Dëshmia e ish-diplomatit: Nga darkat me Turgut Ozal dhe mbretin Huan Karlos, u detyrova të bëja punë krahu. E vërteta për Gazideden e trafikun e kurdëve

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Skënder Shkupit, i cili pasi u diplomua në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë (dega Fizikë), në vitin 1963, shërbeu si arsimtar në fshatrat e Tiranës deri në 1983-in, kur u emërua si Sekretar Kolegjumi në revistën “Shkenca dhe Jeta” në Tiranë, ku punoi deri në vitin 1991, pasi me daljen e gazetës së parë opozitare, ‘Rilindja Demokratike’, ai u emërua Sekretar Kolegjumi i saj dhe në zgjedhjet e para pluraliste të marsit të ’91-it, u zgjodh si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i propozuar nga Partia Demokratike. Emërimi i tij në vitin 1992 si ambasador i Shqipërisë në Ankara të Turqisë, ku ai shërbeu deri në vitin 1997, kur koalicioni i majtë që erdhi në pushtet, e shkarkoi nga detyra dhe ai u kthye në Tiranë, duke mbetur pa punë dhe pa përkrahje sociale. Duke mos siguruar dot jetesën me pensionin prej 150 mijë lekë (të vjetra), u detyrua dhe emigroi në SHBA-ve, ku bëri shumë punë krahu për të mbajtur familjen.

Nga Dashnor Kaloçi

Ndryshe nga vite më parë, kur i veshur me kostumin e ambasadorit priste dhe përcillte politikanë e diplomatë të huaj në hollin e ambasadës shqiptare të Ankarasë, apo asistonte në bankete të ndryshme duke biseduar e drekuar me Presidentin Turgut Ozal apo Mbretin e Spanjës Huan Karlos, më pas u detyrua të punojë edhe në punë krahu për të mbajtur familjen e tij. Kështu ka ndodhur me Skënder Shkupit, i cili që nga shtatori i vitit 1997, kur la detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Ankara, vazhdoi ecejaket New York – Tiranë e anasjelltas, për të bërë të mundur që të siguronte jetesën, të cilën e përballonte vetëm me pensionin prej 150.000 lekësh të vjetra. Se si e ka përjetuar asokohe ish-deputeti dhe diplomati shqiptar atë “eksperiencë të re”, ai na e dëshmon me intervistën e tij ekskluzive për Memorie.al, që po botojmë më poshtë në këtë shkrim.

Zoti Shkupi, si e kujtoni hyrjen tuaj në politikë?

Që në ditët e para të dhjetorit 1990-të, kur unë ende punoja si kryeredaktor në revistën “Shkenca dhe jeta”, kam shkuar në ‘Qytetin Studenti’ menjëherë sapo kishin filluar protestat studentore. Aty jam përfshirë në debatet e  ndryshme, ku diskutohej për formimin e një partie studentore dhe kam marrë pjesë pothuaj në të gjitha mitingjet dhe protestat e studentëve të Tiranës. Lëvizjen studentore e kam përkrahur pa rezerva dhe me koshiencë të plotë për shumë arsye, që lidhen si me formimin tim, ashtu dhe me të kaluarën e familjes sime.

Kur jeni anëtarësuar në Partinë Demokratike?

Në Partinë Demokratike jam anëtarësuar vetëm tri-katër ditë pas themelimit të saj dhe aty jam takuar me Zenel Hoxhën, i cili mbulonte organizimin e degës së Partisë Demokratike për Tiranën. Një javë pas themelimit të PD-së, me porosi të drejtuesve kryesorë të saj, së bashku me Arben Imamin dhe Sotir Qirjaqin, kemi shkuar në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore, ku kemi shpjeguar programin e PD-së dhe aty jemi pritur me entuziazëm të madh.

Me sa dimë, edhe bashkëshortja juaj, znj. Merita, ka qenë shumë e angazhuar me Partinë Demokratike që me fillimet e saj?

Është më se e vërtetë, duke qenë se ime shoqe, Merita Shkupi (Plangarica), ishte sekretare e degës së PD-së për Tiranën, unë preferova që të mos vazhdoja të kontribuoja më pranë asaj dege, por i’u kushtova profesionit tim të gazetarit, duke shkruar që në numrat e parë të gazetës ‘Rilindja Demokratike’. Në shtatorin e ’91-it më thirri kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe më komunikoi vendimin për të punuar si sekretar kolegjiumi i asaj gazete.

Sa kohë punuat aty?

Në atë detyrë punova deri në zgjedhjet e 22 marsit ’92, kur u zgjodha deputet i PD-së në parlament, pasi kisha fituar 64 % të votave përballë Luan Hajdaragës së ndjerë, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranën e Re. Ajo zonë ku fitova unë, ishte e vetmja në Tiranë ku PD-ja kishte humbur në zgjedhjet e para të 31 marsit ’91.

Për sa kohë ishit deputet i Parlamentit?

Si deputet i parlamentit nuk qëndrova shumë, pasi në shtator ’92, me dekret të presidentit të Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, u emërova ambasador i Shqipërisë në Ankara të Turqisë.

Sa kohë keni shërbyer si ambasador në Turqi dhe cilin kujtoni si momentin më të vështirë që keni kaluar gjatë asaj kohe?

Në detyrën e ambasadorit shqiptar në Ankara, kam shërbyer për plot pesë vjet, nga shtatori i ’92-shit deri në shtator 1997, kur Ministria e Punëve të Jashtme, më komunikoi mbarimin e misionit tim atje. Momenti më i vështirë që kam kaluar gjatë asaj kohe, ka qenë ai kur gjatë një darke të shtruar për nder të një delegacioni të Ministrisë sonë të Mbrojtjes, u detyrova të hyja në një debat me një gjeneral turk, i cili ishte Komandant i Përgjithshëm i Forcave Tankiste të Turqisë. Aty e kam ndier veten jashtëzakonisht keq.

Më konkretisht, për çfarë debati bëhet fjalë?

Gjatë asaj darke, papritmas gjenerali turk u shpreh: “Ai heroi juaj që erdhi këtu (e kishte fjalën për Skënderbeun), këtu u rrit, këtu u shkollua, u formua si njeri, u bë një ushtarak i madh, ndërsa pastaj u kthye atje e na ktheu armët për 25 vjet me radhë. Kjo është besa që keni ju shqiptarët”.

Si reaguat ju pas atyre fjalëve të gjeneralit turk?

Akoma pa mbaruar mirë fjalën gjenerali turk, sekretari i parë i ambasadës sonë, Skënder Drini, (shkrimtari i njohur), e pyeti: “Ç’do të bënit ju po të binit rob te shqiptarët?”. Ai me një krenari fodulle i’u përgjigj: “Unë s’bie kurrë rob i askujt”. Atëherë në kulmin e zemërimit unë reagova duke i thënë: “Zoti gjeneral, në qoftë se ju do të më bindni se jeni një ushtarak më i shkëlqyer se Sulltan Bajazit Jëlldërëmi, atëherë do ta pranoj plotësisht arsyetimin tuaj”. Ai nuk foli, por aluzioni që bëra unë ishte më se i qartë, sepse Sulltan Bajazit Jëlldërëmi, ra rob në duart e tatarëve, të cilët e shëtitën të mbyllur në kafaz. Ky ka qenë momenti më i vështirë që kam kaluar atje, pasi marrëdhëniet tona me Turqinë, ishin shumë të ngrohta dhe tepër miqësore.

Cilat mendoni se kanë qenë gabimet tuaja në detyrën e ambasadorit?

Kam pasur vështirësi në ingranimin në punë të disa diplomatëve të ambasadës sonë, të cilët kishin ardhur aty jo në bazë të aftësive, por në rrugë miqësish e njohjesh të ndryshme. Dhe për të kompensuar boshllëqet e tyre, u detyrova që të merrja vetë përsipër shumë gjëra që linin ata pa bërë.

Si e kujtoni ditën e fundit të punës suaj në atë funksion?

Dita e fundit e punës sime pranë asaj ambasade, ka qenë 20 shtatori ’97 dhe ajo ka qenë një ditë fare normale, si gjithë të tjerat, pasi unë isha përgatitur për t’u kthyer në Shqipëri që më 8 shtator, kur më kishte ardhur letra nga Ministria e Jashtme në Tiranë. Atë ditë, pasi bëmë një drekë me të gjithë stafin e ambasadës (me shpenzimet tona), mora rrugën e kthimit për në Tiranë.

Me çfarë motivacioni ju hoqën nga ambasada në Ankara?

Sa për sqarim, po ju them se që prej një viti unë i kisha kërkuar vetë me shkrim presidentit Berisha që të kthehesha në Tiranë, pasi më kishte mbaruar mandati katërvjeçar, por ai më tha të vazhdoja punë. Ndërsa në letrën që më erdhi nga Ministria e Jashtme, pas ardhjes në pushtet të socialistëve, kishte disa nene që nuk kishin lidhje fare me procedurat e largimit tim nga ajo punë. Nisur nga kjo gjë, unë, sapo erdha në Tiranë, i kërkova takim ministrit Paskal Milo, i cili më tha: “Shkarkohesh se ju ambasadorët keni vepruar si partiakë dhe jo si përfaqësues të shtetit”. Pasi më shprehu konsideratat e tij për personin tim, më tha: “Për ty nuk kemi asnjë gjë të veçantë”.

Me çfarë u morët pas shkarkimit si ambasador?

Duke mbetur pa punë dhe pa të ardhura financiare, pasi rroga na u ndërpre menjëherë, që më 20 shtator i’u riktheva profesionit tim të vjetër të gazetarit, duke bashkëpunuar me disa gazeta si editorialist. Pagesa që merrja nga ajo punë ishte shumë e vogël dhe mezi më dilte për të përballuar jetesën, por gjysma e së keqes, pasi isha i vetëm në shtëpi dhe bëja si bëja.

Po familja juaj ku ndodhej?

Ndërkohë që unë u ktheva nga Turqia për në Shqipëri, bashkëshortja ime Merita, së bashku me vajzën tonë të vetme Dea, duke shfrytëzuar pasaportën diplomatike u nisën direkt për në SHBA dhe u strehuan tek disa të afërmit e familjes sonë. Merita zuri punë të ndryshme dhe më dërgonte mua nga 100 USD në muaj për të përballuar jetesën. Por, pasi ndesha në vështirësi të mëdha ekonomike, u detyrova dhe unë të shkoja në SHBA, ku kam bërë punë nga më të ndryshmet, deri punë krahu. Fillimisht bashkëpunova me gazetën “Ylliria”, më pas punova në një program ndërkombëtar për zhdëmtimin e viktimave të Holokaustit, i cili financohej nga qeveria e SHBA-së, Izraeli dhe disa banka zvicerane. Më pas kam punuar si financier për shumë kohë në një ndërmarrje mekanike, që prodhonte kafazë për repetitorët.

Po pension, nuk ju dhanë këtu në Shqipëri?

Që nga 2001-shi marr një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Ju u kthyet në Shqipëri pikërisht përpara zgjedhjeve të 2005-ës, mos kishit ambicie për t’u rifutur përsëri në politikë?

Në parantezë desha t’ju them se një nga arsyet e gjendjes dëshpëruese ku ndodhej dhe ndodhet Shqipëria, është edhe indiferentizmi i intelektualëve. Në këtë kontekst, unë mendoj që duke u angazhuar në politikë, mund të jepja një kontribut modest për të ndryshuar diçka. Kështu, pas kthimit në Shqipëri në atë kohë, unë u angazhova me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të drejtuar nga z. Dashamir Shehi, një nga politikanët më me intergritet që mund të ketë Shqipëria, ku m’u caktua drejtimi i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë i këtij formacioni politik.

Kur u kthyet, ku banonit dhe ku keni banuar përpara se të hynit në politikë më ’91?

Kur u ktheva unë banoja në një apartament të firmës “Gintash” në Laprakë , të cilin e kisha blerë më ’97-n, pas kthimit nga Turqia. Ajo shtëpi 2+1 u ble me paratë e shtëpisë së vjetër 1+1 të kohës së Enverit, që e shitëm, me kontributin e kursimeve tona familjare dhe falë një s’kontoje që më bënë pronarët e asaj firme, të cilët unë i kisha ndihmuar për të ardhur në Shqipëri.

Cilat janë pasionet tuaja?

Pasionet e mia janë librat, si shkencorë dhe ata artistikë. Programet televizive me temë historike më tërheqin shumë, por ndjek shumë edhe futbollin. Pasione njeriu ka shumë në jetë, por ato në njëfarë mase janë të kushtëzuara nga gjendja ekonomike. Unë bëj një jetë të thjeshtë, pasi nuk pi as alkool, as duhan.

Rrëfimi i ish-ambasadorit: “Ja e vërteta për Gazideden e trafikun e kurdëve”

Gjatë kohës që Skënder Shkupi shërbente si ambasador i Shqipërisë në Ankara, shtypi i opozitës së majtë në Tiranë, e akuzonte ambasadën shqiptare të Turqisë për trafikun e kurdëve, dhe personalisht ambasadorin Shkupi, duke thënë se ai kishte strehuar në ambientet e ambasadës sonë ish-kreun e SHIK-ut Bashkim Gazidede. Lidhur me këto akuza, ish-ambasadori Shkupi shprehet: “Problemin e trafikut të kurdëve nga Turqia në Shqipëri edhe unë nga shtypi i Tiranës e kam mësuar. Unë nuk kam fakte të akuzoj njeri nga stafi im për këtë gjë, por edhe po të jetë e vërtetë, pra që të ketë ndodhur diçka, sigurisht kjo ka qenë dhe dobësia ime që nuk i kam zbuluar. Por e theksoj se unë nuk di të ketë ndonjë fakt konkret për këtë gjë në drejtim të stafit të ambasadës sonë. Ndërsa për problemin e Gazidedes, gjë të cilën e kam sqaruar edhe në atë kohë kur më është bërë ajo akuzë, po jua them përsëri se po të më vinte Bashkim Gazidede në ambasadë, do ta strehoja me kënaqësi, por ai nuk ka ardhur aty asnjëherë”.

REMOTE_ADDR:[]

40 komente në “Dëshmia e ish-diplomatit: Nga darkat me Turgut Ozal dhe mbretin Huan Karlos, u detyrova të bëja punë krahu. E vërteta për Gazideden e trafikun e kurdëve”

  1. Taulant says:

    Skender Shkupi eshte njeri i mire jo si keta trafikantet e sotem qe punojn neper ambasada.

    1. i cudituri says:

      Sido qe te ishte ky Skenderi, c’pune kishte te behej ambasador nje mesues fizike!!!! Diplomatet duhet te jene njerez profesioniste dhe jo …

    2. Rayz says:

      Skender Shkupi ka qene edhe mesues fizike dhe astronomie ne shkollen Skenderbej
      Cuditem si nuk e permend ne karriieren e tip ka qene nje nga me te respektuarit nga skenderbegasit

    3. XY says:

      Skender, thuaj se Saliun e ke njoh kur ishit bashke te Revista Shenca dhe Jeta, ai antar kolegjumi e ti sekretar. I sherbenit Lilit, e mban mend?

  2. Buda says:

    Ne kemi bere pune krahu ne Shqiperi kur Sali Berisha dhe PD-ja e tij
    na hodhi ne rruge me Nenin famekeq 24/1.

    1. Scutari says:

      Po!! 26 vjeç isha “i padenje” per proceset demokratike!!

  3. Niko says:

    Po sa i paskrupullt ky shkupi, po ky ka qene mesues ne shkollen ushtarake skenderbej ku biografia duhej te ishte super komuniste e jo ne fshatrat e tirones. Per me teper ky bajga ishte dhe kurvar, thoshte me krenari se kishte 3 dashnore mesuese te shkolles.
    Ore si mendoni ju po flisni per kohen e skenderbeut!

    1. Jaho says:

      Hahaaa…cfare nuk meson nga komentet ketu. Me tre dashnore ky?!

      1. Ed says:

        Ja te mesosh dhe nje tjeter per Shkupin e Shkolles Skenderbej kur e pyesnin nxenesit e shkolles pse nuk martohesh profesor… ai pergjigjej pse te mbaj lope ne shtepi kur ka qumesht ne pazar…. mua me ka dhene lenden e Astronomise ne ate shkolle! Si mesues qe shume I pregatitur!

  4. Bardhoku says:

    Kaloqja mut e skender shkupi kake. Te dy vijne era qelbesire.

  5. ËSHTË E VERTETË says:

    Ti ish-ambasador shkerdhata, si një ish spihun dhe vegël qorre e servile e Sali Berishes, si nuk e dini një histori tragjike të popullit kurd që ka lidhje direkt me ju dhe me Shqiperinë, ku kjo histori zgjati sa ishit ju ambasador në turki, dhe këtë histori e di unë, e din ai, e dinë ata, dhe gjith horat e Tiranës, Durrsit, Lezhës dhe të Vlorës për avionat e mbushur me Kurdë që vinin nga Turkia pa ndonjë problem vizash, dhe që në aeroport tek avjoni, këta kurdë pasi paguanin “taksen e aeroportit”, merreshin në dorë nga zagarët dhe familjarët e afërt të Sali Berishës ( si Ferit Breçani etj etj )i fusnin në autobusë ku xhamat ishin me perde, dhe i nisnin për lezhë, Durrës e Vlorë ku jua dorzonin mafies së gomoneve të cilët ishin punëtorët e sistemit Berishjan ku paguanin “taksen” për të mos u shqetsuar nga policia dhe për ti hedhur në brigjet e Italisë. Shumë nga këta kurdë, mafja e gomoniave i kanë mbytur në detë për arsye të ndryshme, si ndjekja nga marina Italiane dhe duhej kthyer mbrapsht dhe duhej lehtësuar gomonia nga pesha për të shtuar shpejtësinë etj etj. Shumë nga këta Kurdë, mafja e Sali Berishës i ngarkonte në Vlorë dhe i shkarkonte në Durrës apo Lezhë duke ju thënë se jeni në brigjet Italiane, dhe duke ju marrur “markat gjermane” dhe unazat nga gishtat. Këta “gomonista” që të gjithë paguanin “taksen” tek komisarët e policisë së ketyre qyteteve, të cilët e dorzonin pjesen e “padrinos Berisha” tek “postjerët e Tiranës”. Dy – tre avjona në ditë që vinin nga Turkia të mbushur me Kurdë, me bileta veç për të ardhur, në kohen që ti ish-vegla e Berishës ke qënë ambasador, është e pa mundur që ti nuk ke qënë aspak dhe asnjëherë në dijeni, duke ditur që këtë bisnes aq fitim-prurës e organizoj Gazidede, i cili në një farë mënyre ishte shefi jot de-fakto, dhe me aprovim nga Berisha..! Per pjesmarrje me vet-dije në planifikimin, organizimin dhe ushtrimin e krimit të eksodit me forcë të popullit Kurd nga Turkia nëpër Shqiperi dhe në Itali ose në detë, ti ish-ambasadori kriminel do pergjigjesh një ditë para drejtesisë Shqiptare, ose një drejtesie tjeter…!

  6. Dik says:

    Te je vemje e shpellave te vicidolit e ambasada qe drejtoje te ne Turqi ishte kthye ne baze droge more ndytesire

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mos more çfarë tragjedie
    si s’ju vret në vend Allahi
    ka shku Shkupi në Amerikë
    paska bo dhe punë krahi.
    .
    More vesh ti Edvin Rama
    boll na bane si levend
    mblidhi lekt për tridhjet vite
    e t’ja çojsh Shkupit urgjent.
    .
    Ç’ka po thue or Skëner Shkupi
    se na shkune lotët çurg
    prindrit tanë kan emigrue
    mos t’i fuste Sala n’burg.
    .
    Na tha vetë prokurori
    Dosja e tij asht qelibar
    por, në dorë e ka Doktori
    e largoje sa ma par.

  8. niki says:

    Po kommunist a ishte ky shoku?? Duke qene ju nji prej intelektualve te shoqates islamike me kryetar Gaazideden,Kurdet i keni sjelle me porosi te doktorit dhe Gazidedes per te pasturue vllaun tuej turkun dhe per me ndote Europen.Keshtu ju keni zbatue planin e Konferences Islamike per te pushtue Europen,asht sic ban edhe sot Erdokani.

  9. popull del prej pyllit says:

    Po e mbesa e Sale kriminelit ashte martu me kurd ne France.

  10. SKENDERBEGASI says:

    Po pse rren-siç thonë në Shkodër-mor mashtrues gazetar me emrin Koloç apo Kodosh…Skender Shkupi nuk ka qenë mësues në fshatra të Tiranës,por mësues astronomie në shkollën Skenderbej…në fidanishten e ushtrisë siç thoshte partia.Më ka dhanë mësim mua…Një fytyrë shumë e ndyrë…ironik…arrogant…imoral…Natyrisht të tillë bënte ambasador partia e Sali Mutit..

    1. Palla says:

      Je shume i sakt, nuk mund te shtoj asgje nga ato qe ke shkruar.👍🏻👏

  11. Leonard says:

    Ky S.Shkupi ka qene mesues ne shkollen ushtarake Skenderbej te pakten qe nga viti 1980, Kur Une kam filluar studimet ne ate shkolle.Keshtu qe nuk kishte mundesi te ishte fshatrave deri ne ‘83.

  12. Po Kaloci pse nuk e thote qe sh Skender ka qene i INTERNUAR prane shkolles “Skenderbej” Tirane , apo ka frike mos i prishe biografine ?!!!

  13. Korabi says:

    Skender Shkupi megjitheate gruan e tij akoma i bejne hosanara kriminelit Sali Berisha.Guaja e ketij berishisti eshte aktive kunder qeverise shqiptare me shkrimet e saj ne pacavuren Dielli te Vatres se famshme,e cila ka rene ne dore te badhkepuntoreve te fashizmit.

  14. Nafija says:

    Cifti Shkupi jane aktiv pet te rikthyet ne pushtet kriminelin Sali Berisha,ajo bushtra e tij Merita Shkupi, cdo jave bene nga nje shkrim ku i thur hosanara Saliut dhe krimeve te tij. Te gjithe berishistet e Amerikes jane mbledhur rreth Elmi Berishes, kryetari i Vatres se Nolit,dhe i kane shpall lufte qeverise shqiptare,pozitiv eshte fakti qe vet i shkruajne dhe vet i lexojne.

  15. Trebeshina says:

    Prof dok Berisha thot vegla e Saliut Skender Shkupi,si mund ti drejtohesh me kaq respekt nje njeriu qe ka vrare me mijra shqiptar,si nuk reflektuat njehere te vetme per krimet e perbindeshme qe ka bere shpellari i Vicidolit?!

  16. Trotski says:

    Nuk me ndjen per ca komentues banale dhe injorante ,te cileve nuk ia vlen tu pergjigjesh po me vjen keq qe Ti o Z. Gopist ke derdhur boje ne vargjet e tua padrejtesisht.Gjithmone te kam ndjekur dhe lexuar me kenaqesi po kete rradhe e ke shkelur padrejtesisht.Skender Shkupi eshte i biri Ali Shefqet Shkupit ,te parit Kryetar te Shtatmadhorise se ushtrise kombetare shqiptare ne qeverine e Ismail Qemalit .ka ardhur ne Shqiperi ,duke braktisur postin si Komandant i Garnizonit te Stambollit .bashke me shume patriote te tjere si Ali Fehmi Kosturi ,Ramiz Dibra,e shume oficere te tjere organizuan ushtrine shqiptare .me nje efektiv 17.857 ushtare dhe oficera(dyfishin e ufektivit te sotem).Skenderi eshte e vertete qe u hoq nga politeknikumi “7 Nentori” dhe u derguan ne Baldushk si mesues .Ne shkollen “Skenderbej” e mori Komandanti i shkolles Kolonel Meco Starja ,qe ishte nip i nenes se Skenderit.Atje ka dhene lenden e astronomise.,per mesimdhenien eshte permendur gjithmone me konsiderate dhe sharjet ne drejtim te tij jane te peshtira dhe te neveritshme.persa i perket punes se tij si ambasador ne Turqi ,nuk eshte perzjere fare me pislleqe ,qe ndonje punonjes i ambasades mund te lete bere.E shoqja e Skenderit Merita ka qene militante e PD dhe numri 2 i PD ne Tirane. .Ajo shkoi ne Amerike ,ku punoi dhe dy pune njeheresh .Sot ata jane pensioniste dhe bejne nje jete modeste dhe jane te respektuar nga te gjithe njerzit qe i njohin

    1. ben says:

      Trotski-ketu nuk po flitet per meritat e babait te zotit Shkupi, por te djalit te tij. Sipas jush, m.q.s ka patur baba nje individ te nderuar e me merita, keto merita duhet ti mbaje pergjithmone edhe i biri?
      Une nuk e njoh personalisht zotin Skender Shkupi. Nuk me interesojne as komentet pro e kunder tij, por me mjafton leximi i intervistes qe ka dhene per te kuptuar se eshte njeri qe respekton Berishen. Kjo, per mendimin tim perben edhe vijen e kuqe qe tregon per karakterin e nje individi. Te kesh konsiderate per nje kriminel e maskara te tipit Sali Berisha, tregon se nuk ke integritet dhe ndershmeri.
      A mundeni juve apo kushdo tjeter nga komentuesit e TEMAs, qe e konsideron veten nje individ te ndershem e me integritet qytetar te kete respekt per kedo qe ka kryer krime?

    2. ec aty says:

      Trocki kokpatatja, nese ushtria e Ismail Qemalit kishte ~ 18.000 ushtare (dyfishin e ushtrise se sotme), ushtria e Enver Hoxhes kishte 180.000 ushtare (10 fishin e kohes se Ismail Qemalit dhe 20 fishin e ushtrise se sotme).
      Te fala sat’me o kokbole …_

  17. Lennard says:

    Ti moj Nafije mos je Bushtra e Dybekut te Koco Devoles? Laje gojen kur te permendesh Merita Shkupin.Per dijeni ajo u largue ne Amerike se nuk i pelqente politika e Sali Berisha,qe ne fakt i luftonte te persekutuarit Znj.Merita eshte pinjolle e familjes Plangarica,nje nga me te pasurat e Elbasanit.

  18. Iso says:

    Ne vitet 1975-1979 astronomi i lashte,biri i Njutonit (keshtu tallej nje shok i joni per prof.Shkupin) ka qene mesues astronomie ne shkollen “Skenderbej”shkruante bukur me te majten e te djathten ne derrasen e zeze por politika e paska marre ne qafe duke e bere genjeshtar,gje te cilen e paska patur te fshehur ne gen dhe pas 90-es si shume te tjere treguan fytyren e vertete.Te japesh mesim ne mes te Tiranes e te thuash qe ke dhene ne fshatrat e Tiranes eshte nje genjeshter e ndyre qe tregon shume per karakter po te ndyre.Per mua ai qe genjen nuk le gje pa bere .Ose te thuash qe mezi jetoja me 150 000 leke pension 1000$ ben bileta vajtje-ardhje me Ameriken,tregon se akuzat per trafik te kurdeve etj jane mese te verteta.

  19. Velo says:

    Skënder Shkupi ka qenë dhe është një intelektual mendje hapur, njeri i thjeshtë, shumë i lexuar. E vetmja pasaktësi në shkrim është fakti se ai nuk ka qenë mësues në fshatra jashtë Tiranës. Ai ka qenë mësues në shkollën industriale në Tiranë dhe prej aty në shkollën Skëndrbej. Pastaj në redaksitë siç thuhet në shkrim. Pavarësisht se u emërua ambasador në kohën e Berishës ai është prerje qytetari, krejt ndryshe nga Berisha. Njeri patriot, shumë i edukuar, me bindje të djathta, por kurrë Berishiste. Respekte për të, megjithëse nuk kam të njëjtën bindje politike si të atij.

    1. ca po thua says:

      Nuk ka ne kete bote nje specie qe mund te konsiderohet “intelektual me mendje te hapur … me bindje te djathta”. Djathtistet jane 100% mendjengushte dhe konservatore!!! O Velo tyrlylyja, te djathtet jane te lumtur dhe te ndergjegjshem qe jane konservatore (vjetersiste) dhe nje konservator nuk mund te jete KURRE mendjehapur. BOLE!

  20. Alex says:

    Per Skender Shkupin kam shume shume respekt. E kam pasur profesor fizike ne shkolle. Kaloçi genjen. Shkupi ka qène ne Shkollen e mesme ushtarake skenderbej mesues fizike por jepte edhe lenden e astronomise. Ishte korekt e dinte te shpjegonte. E mbante veten shume dhe vertet e deklraonte kam tre dashnore. Ishte modern. ne veshje , ne sjlellje, ishte i civilizuar. Respekt per Profesor Skenderin. Kaloci genjen. Nuk u besoj shume frasave ti ketè thènè Prof, Shkupi.

    1. katundari laraman pa din e pa iman says:

      Kur thua,mor aleks,qe kam shume respekt,per nje sharlatan,qe si e pohon dhe vet ti,qe ai ish GENJESHTAR dhe ordinner dhe PERVERS,kur thoshte gjithkujt se kish tre dashnore.ahere as me shume dhe as me pak je dge vet i tille.shurraq.

    2. uhahahaaaaaa says:

      O Alex o pallosh i respektuar 😀 😀 😀

  21. SKËNDERBEGASI TJETËR says:

    Skender Shkupi ka qënë një nga mesuesit më të pergatitur të Shkollës SKËNDERBEJ. Më vjen keq për ata skënderbegas që flasin keq për të. Që në paraqitje, por sidomos në organizimin e ores se mesimit, ai ishte mjeshter, na jepte një informacion të gjere e të thelle rreth astronomise.
    Por presor Shkupi ishte dhe një matematicien, e fizikan shumë i mire, dhe njekohesisht njihte shkelqyshem letersine.
    Por ne skënderbegait e viteve’70, e kujtojme Shkupin edhe për paraqitjen e kujdeshme, gjithnje I veshur bukur, si dhe per kulturen në bisede.
    Sa për pikpamjet politike, për jeten personale, nuk di kush u jep të drejte të diskutoni.

  22. klemi says:

    Shkupin une e kam pasur mesues matematike ne ish Politeknikumin 7 Nentori Tirane ne vitet 64-66 dhe per mua ka qene mesues i pergatitur. Me vone mesova se ky skender ishte larguar nga kjo shkolle per probleme imoralitetit, qe per nje mesues eshte kulmi i poshtersise. Por megjithe kete shkupi e gjeti shtegun dhe pas nje fare denimi u rikthye ne sistemin e aresimit ne Tirane, me sa duket ne shkollen e bashkuar, por dore nga poshteriste dhe imoraliteti nuk hoqi. Me sa duket morali i ketij meusesi ishte i njejte me moralin e berishes e co, te cilet e cuan shkupin ambasador, ku nuk la gje pa bere qe nga kontrabanda e narkotiket e deri tek emigrimi i paligjshem i kurdeve, i cili u be masiv ne kohen e ambasador shkupit. Kam nje verejtje per kalocin, duhet qe si gazetar ta fillonte biografine e shkupit me perpara se ai te emrohej ne revisten shkenca e jeta, pasi keshtu behet pale ne promovimin e figurave te dydhimta te ketij vendi. Nuk duhet harruar se cdo veprim apo ngjarje le gjurme, e nuk harrohet sidomos ngjarjet e fundit ku deshmitaret jane akoma gjalle.

  23. Na myten says:

    Avash avash do te dale lista e te gjithe kamikazeve islamiko-komuniste te Ramiz Alise.

  24. Vasil Premci says:

    Kam patur rastin ta njoh kur u nddha me nje sherbim ne Turq. Kujdesi dhe perkushtimi qe ai tregoi me ndihmuan pa mase dhe ma bene me te lehte pjesemarrjen ne takimet me koleget turq per problemet e Emergjencave Civile. Skender Shkupi, pervecse eshte nje nejri me kulture, ka integritet te plote dhe e ka nderuar vendin tone si perfaqesues i saj ne Turqi.

    1. puc puc says:

      Nje perkrahes i Sali serb Kriminelit nuk eshte asgje tjeter vecse nje llum!

  25. Skendetbegasi says:

    Ska rendesi se cfare komentojne njerez qe as nuk e njohin fare.Si ve faj.Jane perfshire ne emocionet e fushates.E verteta eshte qe ne bitin 1976 Skender Shkupi ka qrne nje nga mesuesit me dinjitoz te fizikes e astronomise ne shkollen Skenderbej.Ata qe kan pa nga vrima e celsit te vazhdojne ti bin me dor per dashnoret e te tjerve.

    1. Tanguli says:

      Ti vazhdoke i bike me dore lale 😀 😀 😀 😀

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *