Manastirliu: Nuk e kam kaluar Covid-19, ja kur do të vaksinohem!

22 Shkurt 2021, 23:16Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sonte e ftuar në “Shqip show” nga Rudina Xhunga, në Dritare Tv.

Manastirliu, gjatë bisedës, ka theksuar se nuk e ka kaluar Covid-19 dhe se do të presë njoftimin nga mjeku i familjes për t’u vaksinuar.

Rudina Xhunga: Unë se kam kaluar, as ju gjithashtu!

Ogerta Manastirliu: Ne jemi mbrojtur mirë, ose të paktën jemi përpjekur të tregohemi të kujdesshëm për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Është gjithmonë momenti për t’i kujtuar qytetarët dhe për t’i ftuar që të mos ulin vigjilencën, të bëjnë më të mirën e tyre përsa i përket ruajtjes së distancës sociale, mbajtjes së maskës, gjithashtu dhe ruajtjes së higjienës.

Janë armët më me pak kosto, apo armët e teknologjisë së lehtë që i thonë ndryshe, në mënyrë që të ndërpresësh zinxhirin e infeksionit, por dhe të mos infektohesh dhe të mos infektosh.

Rudina Xhunga: Ju e keni bërë vaksinën?

Ogerta Manastirliu: Jo, unë nuk e kam bërë vaksinën. Pres që të njoftohem nga mjeku i familjes, kur të vijë radha sepse siç dihet ka një grupmoshë e cila i ka rrisqet shumë më të mëdha për shëndetin dhe padyshim duhet që ne në momentin që kemi këtë sasi vaksine dhe këtë rend të prioritizuar nga ekspertët, vlen për të gjithë ne që të lëmë radhën.

Rudina Xhunga: Mos thonë tani që nuk e bëni vaksinën sepse nuk keni besim te vaksina?

Ogerta Manastirliu: Unë besoj që shembullin e parë e dha kryeministri,i cili ishte i pari që bëri vaksinën, pikërisht edhe për të shuar këto zërat e konspiracioneve që vaksina të fut një çip dhe historira që kemi dëgjuar mbi skeptikët e vaksininimit, por është fakt që shumë njerëz duan ta bëjnë, është një tregues që vaksina është mjeti më efektiv.

1 komente në “Manastirliu: Nuk e kam kaluar Covid-19, ja kur do të vaksinohem!”

  1. Thithlopa says:

    Rrofte lideri global.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje