Autokritikë e gazetës TemA drejtuar Bilushit të Metës

Pas sulmeve të sotme nga presidenti Meta dhe zëdhënësi i tij, si dhe thirrjet e tyre për reflektim, redaksia e gazetës “TemA” ka vendosur të bëjë një autokritikë drejtuar Bilushit të Metës, si zëdhënës i tij:

“I nderuar Bilush!

Gazeta “TemA”, pasi është njohur me kritikat e drejta dhe dashamirëse të presidentit dhe zyrës së tij, ka reflektuar thellë për veprimtarinë e saj armiqësore në adresë të presidentit dhe aktiviteteve të tij, dhe kërkon të bëjë një autokritikë të thellë.

Së pari, ju kërkojmë ndjesë që kemi publikuar videot tuaja në Kamëz, në Vranisht, në Berat, në Tiranë, në Vlorë e gjetkë, duke thyer rregullat e pandemisë dhe duke bërë fushatë elektorale.

Publikimin e këtyre videove, e konsiderojmë një gabim të rëndë, pasi kemi rënë pre e disa bashkëpunëtorëve tanë në gjirin tuaj, të cilët kanë mungesë të theksuar karakteri.

Prej sot e tutje zotohemi se nuk do ta përsërisim më këtë gabim.

Së dyti, ju kërkojmë ndjesë të thellë, që publikojmë çdo gjë që thotë presidenti, zonja e tij dhe Tit Vasili, pasi kjo ka krijuar idenë sikur në LSI ka vetëm të çmendur dhe budallenj, ndërkohë që ka dhe zëra të tjerë të arsyeshëm, të cilët nuk janë, as të çmendur, as budallenj, por njerëz normalë.

Nga një analizë e thellë që i bëmë punës sonë, rezulton se kjo veprimtari e qëllimshme brenda gazetës nxitet nga disa njerëz të lidhur me Edi Ramën, që duan të lidhin imazhin e LSI-së me Ilirin, Monikën dhe Tit Vasilin, çka nuk është reale.

Ju zotohemi se nuk do ta përsërisim më.

Së treti, që ka dhe shumë rëndësi, ju kërkojmë ndjesë të thellë që po detyroheni të lini në mes luftën kundër Edi Ramës dhe ta ktheni 25 prillin në referendum kundër gazetës “TemA”.

Ky ndryshim axhende është një humbje e madhe për Shqipërinë dhe për të ardhmen e saj, pasi qëllimi juaj kryesor ishte heqja e Edi Ramës nga pushteti, dhe jo beteja me gazetën “TemA”.

Ky shpërqëndrim që ne i kemi bërë luftës suaj, mund të ketë pasoja të rënda mbi të ardhmen e Shqipërisë, nëse LSI mer më pak vota se sa ka lexues gazeta “TemA”, më 25 prill.

Ky do të ishte një krim i madh i gazetës sonë, që do të na rëndojë në ndërgjegjie në breza.

Duke ju kërkuar ndjesë për të gjitha këto, shpresojmë që presidenti Meta të na e falë gabimin dhe të vërë dorën në zemër, që të mos na caktojë Tit Vasilin drejtor të gazetës pas 25 prillin”.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Autokritikë e gazetës TemA drejtuar Bilushit të Metës”

  1. Qartazi ne cdo element te mendimit e veprimit te Opozites se sotme ne Shqiperi (Bandes super kriminale ne cdo gje qe nga Dhjetori-1990, Berisha + Meta me familjet e tyre biologjike dhe politike bashke paperjashtim), duket qe FUNDIN e kane jo larg. Kjo duket nga disa veprime te Perendimit ne disa nivele te larta, sidomos te Departamentit te Shtetit te SHBA, qe vlereson maksimalisht Gjykatesin Ardian Dvorani nder 10-gjykatesit me te vleresuar ne Bote.
    “The End” per familjen Berisha dhe Meta, si dhe do dhjetra apo qindra zagare e bandite; ne Parti, ne Biznes, ne Media, ne Sistemin e Drejtesise, ne Arsim e Shkence, ne Shendetesi… etjere etjere, ka disa vite qe ka nisur duke mbledhur fakte, dokumenta (ne leter+foto+video+deshmitare okulare qe nga Dhjetori-1990), fjalime, intervista, deklerata, thirrje neper mitingje e protesta, shpifje, sharje, kercenime, vjedhje multi-miliarda dhe vrasje panumer.
    Mjere ATA dhe zagaret e Tyre cfare i pret shume shpejt, sepse nuk i shpeton me asgje ne kete Bote pa vuajtur ne BURG dhe u SEKUESTRUAR duke perfunduar vetem tek breke e kanatjere.!

  2. Koti says:

    Gazeta Tema shumë i ka rënë në qafë presidentit dhe dy zonjave Tit Vasili dhe Monika Kryemadhi. Zonja Vasili është edhe e moshuar, më shumë respekt për të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *