Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta

22 Shkurt 2021, 18:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Eshtë pak argëtuese të shikosh Ilir Metën të japë leksione gazetarie, ndërkohë që trauma më e madhe  që ka  pësuar në jetë dhe që duket se nuk e ka rikuperuar dot, i ka ardhur prej gazetarisë.

Publikimi i videos së tij me zë dhe figurë, duke bërë pazare milionash, i ka lënë atij, ende idenë fikse se gazetaria duhet mbajtur nën kontroll me këshilla, me para, pse jo dhe me kërcënime. Këto të fundit nuk i kurseu sot për gazetën “TemA”, që kur u ngrit në mëngjes e deri sa u err. Duket që kemi hyrë në orët e pagjumësisë së tij.

Nuk është se i dëgjoj për herë të parë këto këshilla nga Ilir Meta. Kam lexuar përgjimet e Ilir Metës me një pronar televizioni, përgjuar zyrtarisht nga Prokuroria, dhe aty i kupton më së miri këshillat dhe idetë e tij për shtypin.

Aty e kupton se si ky këshillon pronarin t’i vërë gjobë 100 mijë euro një politikani kundërshtar me të, se si e udhëzon të manipulojë sondazhin italian dhe të nxjerrë LSI lart, si e urdhëron të sulmojë Sokol Olldashin dhe të mbrojë Lulzim Bashën, gjatë fushatës mes tyre, e plot këshilla të tjera të këtij tipi.

Janë pak a shumë si këshillat që jepte sot, por më konkrete, duke e vënë veten në rolin e një pronari real televizoni, siç në fakt është.

Ndaj nuk është se kam ndonjë kuriozitet për konceptin e Ilir Metës për shtypin. Jam shumë i qartë.

Sulmi ndaj gazetës nga një figurë që ka konsensus kombëtar si politikani më i korruptuar i historisë së Shqipërisë, është po ashtu një lajm i mirë për ne. Problem do të ishte sikur të na lavdëronte.

I shqetësuar pse ne i kemi publikuar radhazi disa video e foto nga takime të paligjshme elektorale, dhe në kundërshtim edhe me rregullat e pandemisë, i kanë krijuar idenë fiske se ne po e ndjekim nga pas.

Në fakt nuk po e ndjekim. Njerëzit e tij po na i nisin, duke dëshmuar se janë marrë peng prej tij, në një fushatë donkishoteske, nga e cila ai do të humbasë dhe ato pak vota që i kanë mbetur.

Ndaj dhe ne jemi dakord si gazetë që ai të vazhdojë të bëjë fushatë në emër të LSI-së. Kjo është në favor të shoqërisë, pasi është e vetmja mënyrë që shoqëria jonë të shpëtojë nga LSI.

Por ajo që shikoj, është meraku që Ilir Meta ka për Qarkun e Vlorës. Pesë vite më parë, kur Ilir Meta dërgonte çanta me para për disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të eleminuar mandatin e Koço Kokëdhimës dhe për ta zëvendësuar me “Pashain” e tij në Sarandë, nuk e kishte këtë shqetësim.

Problemi që ai ka tani në Qarkun e Vlorës, është se nuk ka më asnjë mbështetje, dhe i gjithë investimi kundër Kokëdhimës, për ta zëvendësuar me “Pashain” e tij, tani ka ikur dëm.

Gazeta “TemA” mund ta dëshmojë këto përpjekje të dikurshme të Ilir Metës, por nuk e ndihmon dot, t’i kthejë “fuqinë” që i ka humbur nga Saranda deri në Vlorë.

Ndaj na duket qesharak dhe paranojak sulmi ndaj gazetës dhe fushata e tij që më 25 prill të jetë referendum kundër gazetës “TemA”, dhe mezi e presim atë ditë.

Por meqë Ilir Meta ka vendosur të japë këshilla publikisht për botuesit e shtypit, e ndjej detyrim t’i kujtoj se  drama e tij reale, është se pronarët e shtypit që janë luajalë me të, e shikojnë Ilir Metën si bankomat, pra nuk presin të dëgjojnë se çfarë nxjerr nga goja, por çfarë nxjerr nga xhepi.

Kurse të tjerët e vëzhgojnë se çfarë fut në xhep, dhe jo çfarë përpiqet t’u fusë atyre në kokë. Ndaj lodhet kot!

35 komente në “Mbi leksionet e gazetarisë nga Ilir Meta”

  1. Shpellari says:

    Le ta hape vete nje media te lire Zoteria 7 perqindesh.
    Drejtor te vendose Bibilushin.
    Rrogen t’ja paguaje ndroqi nga birderoja e Sonila Meços…
    Nje prerje e nje gjini jane ne fund te fundit.
    Nuk eshte seksizem.?

    1. ben says:

      Mire per meten e morem vesh.
      Po ate lajmin e kryeminitrit se ne Korce te rinjte paguhen nga 1000 deri ne 8000 euro ne muaj nuk po e gjej.
      Jo per gje se dua te hedh llotarine “Korcare” po nuk e di ku aplikohet???
      O pika ,ku ariti ky vend.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Eh mor ilir meta
      florinë ke sevda
      edhe presidencën
      nuk e pe, të pa.
      .
      Ik në LëSëI
      e mos dil na vrima
      si Sala do sosesh
      plot, pesëdhjet trima.
      .
      Po deshe një tank
      ne paratë i mbledhëm
      kapakun t’ja hapësh
      dhe në erë të hedhëm.
      .
      Do ndotet ambienti
      dhe ësht’ me zarar
      ndaj më mirë të sjellim
      dy metro litar.
      .
      S’të pèlqen litari?
      Ik mbytu në lumë
      kur të bjerë nata
      të jemi në gjumë.

      Kur të lënë trutë
      i Parë i Katundit
      Thonë: i zot i punës
      e merr vesh i fundit.
      .
      Po ç’a faj ke ti
      ti edhe Mballoma
      ju jeni të zotët
      s’e dini akoma.
      .
      Ju e gjetët shesh
      dhe bëtë përshesh
      sa keq, kësaj rradhe
      ratë në hundlesh.
      .
      Ikni sa më shpejt
      ç’prisni njëstepesën
      se në Reç, te burgu
      e kini ndalesën.
      P.S.
      Popullin e doni
      zorr për t’u kuptuar
      Virusin e mbartni
      dhe pse të shëruar.
      .
      Po s’ju bëhet vonë
      mitingjet i mbani
      dhe mes hallexhinjve
      ju po e shpërndani.

      1. Revi Zori says:

        ??????????
        Dhjetë yje.
        RZ

    3. Toni says:

      Haha ? nje hajdute i ngelur me problem psiqike dhe del e pellet si gomare

  2. Demo Çepano says:

    Mero Baze, si një “patolog” inteligjent, ka “diagnostikuar” Ilir Metën, mjaft saktë.
    Çdo fjalë tjetër, do të ishte e tepërt.
    Të sharat për Ilir Metën dhe për gruan e tijë si Likja i Monës, nuk vlejnë më, mbasi i gjithë populli i djathtë apo i majtë, e përflet me zë jo pak të ultë, vjedhjet, mashtrimet dhe korupsinin e tijë.

  3. Boston says:

    Si gjithmone i vecante dhe shume kuptimplote.
    Urime dhe faleminderit gazetar i mirefillte dhe i teper i respectueshem Mero.

  4. xhebrahili jemin says:

    Allah-allah paska dale nga fiqiri i paudhi Ilir Meta.Ndihmoje o allah te gjej rugen e zotit dhe te lere udhen e qoftelargut Imami qe po kandidon me LSI ne Peqin ti beje nje nuske qafirit ,qe ta largoj nga udha e shejtanit

  5. 19 says:

    Mero je nje lap I qut dhe se ke shokun ne gazetari.sarkazem e gjalle Cudi si nuk plas ilir meta nga marazi .

  6. Liku says:

    Ouuu, Prokuroria paska pergjime dhe i mban akoma ne sirtar? Atehere dhe ju qe i keni degjuar jeni pergjegjes per Moskallzim bashke me Oficerin e Policise Gjyqesore dhe Prokurorin qe i administron.

  7. Cuku says:

    Bravo Mero
    Je NJESHI I gazetarise Shqiptare bashke me Carlo Bollinon
    Ju lumte qe po cmontoni kta soj Plerash qe kane ngec ne gryke Shqiperise

  8. TNT says:

    Ti ja mat koken me pe hajdutit, vetem ti

  9. Dik says:

    Diskreditoni kete hajdut,qelbesire e kriminel me qe drejtesia e leshit nuk vepron

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Te votosh per Shpk-ne e tij dhe asajt kllockes, eshte si te hedhesh parat prape tek Sudja..

  11. Litarin doni,ju,po kush tua japi says:

    Cudia me e madhe me familjen hajdute meta nexhmijemona eshte se ju vjen keq per popullin e varfer dhe paret i japin per ca gazeta e tv qe i sherbejne familjeve hajdute berisha meta….
    Ku i gjejne paret kush i financon (se asnje nuk shikon ti bleje) pacavuret “koha jone””dita”e “telegraf”qe i bejne hosana ketyre hajduteve te lalzit..
    Te mos flasim edhe per gazetat e tjera e tv e zenit e saliut qe na e shpifen cdo nate…
    Te mos flasim per reklamen qe i bente sonila mece per macen sasha te lalzit…
    Nga del gjith kjo pare per kete trushplarje dhe lypsat neper kazanet e plehrave shtohen…

  12. redaktori says:

    Me 21 janar 2011 Edi Rama me videon META-PRIFTI e me kontributin financiar te Tom Doshit mblodhi militantet dhe i perplasi te kryeministria
    Atehere militantet e Rilindjes mallkonin Ilir Meten1
    Pas 2 vitesh Edi Rama ndan qeveri me Ilir Meten
    Militantet e Rilindjes lavderonin Ilir Meten
    2021 – ILIR Meta eshte President i Republikes i zgjedhur nga Rama, kurse gardisti i shperblyer per trimeri me 22 janar 2011 AGROM MALAJ eshte Kryetar Bashkie ne Mat i Rilindjes se Rames!
    Militantet e Rilindjes me urdher nga Rama mallkojne serish ILIR Meten e zgjedhur nga Rama President
    Hani, hani marmallaten qe ju fut Rama perdite me lopate o rilindjote me Meron ne balle, por mos harroni te shkruani se po hani mjalte!

    1. taksapaguesi says:

      Votat e LSI jane te majta dhe kjo shpjegon kolapsin e LSI sot dhe rritjen e PS e vetme. Me 2005 vota u majte u perca per shkak te Metes qe punonte me llogari me vete dhe sollen Saliun ne pushtet nga dritaria.. Me 2009 Saliu beri aleance pas zgjedhjeve dhe mori ne qeveri Meten dhe LSI megjithese gjate gjithe asaj fushate Meta premtoi se do ti vinte prangat Berishes diten e neserme qe do vinte ne pushtet.. Me votat e te majtes mbajti pushtetin dhe 4 vite..E majta u bashkua me 2013 dhe pas 4 vitesh me 2017 u cimentua. Sot eshte jo vetem stabel por merr vota dhe nga te lekunderit. Por ti si i djathte Salinist qe je, e ke ne ADN budallekun dhe sot lepihesh pas Metes dhe Mones dhe pa piken e turpit ben moral te tjereve kur vete nuk ke as breke ne bythe.

    2. revizori says:

      redaktor !

      qe kur kjo gazete nxorri GRUPIN E ZJARRIT TE SHQUPIT te byrektorja jam qetesuar
      .
      jam qetsuar sepse e gjetem pse jane kaq trapa filo-berishistet ne keto forume

      marrim videon e 21 janarit qe e kishte filmuar Dritan Prifti

      ajo kasete kishte disa muaj ne xhepin e berishorrit qe e nxorri ne publik pikerisht ne ditet qe paneli nderkombetar i kish kerkuar hapjen e disa kutive votimi…..dhe si tinzar nxorri kete kasete ku u perleshne te majtet ps-lsi para kulles tij..

      Per kujtese;
      ajo qe deklaroi salisuma per 21 janarin 2011 qe Vrava me Kanun sfidon jo vetem Meron..jo vetem Ramen por dhe panelin nderkombetar qe me hipokrizine ndaj satanait berishe jane bere shkak kryesor qe shqiptaret ( dhe kosovaret) po i nxjerim syte njeri-tjetrit

  13. Shqipetari-Gjermani says:

    Mero:Pershendes, edhe pa i then ti ne “Mileti-KOkepalare” dhe i “Lumtur” i Dime,bene edhe ti MIre qe i thekson…ku do ndalem:Pyes nje Profesorin time te Gjermanishtes ne GJermani:Si eshte e Mundur qe Gazeta BILD(13-miljon Lexues)…Shkruan per Jeten Personale per nje Politikane,apo edhe per NJerez te Artiti-Kultures ect….??Po me tha…Gazeta e ka kete te Drejte sepse ata jane PROMINENTE_WIP-me tha, dhe duhet te jen nje SHEMBULL POzitive per Njerezit e thjeshte….ma ktheu…po ana Private??e pyes??Po me thote -edhe ana Private duhet te jete e pershtatshme me KOdin e Etikes se jetes Gjermane….
    @@THeksoj se KJo Gazete BILD beri per here te pare Publike nje Blerje Shtepie prej 400-mij eurosh qe beri ish -Presidenti Gjerman Christian Wulf,”Faji” i Wuflit ishte se Pagesa e Shtepise u be me para ne Dore,dhe jo ne RRuge Bankare….pra Anashkaloj TVSH(Taksen)…po po hajde dhe gjeje…ne GJermani nuk je me nje Shembull POzitiv,por nje Shembull-KOrrupsjoni,ne te njejten Kohe nje Prokurore i Qytetit te Hanoverit,filloj Hetim te pavarur KUnder Presidentit Wulf….dhe gjithcka Dihet:nuk kaluan me shume se dy Jape dhe Wulf dha Doreheqjen..
    Po ne Shqiperi:Zoti Madhe na Ruajte nga Saliu,Basha,dhe ILir Meta….por ka edhe te Tjere….Faji qe Qeverisin keta KRIMINEL eshte edhe i ne POpullit qe nuk u veme Drune….por mbase nuk eshte VONE???Pse jo??Dhe duket se do ta fillojme nga Like Floriri..lol

  14. Temali says:

    Mero, e ke penen shum therese. Ne pak fjale, je i shkelqyeshem. Aferat e kesaj monstre me emrin Ilir Monika duhet ti publikoni dhe ti dorzoni ne prokurori. Keshtu e ndihmon popullin. Te thuash se kam informacjon per dhenje apo marrje rrufsheti por nuk e dorzon ne prokurori do te thote se ti ne menyre indirekte po e ndihmon kete hajdut me qizme.

  15. Mileti says:

    Kam pershtypjen se Ilirit i ka mbetur me shume qejfi per fotografite e tij “seksi”, qe nga plazhet e jugut, e deri tek freskimi i kembeve ne ujrat e Valbones, qe ti Mero i ke botuar me qellim te keq. Keto fotografi japin nje pershtypje te “gabuar” per burgaxhinjte. Ndersa regjistrimet me ze dhe figure, i ngrene atij vlerat midis burgaxhinjeve dhe e ndihmojne qe ai te behet prape “Kapo” ne burg, fotografite “seksi” te tij bejne efektin e kundert. Burgaxhinjte sapo pane ato fotografi, ku Iliri me breke te kuqe ekspozonte trupin e tij te bukur ne Jale, apo me pantallona te perveshura freskonte muskujt e kembeve prej shtangisti ne ujrat e Valbones, filluan te ziheshin se kush do ishte i Pari. Kjo e dermon Ilirin, se ai e kupton qe burgaxhinjte nuk e kane mendjen tek breket e kuqe, por tek pamja pa breke. Eh, kjo i prish pune Ilirit dhe jo dokrat qe ti flet, per dhenie-marrje me laps ne dore nga Iliri, apo per kercenimet e tij te tipit mafjoz. Kercenimet kane vlere jashte burgut. Brenda burgut ka ligje te tjera. Keshtu Z.Mero!

  16. ABC KORCA says:

    Pavarsisht sulmit te ndyre dhe shkerdhatacionit politik qe permbledh ilirin me monen, une sot do dal jashte teme dhe do i drejtohem Z. Mero (per te dyten here) per situaten e covidit.
    Sot vdiqen ne spital nje 17 vjecar dhe nje 28 vjecare(pervec te tjerve).
    Te jam drejtuar edhe nje here duke te kerkuar menyren sesi na paraqiten te infektuarit, ku krejt rastesisht ne nje qyetet jepen 10 te ifektuar sot e te nesermen 110 e te pasnesermen 5.
    Kurfare kuptimi nuk kane keto numra. As me te voglen lidhje shkencore per te ashtequajturen viroze. Nejse.
    Ajo qe me shqetesoje sot, nuk eshte vetem vdekja e te rinjve ne moshe, por llogaria qe bej, me te dhenat qe na japin nga min. perkatese.
    Kemi dite per dite 15 der ne 25 te vdekur ne spitalin qendror.
    I bie qe kemi rreth 500 te vdekur ne muaj… dhe cudia eshte qe kemi 400 te shtruar (pothuajse) ne kete spital.
    Sa eshte perqindja e vdekshmerise Z. Mero ne spitalin kryesor?!
    Ne baze te numrave qe na japin i bie pothuajse 100%!?
    Cfare nuk shkon?!
    Numrat qe na japin apo mos deklarimi i sakte i te shtruarve per nje dite?!
    Dhe nje gje me ben cudi akoma me shume sesi asnje gazetar asnje rrjet boteror nuk flet me per situaten ne kine.
    Ne kine u zhduk virusi pa vaksina dhe ne boten tjeter pervec kines zhduket vetem me vaksina?!
    Nejse, vime tek vendi jone.
    Ketu shikojme cudira dhe na duhet te besojme se virusi qarkullon ne ajer naten por jo diten.
    Ka shume gjera, te mos zgjatem, por me duket e udhes qe te kembgulesh njecik per menyren e te dhenave qe na jepen. Sidomos ato te Shqefqet Ndroqi.
    Numri i te ifektuarve per banor kohen e fundit eshte tmerresisht i larte. Kjo vjen si pasoje e zgjedhjeve Z. Mero,ku ngaqe kemi zgjedhje, grumbullohen dite per dite shume njerez.
    Ke ndermend ta ndegjegjesosh naltmadhnine?

    1. 001 says:

      ABC korca
      Lere naltmadherine
      Statistikat e vitit 2020 thone qe jan mbi 6 mij vete te vdekur me shume se 2019
      Virusi po ben kerdine, ruaj veten!
      Ka mberitur varianti anglez gjithashtu dhe ndoshta varianti brazilian nga portugalia apo spanja
      Teknologjia dhe shendetesia ne shqiperi eshte katastrofe!
      Mos prit informacion nga ppsh e rames dhe ministrat e tij
      Kjo qeveri ka eksperte vetem per koncesione dhe PPP
      Kujdes!

      1. ABC KORCA says:

        001
        Faleminderit! Ruhemi aq sa mundemi. Te jesh mire!

    2. Rruga e Elbasanit says:

      Naltmadhnia eshte ndergjegjesuar tashme, ja mekembesi i tij shoku Katunar Taulant Balla para 1 muaji inauguroi Spitalin Rajonal te Covid ne Elbasan qe sot eshte BOSH Sse nuk ka as personel, as infrastrukture.
      Te semuret me Covid ne Elbasan ndodhen ne Repartin e Urgjences, tok me te semuret e tjere prane e prane!
      Naltmadhnia me siguri nuk i di paudhesite e Mekembesit tij qe nuk i gjendet katundi ne harte…

      1. ABC KORCA says:

        Rruga e elbasanit
        Nuk kane gjips ndaj i lene bashke te gjithe???
        Dite te mbare!

  17. pesimisti says:

    Mero je penë e art!???

  18. Tepelensi says:

    E me ju lumte o gazeta Tema
    Hapni njehere e mire ato letra
    Ja numroni te gjithe nje nga nje
    Se jane qe te gjitha te vetrteta
    *
    Ta dine te gjithe ne shpiperi
    Ci ka bere ktij vendi kurva lsi
    Kush kaqe ne ate parti i pare
    Qe e ktheu sistemi ne kumare
    *
    Ne kumare dhe gjobaxhi
    Per ty hyre tek putana lsi
    Kaqe per vete e per partin
    Do ta ndertojme dhe lsi-in
    *
    Keshtu u be dhe kshu u tha
    Ata u ngopen dhe me para
    Te gjithe pas ilirit te bashkuare
    Shtetin meme per ta roptuar
    *
    Shume u futen ne ate pazar
    Frymen shtetit per tja mare
    Leket i fusnin ne xhep e vete
    Kujt iplasi per kete dreq shtet

    Te parin kishin ate I L I R
    Qe bente ligjin me drejtesin
    Buni ju thoshe si ju te doni
    Vetem mua mos me ngacmoni
    *
    Me ne fund po fryne ere mire
    Dicka po ndodh me drejtesin
    Duket se ajo po futet ne binare
    Dhe kjo shpirtin atij ja ka mare
    *
    Beri cmundi per ta peguar
    Drijtesine e shume vonuar
    Ne qofte se ajo vertet vjen
    Porten ai te hapur e gjen
    +

  19. CBA KORCA says:

    @ABC Korca.
    I mencurje bre Korca!
    Ja, ti e plotesove shume bukur Meron.
    Asnje nuk ta merr si tymnaje.
    Here tjeter or Korca, dergoi Meros planin e punes, qe Merua mos te dale nga Tema.
    Po pse or Korca, sot e gjete te shkruash per virusin?
    Kur Merua te shkruaj per virusin, ti na trego per Ilirin. Keshtu do barazohemi.
    E keshtu me rradhe :Fshati digjet e kurva krihet, deri ne fund.
    PS;
    Eshte e veshtire te bashkosh ne nje shkrim Ilirin dhe Virusin. Akoma nuk ka studime ne se Korona-Virusi eshte me i rrezikshem se Ilir-Virusi.
    Sidoqofte te falenderoj per trymnajen, se ja ule vlerat artikullit! Na ka merzitur ky Merua. Si shume na trazon Presidentin prej Floriri!

  20. emilio says:

    Gjer sa te futet ne burg qelbesira nuk duhet lene asnje dite i qete. Hajduti me ze dhe figure.

  21. Rozeta Dushku says:

    Mero je gjigand! Nuk
    Ka gazetar si ty! Pene e ARTE!

  22. Kapeshi says:

    Familjet famekeqe e Metes dhe e Berishes jane tragjedia me keqe qe ka vendi yne. Uruj dhe lutem zotit qe shqiptaret ti shkaterojne me 25 prill

  23. Erdhi koha e maskarenjeve. says:

    Mos beni der ver kot po te ishte Edi rama i sakte e kishte regulluar sistemin e drejtesise qe te gjithe me radhe qe kane bere veprime te pa ligjsheme te shkonin mbrapa hekurave .Po tek gjykata e Tiranes po tju bjeri halli te shkoni gjykatesit nuk japin drejtesi por padrejtesi ata gjykates kane nxjere katallog me cmime per cdo gjyq qe do mbahet kete e di i gjithe populli .Politikanet te majte e te djathte jane pergjegjesit kryesor per gjendjen e keqe ne Shqiperi dhe ne popull .Nuk eshte vetem ilir floriri dhe Sal serbi apo lul krimineli apo Edi Mashtrusi ndyresirat qe kane masakruar Shqiperine por jane te gjithe politikanet e 30 viteve te fundit pa perjashtim.Nuk doli nje i vetem dhe te beje autokritike dhe te thote qe cfare jemi ne qe sillemi dhe veprojme keshtu me nje popull te tere .prandaj mos votoni per asnje parti politike te 30 viteve te fundit jane per veten e tyre jo per ne.

  24. Deni says:

    O Mero, je I vetmi gazetar ne shqiperi qe sulmon opoziten dhe mbeshtet qeverine.
    Thuaj po deshe qe qeveria sta ka mbushur gojen me kar tmondha

  25. Bej kujdes Mero,,,se ka ndersyer mbajtsin e uturakut bibilushin te na bej hatane ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje