Arratiset ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni

22 Shkurt 2021, 18:35Rajoni TEMA

Vendimi për paraburgim shtëpiak ndoshta asnjëherë nuk do të arrijë në duart e Sasho Mijallkovit. Policia mbrëmë nuk e gjeti as në shtëpinë e tij, e as në shtëpinë e dytë, hotelin “Marriott”.

Që nga mbrëmë, policia ka bllokuar çdo hyrje dhe dalje të hotelit, e sot në mëngjes po kontrollonte çdo veturë që dilte nga parkingu.

Policia mbrëmë lëshoi fletë-arrest kombëtar, e sot pasi Mijalkovi nuk u gjet askund, kërkoi edhe fletë-arrest ndërkombëtar, e Gjykata Themelore e pranoi.

Sipas kumtesës së Prokurorisë publike, Ministria e Punëve të Brendshme, të shtunën ka dorëzuar informacione se Sasho Mijallkov mund të arratiset.

“Indiciet e para që ndoshta i akuzuari Sasho Mijalkov po përgatitet për arratisje nga Ministria e Punëve të Brendshme i kanë ndarë me ne të shtunën në ora 23:00. 

Të dielën në mëngjes janë bërë kontrollet e duhura dhe është përgatitur propozimi për paraburgim. Vendimi nga ana e Prokurorisë është pranuar në orën 18:45. 

Në ndërkohë, derisa e kemi marrë vendimin, prokurorët publik vazhdimisht janë informuar nga persona zyrtar pranë MPB-së, se kanë kontakt vizual me të akuzuar Sasho Mijallkov dhe se ai nuk ka ikur”.

Kryeministri Zaev thotë se e kupton mllefin e qytetarëve, e premton se do të kërkojë përgjegjësi nëse konstatohet se pushteti ekzekutiv nuk ka vepruar në kohë.

“Thashë se do të kërkoj përgjegjësi kur t’i dimë detajet. Por ne ende nuk i dimë për Gruevskin! Mbrëmë gjykata ka dhënë urdhër për burg shtëpiak.

Nëse nuk mashtrohem në orën 18:30 në Byronë për Siguri Publike është marrë urdhri dhe menjëherë është vepruar sipas urdhrit. Rendi është që t’i presim detajet dhe sigurisht nëse ka çfarëdo lëshimi përgjegjësi do të kërkoj publikisht”.

E nga ana tjetër, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, kërkoi dorëheqje të Qeverisë Zaev.

2 komente në “Arratiset ish-kreu i Shërbimit Sekret në Maqedoni”

  1. taso kume says:

    Te gjithe kane nje destinacjon ,ne fillim ne HUNGARI si GRUVESKI me vone ne RUSI , po u treguat liberal zbulimi RUSE E SERBE do u hane te gjalle.

  2. Tr says:

    Ata vete i lajmerojne, me qellim qe te zhduken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje