Bilushi i Metës denoncon gratë tradhëtare të Beratit

21 Shkurt 2021, 18:53Antena TEMA

Siç u bë e ditur sot 112 gra të LSI në Berat dorëzuan teserat e LSI dhe ju bashkuan Partisë Socialiste. Ngjarja pasoi udhëtimin e Ilir Metës në Berat ditën e djeshme ku ai u takua me 5 djem të rinj, me të cilët doli dhe në foto.

Bilushi i Metës ka bërë këtë shpjegim për tradhëtinë e grave të Beratit.

“Siç e ka thënë dhe zonja Kryemadhi nga LSI po largohet “llumi”. Dhe këto 112 gra janë pjesë e llumit të LSI. Për këtë kemi argumentat tona.

E para asnjë nga këto gra, nuk ka shkuar të bëjë fushatë siç bën Grida Dume, e cila edhe pse është e veshur me rroba të shtrenjta mbi 2 mijë euro, nuk i dhimbsen ato dhe shkon drejt e në stalla e blegtorëve. Dhe nuk ndalet me aq. Ajo është aktive dhe hyn në bashkëbisedim direkt me blegtorët.

E pyet fjala vjen nëse ajo gjëja që shetit në vathë është kec apo qengj.

Dhe blegtori ja sqaron që është qengj.

Pastaj ajo e pyet me guxim që qengjin e bën delja apo dhia.

Ai e sqaron që e bën delja.

Atëherë ajo i thotë: Më trego një qengj që e bën dhia.

Nuk ka,- i thotë ai,- se dhia bën kec.

Dhe kështu bashkëbisedimi vazhdon. Zonja Dume ikën në shtëpi ndërron rrobat, vesh të tjera e shkon në një stallë lopësh. Vazhdon i njëjti bashkëbisedim.

Ky është modeli i grave militante jo i grave të Beratit që nuk bëjnë asnjë punë, e duan vende pune.

Po ashtu ato janë larg modelit të Monikës që ulet në tavolina me burra, pi raki, bën muhabete të fortësh.

Përse i duhen gratë e Beratit LSI, nëse nuk bëjnë gjëra të tilla. Për asgjë. Ndaj le të shkojnë ku të duan. Ne na duhen gra aktive, që të jenë bindëse në punën e tyre.

Këto i duan gjërat gati. Por LSI është parti e aksionit dhe veprimit. Aty nuk kanë vend njerëzit që kërkojnë vende pune, apo përfitime. Aty ka vetëm idealistë.

2 komente në “Bilushi i Metës denoncon gratë tradhëtare të Beratit”

  1. mira says:

    hahahaha…je i madh. Kush i shkruan kaq bukur këto pjesë humoristike? Ja vlen t’i lexosh se dhe të ngrenë humorin. Sa kam qeshur hahaha…Aman se për këto kemi nevojë, material më të bukur humoristik nuk gjindet në asnjë emision televiziv humoristik. Na mungojnë ato estradat e rretheve se do bënin më shumë se sa bën portokallia që i është shteruar materiali i shfaqjes.
    Antena të bën të qeshësh e të qeshësh është mirë për shëndetin. Rrofshi e mos rreshtni së shkruari!

  2. Marsi says:

    Vdiqa duke qeshuuuuuuuuuuuurrrrrrrrrrr .ME LOOOOOOOOOOOOOOOOOOT
    Se fundja ci duhet njeriut se cfar pantallonash vesh dikush per fushat . Perse duhet te dimbset kaq shume malli i tjetrit kur ai vet e zgjeth vet se do ti prishi apo do ti fali sendet e veta …
    SA TE NDJESHTEM JANE BERE KETA NJEREZ NE KETE SHEKULLIN E RI …. Sidomos shqiptaret VDESISIN TE SHIKOJNE NE VRIMEN E CELSIT TE KOMSHIS … Nuk i ze gjumi naten te varfrit . Madje jane aq kurioz sa futen edhe tek krevati i tjetrit E KAPI APO SE KAPI BURRI GRUAN NE DARKE – dhe nese po cfar pozicioni e beri ? Dhe nese jo , Perse jo? Ka ndonje arsye ..
    Jane shume te dhimbsur te mallin e tjetrit ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje