Covid-19 në Kosovë: 3 viktima dhe 260 raste me koronavirus

22 Shkurt 2021, 15:30Rajoni TEMA

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 260 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 3,104 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (68 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të hënën janë shëruar 190 persona, derisa raste aktive janë 6,706.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 66,640 persona të infektuar me këtë virus. Prej tyre, 1,575 pacientë kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje