Armando Broja në formë, vjen goli i tetë në kampionatin holandez

Sërish lajme të mira në kampin kuqezi, me disa nga lojtarët e Kombëtares, të cilët kanë treguar formë mjaft të mirë këtë fundjavë.

Një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare ka shënuar për skuadrën e tij.

Bëhet fjalë për sulmuesin Armando Broja, i cili militon në radhët e Vitesses, në kampionatin holandez dhe ka realizuar një gol mjaft të bukur në sfidën kundër PSV.

Sulmuesi kuqezi i Kombëtares, përmes një asisti të dhënë nga shoku i tij i skuadrës, goditi saktë topin brenda zonës me të djathtën dhe kaloi në avantazh skuadrën e tij që në minutën e 4-t. Gjithsesi, ekipi  shqiptarit ishte i pafat pasi PSV përmbysi disavantazhin dhe fitoi 3-1.

Pavarësisht rezultatit final, ky është një lajm i mirë për Armando Brojën, i cili shkon në kuotën e tetë golave të shënuar me ekipin e Vitesses, në 19 ndeshje të luajtura, ku 12 i ka nisur si titullar. Talenti shqiptar ka një mesatare prej 1 goli në çdo 134 minuta.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *