesh 10 mije banore ku nuk ka me mjeke specialiste dhe para me pikatore per spitalet universitare ku vjen e gjithe Shqiperia.
    Me vetem 50 mije leke te vjetra pagese kirurgut ne 24 ore sherbim ku per pese operacionet qe ai ka kryer PPP ja e Beqir Rames perlan 1 milione e gjysem leke per zierje instrumentash.
    Dhe qershia mbi torte, si te mos mjaftoje qe ne keto tete vjet Shqiperia po zbrazet nga mjeket specialiste me eksperience te cilet emigrojne shume me teper sa mund te specializohen te rinj, ky sharlatan harbut ne krye te qeverise i hedh turmave te egersuara nga keqqeverisja e tij kokat e mjekeve, natyrisht, qe ta kaloje tek ata pergjegjesine per cfare pasojat qe ka sjelle politika e tij.
    Mjeranet injorante qe do ja japin apo shesin voten per nje thes miell apo 50 mije lek le te gezohet qe futen profesionistet ne burg se tek xherahet do perfundojne kur te kene nevoje

  4. Gogogo says:

    Vazhdo nderto spitale e shkolla. Rinderto shkatrrimet e termetit dhe mbro njerzit nga virusi. Zbukuro qytetet dhe zhvillo zonat e prapambetura. Kujdes reformen ne drejtesi. Shqiperia po ecen drejte normalitetit. Njerzit punetor i ke pro, hajdutet kunder.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje