I la golin Kukësit, Gaz Demi: Vetëm Partizani e bën; Safet Gjici: Nuk e duam atë lloj korrigjimi

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, është krenuar me sjelljen e lojtarëve të kuq në fitoren 1-2 kundër Kukësit. Pikërisht në minutat e fundit atje ku pasi Murataj tundi rrjetën teksa lojtari kundërshtar ishte në tokë, futbollistët e Partizanit do të qëndronin statik për të respektuar “Fair-Play” duke lënë ngushtimin e rezultatit në 1-2.

Gjatë një prononcimi për “RTSH Sport”, Demi është shprehur se vetëm Partizani arrin në këtë nivel për të respektuar rivalin. “Vetëm Partizani bën fair play të tillë. Aty në fakt, lojtari i Kukësit është dëmtuar nga topi, jo nga ndonjë faull. Gjithsesi, stafi mendoi të lejonte golin e Kukësit dhe bëri mirë”, tha Demi.

Ndërsa presidenti i Kukësi Safet Gjici u shpreh:

“Paduyshim që arbitri duhej të kishte ndërprerë ndeshjen se lojtarët kanë qenë fair play gjatë gjithë kohës.

Pastaj e korrigjuan, por ne nuk e duam atë lloj korrigjimi”, tha Gjici.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “I la golin Kukësit, Gaz Demi: Vetëm Partizani e bën; Safet Gjici: Nuk e duam atë lloj korrigjimi”

  1. Sul Korriku says:

    Mjerim i futbollit. Idjotesira qe nuk ndodhin ne asnje vend te botes! Kultura e fushave te zeza. Duhet nderhyrje e menjehershme ! Kush ta beje ? Injoranti Duka ?
    T’i lutemi UEFA-s te vere dore. Nuk ka rruge tjeter.

    1. heu bre says:

      Ca thua o RROT CARI!

  2. Samiu says:

    Aq e kerkuan rezultatin kompanite e bastevene.
    2:1
    Keta mafiozet si biçim presidente, pastaj edhe tallen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *