Mjeti ajror turk pa pilot tejkalon 300 mijë orë fluturim

22 Shkurt 2021, 14:53Hi-Tech TEMA

Një mjet ajror pa pilot i armatosur turk (UAV) tejkaloi 300 mijë orë fluturim, njoftoi prodhuesi i kompanisë, shefi i teknologjisë i Bayraktar-it, transmeton Anadolu Agency.

Selçuk Bayraktar shkroi në Twitter se UAV, i quajtur Bayraktar TB2, u përdor për disa operacione ushtarake turke, të tilla si “Mburoja e Eufratit”, “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Pranverës”.

Teknologjitë më të shpejta të dronëve të vendit ofrojnë kosto dhe përparësi strategjike dhe zvogëlojnë viktimat në operacionet ushtarake.

Me informacionin e fluturimit mbi 300 mijë orë, droni ka thyer një rekord në historinë e aviacionit të Turqisë.

Bayraktar TB2, aktualisht përdoret nga Turqia, Ukraina, Katari dhe Azerbajxhani.

Droni është prodhuar me burime kryesisht vendase pasi furnizues të caktuar të huaj kanë filluar të zbatojnë embargo për shkak të mbështetjes së Turqisë për Azerbajxhanin në konfliktin e fundit të Malësisë së Karabakut.

Në vitet e fundit, kompanitë e mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë bënë arritje të rëndësishme në kërkim-zhvillim si dhe në prodhimin dhe eksportin. Turqia është midis gjashtë vendeve në botë që mund të prodhojnë UAV- të vet.

Vitin e kaluar, vetëm Baykar eksportoi sisteme aviacioni me vlerë prej 360 milionë dollarë.

12 komente në “Mjeti ajror turk pa pilot tejkalon 300 mijë orë fluturim”

  1. Predatori says:

    300.000 orë fluturim i bie afersisht 35 vjet. I bie që Turqit ta kenë prodhuar që në vitin 1985 dhe ta kenë mbajtur në ajer 24 orë në ditë pa ndërprerje duke mos e ulur në tokë për asnjë sekondë. Pa shikojini dhe një herë ato shifrat se mos ja keni futur pak kot.

    1. Matrapiku says:

      Eshte 300 mije km gasetare analfabet

      1. . says:

        Artikull propagandistik i Turqise, per te auto mastrubuar, turk arnautet e Shqiperise.

  2. De GOL (ose Gol..de) says:

    Bravo turku. I bie qe mjeti pa pilot ka fluturuar plot 34 vjet e tre muaj, PRA NE RASTIN ME TE MIRE ESHTE PRODHUAR ME 22 NENTOR 1987, KOHE KUR NUK KA PATUR MJET FLUTURUES PA PILOT. POR DIHET QE UAV-ët (Unmanned Air Vehicle-Mjet Fluturues pa Pilot) dhe UCAV-ët ( Unmanned Combat Air Vehicle) JANE EKSPERIMENTUAR VITET E FUNDIT

  3. Mamica says:

    Ha ha ha ha !Lajmi eshte qe:Avioni ka fluturuar 300 milje dhe “gazetari i kazanit” e ka konvertuar ne mije duke i dale 300 000 ore.E papare ky lajm ,qe vetem Lul Bashes nuk do ti bente pershtypje,sepse nuk e di tabelen e shumezim-pjestimit!

  4. sulo Permeti says:

    Cipat elektronike,qe jane “zemra”e teknikes,nuk prodhohen ne turqi,,,turqit prodhjne teneqet dhe rrotat !

    1. Matrapiku says:

      …..
      Shum esakte Sulo kapedani
      …..
      Cipat elektronike prodhohen vetem ne Greqi dhe ketyre i kemi dhene teknologjine qe kemi 20 vjet qe ne Helenet se perdorim me
      ….
      Perparimi teknologjia ka 3000 vjet ka vetem nje emer qe njerezimi ja ka borxh HELADHEN

      1. Shqipja në trijet e veta Janina says:

        Bullshit Heladha eshte vetëm një përrlë e bukur e sajuar nga njerëz me fantazi që dinë të shkruajn prozë.

      2. . says:

        O Sulo matrapici, vec teneqeve dhe rotave ne Turqi prodhohen dhe adezivet (shrimet) e UAV-it, motorat prodhohen ne Austri, paketat elektronike ne Kanada, qe te dyja keto vende i bene embargo mbas nderhyrjes se Turqis ne konfliktin e Armenis.

        1. .... says:

          Shum e drejte tashti pas ketyre embargove nga gjithe bota demokratike e urdheruar nga Helladha do i luten e do jargaviten perseri Helladhes por kesaj radhe do i dhurojme teknologjine e luftes pare boterore se dihet qe Helladha dronet ikaperdorur qe para 150 viteve

  5. Albanian till I die says:

    O gazeta tema, po nga i merni keto gazetare mor aman??? Edhe ato te plepave te Saliut jane me te mire……jepu nga nje makine llogaritese se nuk diktkan matematike fare, si Lulushja 7×7=42….bravo turku, 35 vjet avioni ne ajer ???

  6. smaka says:

    pysni Armenet per dron ato ju tregojne se sa precize jan dronet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje