VIDEO: Partizani hapi portën, goli që po shkakon polemika për një gjest "fair-play"

21 Shkurt 2021, 22:17Sport TEMA

Kukësi-Partizani ishte takimi kryesorë i javës së 20-të të Kategorisë Superiore, i cili u mbyll me rezultatin 1-2 për të kuqtë që tashmë janë 4- pikë larg kreut.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe në këtë takim ishte episodi i minutës 88-të ku një gol i Muratajt kur lojtari i Kukësit ndodhej i shtrirë, solli një acarim tek futbollistët verilindorë, të cilët protestuan dhe u përplasën me lojtarin e Partizanit për mungesë “fair play”.

Fill pas mbarimit të këtij aksioni ku goli ishte i rregullt, stafi i Partizanit mori vendimin për të hapur portën për t’i lejuar gol ekipit kundërshtar.

E gjitha ishte një gjest “fair play” nga ana e Partizanit, por që çuditërisht është kundërshtuar nga një pjesë e gazetarëve si dhe nga trajneri i Kukësit Mirel Josa.

“Nuk është goli problematika, por edhe mua nuk më la shije të mirë. E diskutova me Dajën lënien e golit, nuk kishte nevojë për ‘fair-play’.

Nëse lojtari i Partizanit nuk do ta gjuante topin apo do ta nxirrte jashtë, është ok. Po të kishte 5 minuta shtesë, çfarë duhet të kishim bërë?! Nuk jam dakord me mënyrën si u lejua goli”, u shpreh trajneri i Kukësit.

Gjithashtu dhe në studiot sportive goli është cilësuar, ndërsa ktyre kritikave u është përgjigjur Erion Braçe, zv.kryeministri një tifoz i ekipit të Partizanit.

“Force, nder, dinjitet;
PARTIZANI!

Cfare goli Asani-Cinari! Nje bravo e madhe cuna;
Vijueshmeria me fitore eshte ADN e #PARTIZANIT.

VO: Besoj qe Partizani meriton edhe nje here sot nje duartrokitje publike nga Taulant Balla.

Aaaaa poooo, neverites kerkesa per te ndeshkuar Partizanin nga tortexhiu i SuperSportit; Imagjinoni, per Fair Play eeeeej”, nënvizon Braçe.

Fakti është se veprimi i Partizanit është për tu përshëndetur, ku rrallë herë të tilla gjeste ndodhin në futbollin shqiptar, pasi jemi mësuar dhe kemi parë që portat hapen për qëllime dhe më të rënda se sa “fair play”. (TemA)

10 komente në “VIDEO: Partizani hapi portën, goli që po shkakon polemika për një gjest “fair-play””

  1. Bracja says:

    Ne cdo kampionat serioz ky veprim denohet . Pavaresisht qellimit te mire cdo lloj veprimii i tille denohet . Po sikur bie fjala dy ekipet ishin mare vesh per gol ne ate minute te sponsorizuar nga bastexhinjte ???

    1. uhahahaaaaaa says:

      Ca thua o KARAGJOZ gjizak ?

    2. i revoltuar says:

      Shikoni me poshte o ju shkerdhefsha robt, o katunare dhe halabake te neveritshem :
      https://www.youtube.com/watch?v=EzXSMo9cmlE&ab_channel=GoalBeastHD

  2. Belinda says:

    Po nuk lehu edhe ky konia I Lozhanit permbyset Partizani. Pika bythes per kete Braçe partizanin e vogel Braçe. Ben mire Rama qe e shqep kete miun e Oparit 2 here diten me kocka dhe qull.

  3. titi says:

    Nje gjest i tille eshte i denushem, bile deri ne permbysje rezultati, kurr s’kam pare nje gje te tille perjashto kur luanim ne femijneri dhe prape ndjeheshim qe kishim bere dicka jo normale.

    1. ca po thua says:

      Nese nuk ke pare, do te thote se je INJORANT!

  4. Real Madrid 10 says:

    Per mendimin tim goli I Partizanit ishte mese I rregullt.Ishte rast goli edhe vazhdim I aksionit.Lojtari u demtua nga goditja me top jo nga nje nderhyrje e lojtarit.Po te ishte ne anesore edhe mund te behesh gol si rezultat, edhe mund te ishte e pranueshme.Nje rast nga rivenja anesore na ka shenuar gol Irlanda ne kohen e Brigelit.Nje lojtar ishte I demtuar ne fushe,lojtaret nxoren topin jashte per te ndihmuar lojtarin,Irlanda beri rivenje, Alia beri autogol nese nuk gaboj.Ai ishte vazhdim aksioni,lojtari I Kukesit nuk kishte kontroll te topit.Zgjodhi te hidhesh si I demtuar , te shpetonte golin.Lenia a golit nuk eshte ndonje gje e madhe.Mund te haje debat qe nuk ka nevoje per meshire.Pjesa tjeter eshte politike kot pastaj.

    1. tironsi i kuq says:

      I ke syte ne balle? Lojtari i Kukesit e kishte 100% kontrollin e topit dhe mund ta largonte nga zona pa piken e problemit. Moskryerja e veprimit nga mbrojtesi eshte e qarte se ndodhi per shkak se pati problem fizik. Murataj nuk duhet ta shenonte golin, ose ta nxirrte jashte topin ose te ndalonte dhe ai lojen! Nga casti qe u be gol, ishte zgjidhja me e drejte dhe me e ndershme qe Kukesi te lejohej te bente gol!
      BRAVO PARTIZANI!
      Kush thote ndryshe, eshte IDIOT dhe nuk ka lidhje as me futbollin e as me tifozllikun!

  5. Andi says:

    lojtari i Kuksit simuloj jo se vertet mbeti i demtuar Partizani jo vetem i palloi po dhe i njoroi Kuksianet prandaj bejne gam gam

    1. ca po thua says:

      Nuk kishte arsye te simulonte (mashtronte) lojtari i Kuksit! Ai mund ta largonte topin pa problem, se e kishte topin vetem gjysem hapi larg, ndersa lojtari i Partizanit ishte 5 m larg. Kush ka luajtur futboll, e kupton fare qarte kete. Lojtari i Kuksit e ndaloi lojen sepse nuk u ndje mire.
      Nga ana tjeter Partizani ishte superior dhe e meritoi fitoren!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje