Paradoksi i opozitarit: E urrej Ramën, aq sa nuk ndalem edhe nëse kjo e ndihmon

21 Shkurt 2021, 13:43Blog TEMA

Nga Alfred Lela

Kryeministri ka vendosur të bëhet selektiv me qytetarët, duke rezervuar një numër vaksinash anti-Covid për të vjetrit e listës A; njerëz të njohur dhe me kontribute në art, sport apo politikë. Është një vendim që mund të shihet nëpërmjet dy vëzhgimesh: si diskriminim klasor apo si mjet propagandistik. Rama, ka gjasë ta ketë marrë vendimin nën këtë të fundit, por besoj edhe nën një ngashnjim që i jep çdo lideri fuqia që ka për të bërë mirë apo keq. Në këtë rast mirë.

Sa kohë i themi këto, nuk mund të mos theksojmë se, në vendimin e Ramës gjejmë një nderim të tijin për Senatin e Republikës. Nëse pajtohemi të quajmë senatorë të gjithë ata njerëz me kontribute të pamohueshme në lëmejtë që konstruktojnë shpirtin kombëtar, dhe i përgjigjen këtij shpirti sa herë ai është në orët e liga të vetmisë apo krizave.

Si i djathtë, gjej te ideja e Ramës atë që të djathtët klasikë identifikojnë te hierarkia, një dalje prej iluzionit të rrejshëm e mjeran të barazisë.

Ideja e Senatit përmendet këtu edhe për faktin se shefi i opozitës Basha e ka riqarkulluar si propozim disa herë, dhe mendoj se është një nga qëndrimet më të mira të tij, si në ideologji, ashtu dhe në shtetbërje. Thënë këtë, atyre nën komandën e tij, duhet t’u japë shenjën e uljes së krahëve të mullinjve të luftës sa herë Edi Rama bën erë, apo ‘re në pantallona’, siç parodizon ai një poemë të Majakovskit.

Sikur për asgjë tjetër veç faktit se i vendos në përplasje me njerëz të njohur, autoritete publike dhe, rrjedhimisht edhe me dashamirësit e tyre në publik. Pra është politikisht e pafrytshme. Nuk mund të kapësh shatin e populizimit për të mbledhur njerëz, kur vetë ata, nën trysninë e lëbyrjes së personazheve në fjalë nuk do të bëzanin nëse shihnin Roza e Dhimitër Anagnostin, Reshat Arbanën, Robert Ndrenikën, Tinka Kurtin e të tjerë, ‘të hynin pa radhë’ për t’u vaksinuar.

Jetojnë në një vend ku të gjithë hyjnë pa radhë. Demonstrativisht. Në çdo orë të ditës. Gjithkund. Që nga vargu në trafik, të ushqimorja e lagjes, e deri te lista pritëse për një operacion në zemër apo Kuvendin e Shqipërisë.

Kështu, nëse shfaqet Tinka Kurti, e butë si një luleborë oborresh Shkodre, nuk ma merr mendja se ‘populli’ do ngrihej në një revolucion të ri kundër Ramës.

Ata që e bëjnë, se mund të ketë maskarenj Facebook-u që thonë se ‘u hapet barku’ për të pamundurin e lagjes para një radhe me senatorë, u duhet kujtuar atëherë hipokrizia po në shtëpitë e tyre të shpirtit, rrjetet sociale. RIP-et dhe ‘u prefsh në paqe (u prehsh në fakt, por vdekjes duhet t’i kthesh faqen tjetër), që vijë varg e vistër kur vdes Rikardi apo Xhevdeti, qenkan asgjë më shumë se ushtrime hipokrizie.

Se po të ishte gjallë Rikardi dhe të kërkonte të hynte pa radhë, ti vajtojcë seriale Facbooku-u, do i nxirrje sytë.

Për ata që i kundërvihen Ramës në emrin xhelatinoz të opozicionit, kam një vërejtje: kërkohet pak durim dhe logjikë për të kuptuar se, shpesh, nëse nuk shënjestrohet mbi një parim të qëndrueshëm, kritika bën efektin e kundërt.

Rama, pavarësisht armiqësisë dhe padurimit për të, nuk duhet kundërshtuar publikisht për çdo gjë. Sidomos në rastet kur mund të nisesh për të dekonstruktuar propagandën e tij dhe të bësh të kundërtën: ta ndihmosh të arrijë qëllimet propagandistike me gojën dhe duart e tua.

Jo pak gjëra në jetë zgjidhen me anë të heshtjes.

 

22 komente në “Paradoksi i opozitarit: E urrej Ramën, aq sa nuk ndalem edhe nëse kjo e ndihmon”

  1. titi says:

    lexova dy rreshtat e pare dhe ja mora kuptimin gjithe shrimit, por me shqeteson fakti si jane xhunglat e kokes ketij rrot mulliri.

    1. Gjuetia e fundit-Vazhdimi says:

      Pritet pas zgjedhjeve te vazhdoje telekomedia ‚ Gjuetia e fundit ‚. Rolin e Sillos e ka marr persiper T.Balla. Per rolin e Nafijes ka kerkesa te shumta, por me e perfolura ngelet Beqire Balluku, se ka eksperience shumevjeçare ne renien e Dybekut.

  2. REALE says:

    I ka veshur breket Lela apo eshte pa breke se nga koka dhe mendja lakuriq eshte

  3. ta paska shkerdhye Rama me sa duket
    nuk i reziton dot asnji putane Te Gjatit qe edhe ti po e don me ta rras ne bath .
    yyyyyyyyyt te shkerdhefte Afrika cte permban Vila .
    kur u be edhe ky prostitute ky struc te bej cubin .
    hajt se kan me ta shkerdhy faren .nuk te shpeto dot as allahi

  4. Zot na ruaj says:

    Konfuz si përherë….ende si ka ngrit pantallonat e trurit

    1. Kangur says:

      Hera e parë që më duket i llogjikshëm ky Lela. Dikërka ky edhe të mendojë. Besoja se ishte fare viç nga trutë, dhe beniamin qorr i Bashës. Gjithsesi kritikat ndaj Bashës i vlejnë vetë atij. Përsëri Bashës i shërben me këtë lloj qasje.

  5. vang says:

    E kam besuar, kur te ndigjoj apo lexoj ,se je i mencur por perkatesia jote me cudit.Ndoshta gaboj une? Ti je tek idete,nuk je posacerisht tek partite.

  6. Lela nje rrote Lyli me tanga të verdha nga Armina brekeve says:

    Bravo Lelë prostituta bravo qe do te perfaqsohesh nga
    Saleh shkallmimi
    Lylzim kunati
    Xeni me hormone bubullime
    Gita orangutangu e Abi pa qime
    Gaze Bardh dylberi
    Belind jevgu
    Nuk Mokë dry me pre-si
    Likja kryemadhi kolesteroli
    Fahri Badhjeu me kerriq
    Aldua I Zhulaleve bumç
    Salihajni babales
    Tritan preshi

    Vaj medet çfare mallkimi paskeni pasur qe në djep!!!

    1. Ian says:

      I djathte ti??? Nuk praqet asnje ide. Ti je anal..ist, dmth gay. Pirdh, pirdh. Mbase lirohesh dhe te hapet … mendja.

  7. K says:

    Sa ko qesh kur i thoshte Rames ne nje emision : -ma fute me kete apo ate” Dhe Rama i tha:- “kujdes me ate ma fute”!

  8. K says:

    S’dua te jem sic jam por mendoj se Urrejtaja,xhelozia,cmira ,mosmirenjohja jane disa “karakterisika te popullit tim dhe te mijat sigurisht si pjese e ketij kombi qe ka pjelle Saliun dhe Liken! Vazhdoni o medioker dhe dinake Shqiptare, se me keta te dy, “fitojne” te gjithe!

  9. qazim says:

    Gazetar i dashur,zbrit pakne toke e kupto se ti biesh nga Kina me ligjerime te sofistikuara,nuk eshte racionale per gjithkend qe te lexon. Me thjesht,me lexueshem,shume me mire. Perdore artin e te shkruarit kur te besh romane.

  10. Cipini says:

    Ok, urreje, kujt i plasi. Po na fol pak per dashurine qe ke per pjesen tjeter te politikes shqiptare. Ti je nje prr te ardhur keq o koke patate.

  11. lavdosh says:

    Ore kane llogjike keta? Imagjinoni keta jane ajka e shoqerise?
    Vaksinimi me prioritet sipas grupve te riskut dhe grupmoshave te ndryshme eshte nje gje normale qe aplikohet per cdo lloj vaksine (psh e gripit) dhe qe po aplikohet kudo ne bote me vaksinen e covid19 sepse nuk ka vaksina per te gjithe qe diten e pare

  12. Lanabregesi says:

    O milet, dhe pis mileti I Saliut,mos beni politik dhe atje ku nuk behet, me shendetin e njerezve,Rama ka njeqint difekte por nuk mund ta kritikosh per vaksinat,beri te pamunderen dhe siguroj sa mundi,nuk jemi qendra e botes,shikoni Maqedonin me Kosoven,nuk nxiret dhjam nga pleshti.

  13. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Mos u budallallepsi me tej o rilindjote !
    Nuk ka askund ne glob kryeminister te beje listen e atyre qe vaksinohen, pervec Matufit Surrelit.
    Te jete ky me i zgjuari a me karagjozi i globit, kete Mero NUK KA MANDAT T’UA THOTE

    1. Shoku Sal says:

      Pirdhni, pirdhni. Me fjalet qe thoni dhe sharjet qe i beni Rames, per raste si ky i vaksinimit, po i ktheni votuesit e lekundur pro Rames.
      Dhe jo vetem te lekundurit, por edhe ata demokrate qe kane dy pare mend.
      Ja njeri prej tyre. Lela.

  14. Konjak says:

    Urren Ramen , apo urren Kryeministrin Rama ?. Te urresh Ramen , eshte nje gje qe te takon individualisht ty , te urresh Kryeministrin Rama eshte tjeter gje . Nese urren Kryeministrin , per mosrealizime , per papunesine , per rrogat e uleta , per pensionet e uleta , per ngritjen e cmimeve , per mosmbajtjen e premtimeve , por edhe plotesimin e kerkesave te popullit , para zgjedhjeve te kaluara , si dhe qendrimin jo te duhurin , me deklaratat perkedhelese per ca te quajtur personalitete –qe nje dreq e di pse quhen keshtu — , kur ne jemi nga fundi i shteteve te prapambetura , pra ku dhe cili eshte kontributi madheshtor i tyre ? Dhe qendrimi kembengules se ata jane ajka e kombit , e ne te tjeret , rreckaman qe s’din gje tjeter , vec tjua hipin shkarpave , duke kritikuar qeverine . Ne qeverite i kemi kritikuar i kritikojme dhe do ti kritikojme , per gjithe gabimet e mundeshme qe kan patur , qe kane dhe do te ken . Ne kerkojme te drejtat tona , te punojme , te prodhojme dhe te tregetojme , per nje jete me te mir . Ju s’e keni bere detyren , keni realizuar pak nga c’keni premtuar . Ky eshte halli jone me Kryeministrin ;, por jo , asnje here me personin apo persnalitetin Rama .

  15. popull del prej pyllit says:

    keto nuk kane rrjedhur; po kane vjedhur ; te dy bajne marreveshje ; si me pallatin ne VLORE qe Rama ; i dha damsherblim 14 000 000EURO; keto bajne teatre me popullin , hajduti i rruges se kombit ; duhet te arrestohet; dhe hajduti i tynelit te surrelit ; duhet te mbaje premtimet per te vraret me 21 janar, se ka vu pasuri per 50 breza; tu kerku tepsi e timon me def, psikopat.

  16. Babale says:

    Fillosof ! Te kendova por s’te kuptova!

  17. Plugu says:

    O Lela! Na rrofsh bythen me ate shkrimi tend prej bastardi.Ti,t’i hash koqen e mutit Rames.Nuk e dashke ti dhe na plasi bytha.Ku ishe deri tani ti more koke gjarper qe nuk te kemi pare,ne pidhin e sateme?

  18. ALFREDUA DO VAKSINE says:

    NJE KESHILLE PER LELUSHEN RRIT FLOKET VELLA SE NGA I FTOHTI PO TE THOTE EDHE TRURI OSE AJ OCKA NGELUR IK E PIRDHU SE NA CAVE ARIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje