Një popull pa personalitete, por me shumë urrejtje!

21 Shkurt 2021, 21:18Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Nuk di ç’helm na ka helmuar kaq shumë… Një helm 30 vjeçar që na ka shkatërruar çdo kod moral e strukturë vlerash, vetëm shajmë, urrejmë, mallkojmë … rrimë e fillojmë prapë nga e para … shajmë, urrejmë, mallkojmë..

Po jemi vllezër o të mjerë, jemi një gjak, një shpirt, një histori .. po ku do vemi me kaq ligësi… në ç’humnerë, në ç’harresë…

30 vjet që zhbëmë cdo vlerë edhe ato më paganet, më të dlirat.. askush nuk u morr seriozisht me të shkuarën 50 vjecare, asgjë serioze, asgje të strukturuar… vetëm piskama, ulërima, mallkime dhe urrejtje e verbër… se kështu i leverdiste politikës, sidomos Berishës, ta mbante varrin hapur e kurrë mos ti vinte kapak, e ai të vazhdonte vallen e hijenave rrotull me ulërima e piskama, rëndësi ka që të hiqte vëmëndjen, asnjë dosje me pseudonime sigurimsash mos hapej, asnje i presekutuar mos rehabilitohej as mos bëhej ministër etj etj…

Vetëm popullit ti shkalafitej shpirti dhe ta vazhdonte vëllavrasjen si garanci e sundimit nëpërmjet përçajes që ai ju emetonte shqiptarve me djallëzi.  30 vjet janë shumë, tmerr shumë… komunizmi nuk trëmb askënd, ska lidhje me askënd, vetëm miopët dhe hileqarët mund të fshihen mbrapa kufomës së tij….

E pështirë kjo pseudo revolta e tastierës pse vaksinohen personalitetet, e frikshme, e turpshme… po kështu është kur 30 vjet simbol i vlervave kombëtare bëhen zuzarët e korruptuar, injorantët grabitqarë… po vdesin njerzit e mëndjes dhe të librit,  po vdesin në këtë humbëtirë vlerash… ndërkohë bota i tund fort personalitetet e saj ne i sulmojmë si çakejtë …

Tashmë jemi shndruar në një vend pa tru, mëndje, kujtesë dhe mirënjohje kombëtare, tashti jemi një tufë këmbësh dhish që dimë vetëm të urrejmë e mallkojmë … vaksina do ketë për të gjithë edhe për ata që sot ulërasin ndërsa deri dje i urrenin dhe i mallkonin vaksinat se ishin me çip … po çrëndësi ka… rëndësi ka të urresh diçka.. diçka ku mund të zbrasësh gjithë frustrimet e jetës.

Ligësia në shpirt dhe goja e helmuar vetëm të liga sjell… është masturbim i të keqes .. jo më kot Niçe thoshte .. {sa më shumë të shohësh në një humnerë po aq shumë do të shikojë dhe ajo brënda teje}!

45 komente në “Një popull pa personalitete, por me shumë urrejtje!”

  1. Tipike e ballistave qe muajin e fundit u kthyn Partizan.
    Flisni konkretishte ,
    cilat jane Fajtoret ata qe mbollen kte mizerje te shoqerise shqiptare ,
    jo me hartime te tilla qe nuk kane asnji efekt.
    Kjo vet cben e ka bere deri me sot kunder ksaj Monstre Politike qe injektoj
    helmin ne kte shoqeri ?!

  2. Vjola says:

    Te lumte te limte! Analize e perkryer qe ja u mpin fytyre edhe trute ( ne qofte se i kane dhe ato )te gjihë maskarenjve.

  3. Vjola says:

    Te lumte te lumte ! Analize e perkryer qe ja u mpin fytyre edhe trute ( ne qofte se i kane dhe ato )te gjihë maskarenjve.

  4. drini says:

    Ja e ke gjetur ekzaktesisht se cili politikane e futti kete percarje dhe kete fryme.Ishte ai ( Berisha) qe ne vitin 1996 shkaterroi dhe vodhi zgjedhjet , qe futi ket precendent qe nuk ka dale akoma. Jemi bere gazi i gjithe botes duke mos pranuar rezultatin kur humbasim.Na vjen turp ne, shqiptareve qe jetojme jashte shqiperise kur degjojme lajme si vjedhje votash apo mospranim rezultati

    1. Matrapiku says:

      Thenia me e spikatur … “Nje popull pa personalitet dhe me shume urrejtje”.
      .
      Cuditerisht me shume dashamiresi me Neo Otomanistet qe na kane shperfyteruar per 500 vjet rresht.

    2. 1991-1992 black years says:

      jo zoteri e ke gabim…ishte prishja e votimeve te 31 marsit 1991

      kur nazi berishistet humben 8 me 2 d
      he usa-tallaret me sakte sekti makartist i amerikes

      dhe e djathta ekstreme europjane
      i hodhen ne ere keto votime me te mira te kryera ne Shqiperi

      ..ORGANIZMI AGJENTUTOR I 2 PRILLIT 1991 ME KRIMINEL AZEM HAJDARI TE BIBERISHES..

      .PRISHAJE QEVERISE STABILITETTIT NE 4 DHJETOR 1991

      DHE MARRJA PJESE E rAJERSONIT NE VOTIMET E 1992

      ishin muzika e kompozuar atehere

      tinguj funebre te te cilit po i ndegjojme sot

      qe kjo Brisida e Marikes ka turp ta thote bashke me ty

    3. Loni pe Kolkondasi says:

      Berisha, shoku Drini, në 1996 tregoi që ishte i prishur qysh në vezë dhe jo se u prish atë vit. Berisha dhe gjithë shpura politike janë produkt i urrejtjes klasore, të edukuar me urrejtjen për ti konsideruar kundërshtarët si armiq të betuar, një urrejtje që dhe aparteidin e bënë të duket hallvë përballë helmit që buron nga lufta e klasave. Politikanët tanë janë përfaqsuesit më autentik të “njeriut të ri” të ndërtuar me aq mund nga Partia dhe shoku Enver. Urrejtja nuk ka filluar këtë 30 vjeçar, ajo ka filluar që në vitin 1941 më 8 Nëntor, ditën kur bahçevanët komunistë e mbollën me bindjen se po mbillnin një lule plot aromë, por doli një gjëmbaç që aman o zot se çfarë ndjen njeriu kur e shpon gjëmbi i saj. Prandaj mos u qani, Berisha është përfaqësuesi më denjë i fytyrës tuaj të vërtetë.

    4. MacGr says:

      I pari qe filloi te vjelli ne stanin e tij qe ENKEL DEMI,qe hiqet si gazetar i madh,.Ai filloi te thoshte se edhe nena e tij eshte zonje dhe jo vetem TINKA KURTI. Te gjitha nenat tona jane zonja se na rriten dhe edukuan por kjo qe detyra e tyre e natyrshme.KETU nuk diskutohen dashurite instiktive te cilat i kane edhe kafshet per te lindurit e tyre por flasim per kontribute te vecanta qe i jepen shoqerise.Nga ana tjeter ata ,te nderuarit qe u vaksinuan ishin brenda platformes ,rradhes se moshes. Shume sulmuan te vaksinoheshin me te moshuarit ,personalitete te shoqerise por historia nuk i ka situr akoma.

  5. Brian says:

    Me shume respekt Brizida me kete artikull ju goditni e shkundni ate pjes te popullit qe qendrojne ne tenjejten llogore e quajtur Berishiane qe e ktheu ate vend ne super korrupsion si ne vjedhje dhe krimin e organizuar.Mirepresim artikuj te tjere.

  6. Juristi says:

    Shkrim shume i sakte.Analize e sakte.

  7. Opinion says:

    Tinka Kurtin vlerësojeni me para, nëna ima ka më shumë nevojë per vaksinë oj qype. Po ti hiq llapën nga b….e pushtetit e shih nënën tënde se ndoshta dhe ajo ka nevojë.

  8. Na myten says:

    Ik mi budallaqe! Diskriminimi eshte veper penale por te decerebruar si puna juaj qe relativizojne cdo gje dhe i justifikojne me shkrime te tilla patetike zgjasin pushtetin e qenerve qe permend ne artikull.

  9. k says:

    Meqë citove Niçen,duhet të njohësh “moralin e njerëzve të dobët dhe nënshtruar”.
    Ûbermenschi i Niçes është e kundërta filozofike e shqiptarëve injorantë,pakulturuar dhe me moral historik mizerabël.
    Vetëm tek Niçe mund të gjeni embrionin e së keqes së kombit shqiptar(fatkeqsisht).

  10. Zana says:

    Z.Gjikondi kini të drejtë ,po c’ mund të presësh kur ne me shume merremi me llafe se me pune.

  11. Pika e jone e dobet historikisht ka qene dhe eshte mungesa e bashkimit per te miren e pergjitheshme says:

    Bravo Brizida! Kjo ka qene dhe eshte karakteristika kryesore e shqiptareve, nuk mund te behen bashke perballe rrezikut. Ja perse iliret u zhduken dhe u katandisem nje grusht shqiptaresh ne Shqiperi dhe rreth saj, ne 5 shtete. Madje edhe tani shikoni politikanet kosovare (leri keta zarbot e paguar esadist zorzopin dixhitalist me huliganet e tij), qe edhe perballe rrezikut me Serbine, luftojne me politikanet shqiptare, ne vend qe te bashkohemi si komb dhe te mbijetojme. Per fat te keq fqinjet tane na e dine kete pike te dobet dhe perfitojne prej saj, na percajne duke paguar tradhetore midis nesh dhe na shndrrojne ne bisha qe kafshojme njeri tjetrin per nje ‘byrek’ te Lulit dhe Berishes. Sigurisht te kesh ne shtrat serben Slobodanka (Lirije) si Berisha, nuk mund ti sherbesh kombit tend.

  12. Demokracia says:

    Bashkohem me pjesen e pare te shkrimit tuaj, eshte nje fenomen qe verehet lehtesisht ne komenetet qe njerezit bejne kur dikush poston nje koment, nje kerkese apo shtron nje pyetje. I turren te gjithe per ta share, per ta denigruar etj. Kam pershtypjen qe kjo vjen nga ndjenja e inferioritetetit te cilin mundohen ta mundin duke ulur tjetrin sa me teper.
    Persa i perket aspektit te vaksinave, une personalisht nuk e konsideroj veten si pjese te grupit te pseudo revoltes se tastieres, sic shpreheni ju. Mbase jane te verteta argumentet tuaja qe ekzistojne te ketille njerez, por nuk me vjen mire kur perpiqeni t’i vendosni te gjith ne nje “han”. Mund te lexoni pasi ka plot komente qe realisht permbajne kritike konstruktive.

  13. Zyher Beci says:

    Populli i yne mbarte shume vlera ashtu sic ka edhe shume antivlera. Te merresh me vlerat do te thot te kontribuosh per shtimin e tyre. Te merresh me antivlerat dhe sidomos po ti amplkfikosh ato, ti do te kontribuosh per keq. Fatkeqesisht dominion tek ne trajtimi me keqdashje I antivlerave madje duke mohuar vlerat qe ka vendi dhe shoqeria Jone. Keshtu nuk mund te ecim perpara. Vetem gojet e liga, vetem njerezit qe nuk e Duan vendin I kushtojne ne menyre te ekzagjeruar vemendje antivlerave duke ndikuar ne krijimin e situates se zymte ne opinionin mbare popullor, duke ngjallur fryme pesimiste ne popull, duke thelluar konflktualitetin, pakenaqesite vend e pavend. Jeta duhet pare me objektivitet, Duke vleresuar te mirat dhe Duke pare me sy kritik mangesite por kjo me sens per ti korigjuar ato dhe jo me qellimin e keq diskriminues apo per te nxitur urrejtje.
    Brizida, te uroj per shkrimin.

  14. Imigranti says:

    Konstatimi eshte i sakte; po kush eshte zgjidhja?????.

  15. S-New York says:

    Po kujt ja thu moj vajze.
    Kjo eshte nje djagnoze I nje virusi te pa sherushem qe mbolli dr.Mortja(Berisha) qe mos past dite te bardhe me jeten e tije dhe ato qe e pasojne.
    Analistet I thencin nje tufe injorantesh eshte neveri ti digjosh te cilet shpalosin Vetem Urrejte dhe vulgaritet.
    TV-te Jane kthyer ne qendra c’njerzimi nuk shihen dot.
    Fatkeqesija me e madhe e Kombit Jane POLITIKANET.
    Zoti ju ktheft me rruge te mbare.

  16. marjani says:

    Po ti ishe nje nga me te flakurat fare ne nje interviste nje vit me pare qe shkarkove gjithe karikatorin e zhvleresimit per KM ,ja dhe ca copa studentesh rrezik te degjuan,lare pa lare ne instagram

  17. koci says:

    Një shkrim i mirë që ka guxim ti thotë me emër shkaktarët e gjendjes dhe gjenerusit e kësaj urejtjeje biblike.
    E dejta dhe properiteti ekonomik do ta vënë shtetin në binarët e ligjit .

  18. luka says:

    Me te lumte ajo mendje dhe ajo pene, e nderuara znj. GJIKONDI! Analize e shkelqyer!
    Dhe te mos harrojme ‘byrektoret’ e PD dhe ‘Jalen’ e LSI ku sterviten te rinjte fashiste, humnera te mbushura me urrejtje sharje mallkime per ato vlera te vendit tone qe me mund po ngrihen pak nga pak. Por fundin do ta kene siç paralajmeron i madhi Niçe! Keta do i gerryje humnera nga brenda!

  19. D.Didani says:

    Turp,turp,turp.! Jo sikur po bejne nje vaksine ata pak personalitete qe jetojne akoma…por sikur po ju bejne ndonje ilac cudiberes,per tju zgjatur jeten ose me shume akoma,sikur po ju fusin edlirin e rinise,kthimit ne 25 vjecar!
    Turp! Mungese respekti,mungese morali,mungese humanizmi! Xhungel,kafshe..nuk ka mbetur me respekt dhe mirenjohje per nje grusht njerzish qe kane mbetur gjalle,qe kane kontribuar per vendin ne shkence,ne art,ne ne letersi,ne ndertimin e Shqiperise,ne permirsimin e shoqerise….etj etj etj.
    Nuk dua ti permend me emra ato personalitete,i dini te gjithe…ne se nuk i dini jeni kafshe,me dy kembe!

  20. Ideali says:

    Ik moj budallaqe. Shihe moj Europen dhe boten. Askush nuk sillet keshtu nga qeveritaret me popullin e vet si sillet ky Zoti yne me popullin e tij. Per cilet personalitete flet ti. C ben ata gjysem shekulli diktyature, dhe 30 te tjera demokomunizem.? Shqiperia eshte nn humnere dhe nen mesimet e Zhdanovit. Mjaft me ne mbrojtje te veprimeve te nje truri te shprishur. O gjikondi, kujt i dherben ti? Kush i ktheu njerezit ne frigorifer, ne lavatrice, ne televizor bardhe si, lere me ngjyra,l ne buke gruri dhe buke misri.Ik moj idiote. Besoj se nena jote, nese ka punuar 40 vjet te furrat e bukes me tre turne dhe me nje rroge mizerabel, babai yt ne miniere 1000 metra nen toke te nxjerr krom a baker (supozim per tyP se vjen nga shtresa e fitorjeve, a nuk vlejne ne mos me shume njelloj me ata ushtaret e Zhdanovit> Nje analize drite shkurter, qe i fryne eres se percarjes akoma me teper. Rama duhet t i kerkoje falje qindra mijraa pensionisteve per ketye fryme percarjeje per para Zotit, perpara edhe vdekjes. Po te ishte opozita e veretete, vetem me kete kauz do t i fitonte zgjedhjet. Po eshte njelloj, moj idiote femer mashkull., njelloj fare. E dale nga te njejta miter. Bej mosf analize te thelle nese je e zonja. Kape moj buallin nga briret e mos fol ble bla bla. Vellavrasjen e futi kucedra qe lindi me 8 nentor 19451, mbarsur nga serbet. Kucedra ka shtate koke. S i jane prere akoma. Te fala ministrave te Alise qe jane ne maje te pushtetit te kthyer ne bossa.Te fala dhe popullit te mjere qe endet neper bote. Peeeef! O Mero le nam keshtu, si avokat krimi.

  21. Luani says:

    Per mendimin tim, nuk i ka hije kryeministrit te sillet verdalle neper qendren e vaksinimit si ai pronari i restorantit qe i thote ndonje tavoline: Keto i keni prej meje. Sikur kishte komitet teknik per keto lloj vendimesh, apo ai eshte vetem per masat jopopullore qe te bejne te humbesh vota?
    Duke i lene shakate menjane, qeveria ka diskrecion se si i ndan vaksinat e pakta qe jane siguruar. Mund t’i kishte vaksinuar personat ne fjale pa ua shnderruar vaksinen ne dekorate. Zgjodhi ta beje publik kriterin e te qenit personalitet, sepse i intereson qe te plase nje debat i gjate, i nxehte dhe i padobishem mbi kete teme. Kur njerezit debatojne se si duhet te ndahen vaksinat, harrojne te diskutojne perse ka kaq pak vaksina.

  22. ce says:

    Artikull exelent. Bravo.
    Ne fakt vaksinimi duhej te fillonte nga strateg’ja nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme dhe me diplome haremi te Jales , me Kejdi dhembcakallen krenarine e leshitlikes.

  23. artan says:

    Bukur Brizida.

  24. Traktori me zinxhira says:

    Shkrim per tu marre shembull.Lexojeni o analistet e partise.

  25. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Ke thene ate qe mendoj prej vitesh….. Bravo vajze,,, jemi ne nje moment shume delikat te mbijeteses tone morale si popull….(ndoshta keshtu kemi qene gjithmone.?.?.?) Shpresojme te fitoje pjesa e mire e ketij populli…………… se figurat e madherishme nuk na kane munguar kurre,,, problemi ka qene qe ato figura e kane dhene kontributin e tyre nga jashte ose per popuj te tjere

  26. Tomi says:

    Brizida shkrim sa I vertete aq edhe dhimbshem … urejtja helmi ligesia jane pjese të pazelit – injorance + inferioritet.- qe karaktetizon gjithe ata qe në kete situate kane marre rolin e sehirxhiut

  27. Tomi says:

    Brizida shkrim sa I vertete aq edhe dhimbshem … urejtja helmi ligesia jane pjese të pazelit – injorance + inferioritet.- qe karaktetizon gjithe ata qe në kete situate kane marre rolin e sehirxhiut

  28. Mm says:

    Mire e ke thene. Po, medet, jemi infektuar keq e thelle e nuk shoh sherim ne nje kohe te afert.

  29. joel shkodra says:

    Akoma me Berishen? Po pse nuk permend sharjet e fyerjet e e “kokeministrit”?

  30. Per ti qar hallin says:

    Kjo eshte shume e vertet! Shqiptaret jane helmuar shperfytyruar ne pergjithsi vetem nga nje semundje e rrezikshme-Politika halabake e rruges e transmetuar cdo dite ne televizione! Influenca eshte jashtezakonisht e madhe ! Pasojat vazhdojne per aq kohe sa nuk do te ndergjegjsohemi per ti thene Ndal! Boll me!
    Jane mbushur televizionet me programe me analist politikane qe nuk kane asnji vlere pozitive! Asnji vlere kulturore! Nuk ka programe shkencore edkative qe shpalosin vlera te verteta!
    Nje konstatim i vertet qe duhet te pasohet me shume ne media, I duhet dhene vemendje vemendje vemendje vemendje cfare thote zonja Gjikondi!

  31. Alpazar says:

    Po c`lidhje ka kjo me diskutimin qe eshte bere neper media? Ti i ke lexuar cfare eshte thene apo e ke me te degjuar? Eshte qesharake te flitet per merita personalitetetsh kur vjen puna tek jeta dhe shendeti,kaq .Do te vleresosh personalitet ,ka plot menyra per t`i vleresuar. PO nuk e bejme se ne perditshmerine tone jemi te fokusuar te vleresojme hajdutet ,kriminelet ,te shiturit ,t`i futim ne parlament,t`u shperndajme taksat qe mbledhim nga populli me i varfer i Europes . I beni dhe analizen popullit pale se sa urrejtje ka.Mos na cani shume karin ju dhe analizat tuaja

  32. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Nuk eshte helm pse vaksinohen personalitetet joooo! Eshte vrer ndaj nje kaste qeverisese qe i ka varferuar kafsherisht keto 8 vjet dhe kerkon te laje Mutin me Shurre duke caktuar dhe grafikun e vaksinimit sipas oreksit te halldupit Surrelit.
    Shkoni hapni syte neper Shqiperi, do shihni vetem 2 gjera
    1 – Varferi kembekryq kudo
    2 Rini qe braktis vendin
    Jane 2 atributet madhore qe kjo qeveri qenefi u ka ofruar familjeve shqiptare keto 8 vjet “Rilindje” deshtimi.

  33. Dik says:

    Tani hani mute ju shpellarte bashke me sheqere karaxhixhin e koke lopen e cepanit

  34. Linguist says:

    Meqe sot eshte dita e gjuhes shqipe, po bej nje verejtje : autorja keqperdor menyren lidhore. Nuk thuhet psh ” askush mos keqperdorej..” por ” askush te mos keqperdorej” . Ky gabim perseritet disa here, pra nuk eshte gabim tastiere. Kaq veshtire e kini te shkruani drejt sipas rregullave gramatikore znj. GJIKONDI?

    1. Linguisti gjuhëtari says:

      MeqË sot ËshtË dita e gjuhËs shqipe, po bËj njË vËrejtje.Ha ha ha,shkarkoni o të uruar gjuhën shqipe që ËSHTË në të gjitha paisjet elektronike,si kompjutera ose telefona të vendosura nga të huajt,se ne jo vetëm nuk e bëjmë dot por as mundemi ta aplikojmë në aparatet që përdorim çdo
      ditë………??

  35. Dario says:

    Ky realitet qe ju shkruani eshte prezent sepse, Meten Berishen dhe monen, i ke po me ato futyra ku mona eshte bere e bukur nga botoksi, perveç flegrat e hundes qe i ka si te elefantit. Sa kohe te kemi neper kembe keto vemje dhe kriminele me emer president, ketu do kete çudira. Si mund te harrojne shqiptaret kur njerez vriten ne pune dhe hidhet ne ere nje fshat i tere, ku njerez vriten ne bulevard, ku buznesmene zhduken dhe nuk kane nje varr, dhe nje emer i peshtire per shqiptarin per shqiptaret, Ilir Meta, i klasifikon si njerez kok pa lare. Kur ky kerme sot ka postin me te larte te vendit, ate te presidentit dhe ne duhet te heshtim, ta votojme qe dhe tridhjet vjet te tjera ky dhe mona e femijet e tij, te trashin qafen e te blejne çifligje jashte vendit. E dini ju zonje se gjiri lalezit eshte shtet brenda shtetit, ku bej nje shkrim se kush jeton aty dhe nga kane ardhur ato para per ati vila, ku brenda kollonave te tyre, gjen gjak njerezish te vrare e te shantazhuar nga keta qe ju thoni mos shani dhe harroini. Mos ndoshta ju lidh gje me te kaluaren, ku nostalgjia nuk humbet kurre. Jo mo jo, pa shkuar para drejtesise ata qe vrane dhe i rivrane nuk ka qetesi shqiptari.

  36. Moli says:

    Ky eshte nje shkrim romantik alla Naim Frasheri i shek.XIX, vertet zonja nuk e di arsyen?! Le te lexoje poemen e famshme te Hasan Zyko Kamberit me titullin “PARAJA” dhe do te gjeje pergjigjen qe kerkon me kot andej-ketej

  37. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Cfare cfaqie vulgare kjo e Gjikondit,kur ajo vet na del dhe deklamon duke prezantuar ne gjithe dimensionin e tyre,pikerisht ato vese te mbrapshta qe ajo vet u ´´kundervihet“.
    Prandaj e ka te pamundur specia gjikondi te gjeje shkakun e shperthimit vullkanik te ketij gjirizi 30 vjecar,kur vet eshte pjese e problemit,ose me fjale te tjera,ka ate formim te mbrapsht,qe te keqen e shikon vec perreth saj dhe jo tek vetja.
    Briseida,kjo krijese e komunizmit,ne mos dhe e shekujve me tej,na thote qe komunizmi,ka vdekur kur ky vatan dhe ky popull, per keto tre dekada vazhdon te kete mbi koke sundimin e tyre apo te pjellave te tyre,tani te fuqizuar fort per me teper dhe korrupsionin galopant ekonomik.
    Jo rastesi ish qe ne filimet e ketij 30 vjecari,trupat dhe shpirtrat e drobitur shqiptare rane pre e demagogjise diabolike te katundareve anadollake-komuniste te dale nga erresira e shpellave.,te cilet me sozite e tyre pista sunduan dhe e denatyruan me keq shoqerine dhe kete vend.
    Nje vet-pushtim bastard qe shkakton denatyrim dhe se cdo pushtim i huaj.
    Dhe tani per tete vjete,po te njetat sozi komunistesh apo halldupesh,´´qytetare´´katundare,ku natyrshem brenda tyre te ndjejme dhe ty gjikondi,kur ti e ke te pamundur ta shohesh veten,per ate formim qe ke.
    Te pakten komunistet e kllonuar te kishin vene ne institucionet e tyre te larte,qofte dhe per efekt vitrine,ndonje intelektual,qe familja e tij apo vet ai,e ka perjetuar gjithe egersine asgjesonjese te regjimit komunist-hoxhist.
    Kurse sa per ate qe ti ne nje emfaze qesharake revoltuese revolucionare,shprehje indinjaten e thelle,qe perse njerzit(tek njerzit une nuk fut asnjehere llojin e metes) reaguan kunder vaksinimit te personaliteteve,i jep penelin e fundit portretit tend:
    Kemi natyrshem respekt per ta,qe dhe shteti i vlereson me rroge dhe medalje.
    Por kjo qe beri Rama,ne pozicionin e kryeministrit,eshte nje diskriminim i ulet qe i eshte bere,dinjitetit njerzor dhe vecanerisht,tere te moshuareve te shumte,qe kane punuar nje jete te tere,dhe qe nuk kane as kondita banese dhe materiale si personalitetet,qe perben nje faktor natyror shtese per ti u shmangur virusit.
    Perfytyro Gjikondi ,sikur ti (nuk e di cfare moshe ke)apo prinderit e tu,shtruar ne spital me personalitete si ata qe u vaksinuan dhe te vije tek koka e krevatit kryeinfermieri-kryeminister(ka kohe qe rama i vidhet karriges) dhe tju thote:
    Na vjen keq per semundjen qe ju ka zene shoqja gjikondi,por fatkeqesisht kemi medicine vetem per personalitetet!
    Prandaj ruaj nje fije respekti minimal,per vete hanem Gjikondi(ne vende islamiste orientale behen keto diferencime anti humane) dhe mos na dil te kakarasesh si pula maje plehu,qe nuk ben vec nje glase te madhe.
    Dhe se fundi,per turpin e tyre,ne kete cfaqie asnje nuk u paraqet si njeri dhe aq me pak si personalitet,qe te refuzonte vaksinen dhe te priste rradhen bashke me te moshuarit e tjere.
    Prandaj dhe vazhdojme te jemi me shekuj nje vilajet i humbur i Anadollit,me flamur shallvaret e zeza te vezirit tone.

  38. Tironci says:

    Ka 30 vjet qe antivlera e shkel me kemb vleren dhe ja ka humbur kuptimin , antivlera ne kte vend tashme kapardiset ne presidenc kryeministri ne partit politike ne gazetari medjat vizive ne muzik dhe deri tek sanitaret e spitalit , intriga si kurr me par esht ngritur ne nivel te pa imagjinushem se kerkush si ka then ndal e ti tregoj vendin , por perkrahet dhe vlersohet si zgjuarsi , ktu te ter jan te fitur te ter me diplloma te ter te zgjuar te ter te ndershem te ter te zot , ktu dhe budallai lindur te jep leksion per jeten , ktu vlera ka ikur nga ky vend pergjithmon ne drejtim te pa ditur , kemi 30 vjet qe jemi pa kontroll ku mashtrusit pisat imoralet dhe njerzit me nje milion vese te kqia jan ngritur ne piedestal , epra nese komunizmi i dha vler vleres , ka 30 vjet qe i thuret lavdi degjenerimit antishqiptarizmit mashtrimit dhe hajduteris dhe njerzit me kto vese qe kurr sja ve njeri ne dukje kan mar drejtimin e xhdo gjeie ne kte vend , dhe ky vend po shkon ne humner , jo pa qellim PPSHja i luftonte kte seri njerzish me kto vese se kta te shkaterrojn vendin dinjitetin prsonalitetin te zhbejn si komb , dhe kte e kan arritur ne perfeksion .

  39. Refugjat says:

    Cfare mund te presesh nga njerziit me bisht te dale nga shpellat dhe zbritur ne tirane.

  40. Ed says:

    SA E TRISHTUSHME PO SA E VERTETE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje