“Ai ka frikë të ndeshet me mua”, Conor Benn i i kundërpërgjigjet Markut: Je shumë mbrapa…

Florian Marku prej kohësh po sfidon boksierin Conor Benn për një përballje, por ky i fundit duket se nuk e ka në plan diçka të tillë. Djali i ish-kampionit të Botës, Nigel Benn ka folur pas fitores së Florian Markut, i cili e quajti Conor një frikacak që nuk dëshiron të ndeshet me të, duke u shprehur i qetë.

Connor Ben tha se Marku është shumë prapa tij dhe se ai ka në plan të ndeshet me kundërshtarë më të mëdhenj dhe më të fortë.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, mund të më quajë frikacak e të thotë të tilla fjalë, por është shumë mbrapa meje. Duele si ky që po bën Marku, unë i kam bërë me kohë. Ai sot u ndesh me një kundërshtar të një peshe më të ulët dhe u rrëzua prej tij.

Kam në mendje dhe në plan objektiva shumë më të mëdhenj. Unë sapo kam mundur një ish-kampion bote si Sebastian Formella, ndërsa tani do kem përballë një boksier si Samuel Vargas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, përfundoi Conor Benn.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Ai ka frikë të ndeshet me mua”, Conor Benn i i kundërpërgjigjet Markut: Je shumë mbrapa…”

  1. Baliu says:

    Le te vazhdoj Floriani keshtu me fitore te panderprera, se i vjen radha edhe Bennit te marr nje lekcion te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *